Ndërlidhjet

Pas ndalimit të opiumit, shfaqet një qendër e re globale e prodhimit në zonat kufitare të Afganistanit

Kjo fotografi, e shkrepur më 2023, shfaq një zyrtar të sigurisë të talibanëve duke shkatërruar një fushë të mbjellë me lulëkuqe në provincën e Kandaharit.
Kjo fotografi, e shkrepur më 2023, shfaq një zyrtar të sigurisë të talibanëve duke shkatërruar një fushë të mbjellë me lulëkuqe në provincën e Kandaharit.

Prodhimi i opiumit në Afganistan, që për një kohë të gjatë ishte prodhuesi më i madh në botë, ka rënë ndjeshëm që kur talibanët vendosën një ndalim gjithëpërfshirës të narkotikëve të paligjshëm në vitin 2022.

Megjithatë, grupi militant islamist nuk ka arritur ta zhdukë plotësisht kultivimin, teksa prodhimi duket se është zhvendosur gjithnjë e më shumë në Pakistanin dhe Iranin fqinjë.

Provinca jugperëndimore e Pakistanit, Baloçistan, dhe provinca juglindore e Iranit, Sistan-Baloçistan, të dyja në kufi me Afganistanin, kanë shënuar një rritje të madhe të kultivimit të lulëkuqes në vitet e fundit, sipas imazheve satelitore dhe intervistave me fermerë vendas.

“Ndalimi i drogës nga talibanët, i kombinuar me rritjen e paqëndrueshmërisë në zonën kufitare mes tri vendeve, ka krijuar kushtet për kultivim të gjerë të lulëkuqes në provincën Baloçistan të Pakistanit dhe në pjesë të Iranit”, tha David Mansfield, një ekspert për industrinë e narkotikëve të paligjshëm në Afganistan, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kultivimi i lulëkuqes merr hov me gjithë goditjen e talibanëve

Rojet e armatosura shikojnë ndërsa policia talibane kundër narkotikëve shkatërron fushat me lulëkuqe jashtë Mazar-e-Sharifit, në provincën Balkh, Afganistan më 1 maj.

Talibanët ndaluan kultivimin e lulëkuqes në prill 2022. Por, korrja e vitit të kaluar u përjashtua kryesisht nga ndalimi, duke rezultuar në një rritje prej 32 për qind në prodhimin e opiumit.

1/9 Rojet e armatosura shikojnë ndërsa policia talibane kundër narkotikëve shkatërron fushat me lulëkuqe jashtë Mazar-e-Sharifit, në provincën Balkh, Afganistan më 1 maj.

Talibanët ndaluan kultivimin e lulëkuqes në prill 2022. Por, korrja e vitit të kaluar u përjashtua kryesisht nga ndalimi, duke rezultuar në një rritje prej 32 për qind në prodhimin e opiumit.

Të izoluar dhe nën sanksione ekonomike, zyrtarët talibanë në Afganistan kanë shpallur edhe një herë ndalimin e kultivimit, përdorimit dhe trafikimit të lulëkuqes. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Ekspertët thonë se qeveria talibane nuk ka qenë e gatshme të zbatojë ndalimin e saj, sepse tregtia e paligjshme e opiumit mbetet burimi kryesor i të ardhurave.

Të ardhurat nga prodhimi i opiumit, të vlerësuara midis 1.8 miliard dhe 2.7 miliardë dollarëve, përbënin 12-14 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Afganistanit në vitin 2021.
2/9 Ekspertët thonë se qeveria talibane nuk ka qenë e gatshme të zbatojë ndalimin e saj, sepse tregtia e paligjshme e opiumit mbetet burimi kryesor i të ardhurave.
Të ardhurat nga prodhimi i opiumit, të vlerësuara midis 1.8 miliard dhe 2.7 miliardë dollarëve, përbënin 12-14 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Afganistanit në vitin 2021.
Të izoluar dhe nën sanksione ekonomike, zyrtarët talibanë në Afganistan kanë shpallur edhe një herë ndalimin e kultivimit, përdorimit dhe trafikimit të lulëkuqes. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Talibanët kanë qenë nën presion nga vendet fqinje dhe komuniteti ndërkombëtar për të luftuar prodhimin dhe trafikimin e drogës që kur grupi mori pushtetin pas tërheqjes së trupave të huaja të udhëhequra nga SHBA-ja dhe NATO-ja nga Afganistani në gusht të vitit 2021.

3/9 Talibanët kanë qenë nën presion nga vendet fqinje dhe komuniteti ndërkombëtar për të luftuar prodhimin dhe trafikimin e drogës që kur grupi mori pushtetin pas tërheqjes së trupave të huaja të udhëhequra nga SHBA-ja dhe NATO-ja nga Afganistani në gusht të vitit 2021.

Të izoluar dhe nën sanksione ekonomike, zyrtarët talibanë në Afganistan kanë shpallur edhe një herë ndalimin e kultivimit, përdorimit dhe trafikimit të lulëkuqes. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Talibanët ishin kryesisht të suksesshëm në zhdukjen e kulturës bujqësore të lulëkuqes në fund të periudhës së parë në pushtet nga viti 1996 deri në 2001, thonë analistët. Por, ndalesa e tyre u zbeh kur ata u rrëzuan nga një pushtim i udhëhequr nga SHBA-ja në 2001 - dhe më vonë ata filluan të financojnë kryengritjen e tyre pasuese duke taksuar kultivuesit e lulëkuqes.
4/9 Talibanët ishin kryesisht të suksesshëm në zhdukjen e kulturës bujqësore të lulëkuqes në fund të periudhës së parë në pushtet nga viti 1996 deri në 2001, thonë analistët. Por, ndalesa e tyre u zbeh kur ata u rrëzuan nga një pushtim i udhëhequr nga SHBA-ja në 2001 - dhe më vonë ata filluan të financojnë kryengritjen e tyre pasuese duke taksuar kultivuesit e lulëkuqes.
Të izoluar dhe nën sanksione ekonomike, zyrtarët talibanë në Afganistan kanë shpallur edhe një herë ndalimin e kultivimit, përdorimit dhe trafikimit të lulëkuqes. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak

Një djalë i ri afgan duke ndihmuar policinë kundër narkotikëve teksa shkatërrojnë fushat me lulëkuqe.

Në prill të 2022-s, udhëheqësi suprem i talibanëve, Mullah Haibatullah Akhundzada, vendosi një ndalim të rreptë për kultivimin, përdorimin dhe trafikimin e të gjitha drogave të paligjshme.

“Nëse dikush e shkel dekretin, të korrat do të shkatërrohen menjëherë dhe shkelësi do të trajtohet sipas ligjit të Sheriatit”, thuhej në urdhrin e shpallur nga Ministria e Brendshme e talibanëve në një konferencë shtypi në Kabul.

5/9

Disa fermerë afganë shprehen të gatshëm të ndalojnë kultivimin e opiumit nëse mund t'u sigurojnë atyre mjete jetese dhe prodhime alternative. Por, ata thonë se talibanët kanë pak stimuj ekonomikë për fermerët, të cilët mund të fitojnë shumë duke kultivuar opiumin në krahasim me kulturat e tjera, si gruri.

“Unë e mbështes ndalimin e kultivimit të lulëkuqes nëse marrim ndonjë ndihmë për të na mundësuar të blejmë ushqim dhe ilaçe për familjet tona”, tha Abdul Kayyum, një fermer në distriktin Maiwand të Kandaharit, për Radio Azadi të Radios Evropa e Lirë në fund të vitit të kaluar.
6/9 Disa fermerë afganë shprehen të gatshëm të ndalojnë kultivimin e opiumit nëse mund t'u sigurojnë atyre mjete jetese dhe prodhime alternative. Por, ata thonë se talibanët kanë pak stimuj ekonomikë për fermerët, të cilët mund të fitojnë shumë duke kultivuar opiumin në krahasim me kulturat e tjera, si gruri.

“Unë e mbështes ndalimin e kultivimit të lulëkuqes nëse marrim ndonjë ndihmë për të na mundësuar të blejmë ushqim dhe ilaçe për familjet tona”, tha Abdul Kayyum, një fermer në distriktin Maiwand të Kandaharit, për Radio Azadi të Radios Evropa e Lirë në fund të vitit të kaluar.
Të izoluar dhe nën sanksione ekonomike, zyrtarët talibanë në Afganistan kanë shpallur edhe një herë ndalimin e kultivimit, përdorimit dhe trafikimit të lulëkuqes. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Si një lëvizje kryengritëse dhe një fuqi qeverisëse, talibanët kanë fituar një reputacion për zbatimin e ashpër të ligjit dhe rendit, duke përfshirë ndëshkimet trupore publike dhe madje edhe ekzekutimet gjatë periudhës së parë në pushtet.
7/9 Si një lëvizje kryengritëse dhe një fuqi qeverisëse, talibanët kanë fituar një reputacion për zbatimin e ashpër të ligjit dhe rendit, duke përfshirë ndëshkimet trupore publike dhe madje edhe ekzekutimet gjatë periudhës së parë në pushtet.
Të izoluar dhe nën sanksione ekonomike, zyrtarët talibanë në Afganistan kanë shpallur edhe një herë ndalimin e kultivimit, përdorimit dhe trafikimit të lulëkuqes. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Të izoluar dhe nën sanksione ekonomike, talibanët thonë se kanë nevojë për ndihmë nga jashtë  për ta çliruar vendin nga ekonomia e tij e paligjshme e drogës.
8/9 Të izoluar dhe nën sanksione ekonomike, talibanët thonë se kanë nevojë për ndihmë nga jashtë  për ta çliruar vendin nga ekonomia e tij e paligjshme e drogës.
Të izoluar dhe nën sanksione ekonomike, zyrtarët talibanë në Afganistan kanë shpallur edhe një herë ndalimin e kultivimit, përdorimit dhe trafikimit të lulëkuqes. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ka raportuar se afganët e varfër tashmë po marrin masa ekstreme për të mbijetuar nën sundimin e talibanëve.

“Disa janë detyruar të shesin shtëpitë, tokën ose asetet e tyre që gjenerojnë të ardhura; të tjerë i janë drejtuar praktikës shqetësuese të komodifikimit(trajtimit si mall) të anëtarëve të familjes, duke i kthyer fëmijët në punëtorë dhe vajzat e vogla në nuse”, thuhet në raport.
9/9 Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ka raportuar se afganët e varfër tashmë po marrin masa ekstreme për të mbijetuar nën sundimin e talibanëve.

“Disa janë detyruar të shesin shtëpitë, tokën ose asetet e tyre që gjenerojnë të ardhura; të tjerë i janë drejtuar praktikës shqetësuese të komodifikimit(trajtimit si mall) të anëtarëve të familjes, duke i kthyer fëmijët në punëtorë dhe vajzat e vogla në nuse”, thuhet në raport.
Të izoluar dhe nën sanksione ekonomike, zyrtarët talibanë në Afganistan kanë shpallur edhe një herë ndalimin e kultivimit, përdorimit dhe trafikimit të lulëkuqes. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Previous slide
Next slide

Si rezultat, zonat e largëta dhe të paqëndrueshme kufitare të Afganistanit, Pakistanit dhe Iranit janë shndërruar në “një qendër globale të prodhimit të opiumit”, shtoi Mansfield, autor i librit: “Një shtet i ndërtuar mbi rërë: Si e minoi opiumi Afganistanin”.

Ekspertët paralajmërojnë se në vitin 2027 kultivimi i lulëkuqes në rajon mund të rritet edhe më shumë. Sipas tyre, kjo mund të rrisë furnizimin e tregut ndërkombëtar me heroinë, të gjenerojë të ardhura për grupet e armatosura dhe të nxisë dhunën.

Provinca Baloçistan duket se është shndërruar në qendrën kyç të kultivimit të opiumit në rajonin kufitar mes Afganistanit, Pakistanit dhe Iranit.

Baloçistani, provinca më e madhe dhe më e varfër e Pakistanit, është përballur prej dekadash me një kryengritje të grupeve separatiste dhe militantëve të tjerë, kryesisht nga pakica etnike baluçe. Dhuna është përshkallëzuar vitet e fundit, teksa grupet e armatosura kanë intensifikuar fushatën kundër shtetit.

Islamabadi ka hedhur poshtë raportimet për kultivimin e opiumit në vend dhe ka këmbëngulur se çdo parcelë me lulëkuqe që është zbuluar është shkatërruar. Ministria e Brendshme e Pakistanit dhe Qeveria provinciale e Baloçistanit nuk iu përgjigjën kërkesave të Radios Evropa e Lirë për koment.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC) ka vlerësuar se prodhimi i opiumit në Pakistan mbetet i vogël.

“UNODC-ja ka thënë në të kaluarën se kishte tregues për zhvendosjen e kultivimit të lulëkuqes drejt vendeve përreth Afganistanit”, tha agjencia përmes një deklarate dërguar Radios Evropa e Lirë.

“Ajo që vërejmë aktualisht është se të dhënat nga vendet përreth Afganistanit janë ende të pakta, pasi vetëm dy vende raportojnë për shkatërrimin e të mbjellave. Ndonëse shifrat për shkatërrimin e të mbjellave nuk pasqyrojnë drejtpërdrejt modelet e kultivimit, rritjet e mëdha në vitet e fundit tregojnë se efektet e përhapjes në vendet fqinje janë në njëfarë mase të pranishme”.

Megjithatë, pamjet satelitore nga Alcis, një kompani britanike e specializuar në analizat satelitore, si dhe intervistat me fermerë vendas, sugjerojnë se kultivimi i opiumit është i përhapur në të gjithë provincën dhe po zgjerohet.

“Analizat e pamjeve satelitore identifikuan më shumë se 9.000 hektarë me lulëkuqe vetëm në Baloçistan”, tha Mansfield, i cili është autor i një raporti të Alcis-it që u publikua në gusht.

Pjesa më e madhe e kultivimit të opiumit duket se është përqendruar në qarqet Loralai dhe Killa Abdullah të Baloçistanit.

Tri imazhe satelitore që krahasojnë kultivimin e lulëkuqes në qarkun Kill Abdullah në Baloçistan të Pakistanit më 2024, 2025 dhe 2025.
Tri imazhe satelitore që krahasojnë kultivimin e lulëkuqes në qarkun Kill Abdullah në Baloçistan të Pakistanit më 2024, 2025 dhe 2025.

Abdul Qahar Wadan, ish-anëtar i Asamblesë Kombëtare të Pakistanit, që përfaqësonte qarkun Killa Abdullah të Baloçistanit, i tha Radios Evropa e Lirë se kultivimi i lulëkuqes është i përhapur në provincë, gjoja me mbështetjen e zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe të personave me ndikim, të afërt me qeverinë lokale, të cilët marrin përqindje nga kultivuesit.

Monawar Hussain, zyrtari kryesor administrativ në Killa Abdullah, i hodhi poshtë këto pretendime, dhe i tha Radios Evropa e Lirë se kultivimi i lulëkuqes ka rënë pas një fushate për shkatërrimin e të mbjellave vitin e kaluar. Megjithatë, pamjet satelitore të Alcis për vitin 2026 nuk tregojnë prova të qarta se këto kultura janë shkatërruar.

Një fermer në Killa Abdullah, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, tha se kultivuesit e lulëkuqes u paguajnë ryshfete autoriteteve lokale përmes ndërmjetësve me ndikim, të cilët marrin përqindje dhe ua japin një pjesë të tyre zyrtarëve.

Ky fermer pretendoi se kur raportimet e mediave shkaktojnë presion tek autoritetet më të larta, kultivuesit dhe mbështetësit e tyre ndonjëherë bien dakord ta mbjellin lulëkuqen në toka djerrinë, në mënyrë që zyrtarët të mund ta shkatërrojnë të mbjellat dhe ta bëjnë publike fushatën kundër kultivimit.

Për vite të tëra, Lala Jan Kakar i kishte rezistuar tundimit për të kultivuar lulëkuqe, por pasiguria në rritje, thatësira dhe vërshimet kanë shkatërruar kultivimin tradicional të frutave.

“Nuk është më e mundur t’i rezistosh. Kërkesa për lulëkuqe është shumë më e madhe se ajo për fruta, e njëjta vlen edhe për të ardhurat”, tha për Radion Evropa e Lirë Kakar, i cili jeton në Killa Abdullah.

Sipas ekspertëve, rritja e prodhimit në Pakistan është nxitur nga shtimi i numrit të fermerëve afganë të opiumit që kalojnë kufirin për të marrë tokë me qira dhe për të kultivuar lulëkuqe.

Që kur talibanët ndaluan kultivimin e lulëkuqes në Afganistan, kultivuesit nga provincat fqinje Kandahar dhe Helmand kanë sjellë përvojën e tyre përtej kufirit, duke arritur marrëveshje me fermerët vendas.

“Kultivuesit afganë të lulëkuqes kanë edhe para, edhe ekspertizë”, tha Kakar, duke shpjeguar se ata investojnë miliona rupi pakistaneze në bunarë me pompa që furnizohen me energji diellore dhe ndajnë fitimet me pronarët e tokave.

Ai tha se meqë ujërat nëntokësore janë të pakta dhe kulturat bujqësore tradicionale janë më pak fitimprurëse, lulëkuqja ofron kthim më të shpejtë të investimit dhe mund të korret dy herë në vit.

“Shumë fermerë e kanë dyfishuar sipërfaqen e tokës që kultivuan në vitin 2026, që është një tregues i qartë i përmasave dhe ritmit të këtij zgjerimi, si dhe i faktit se duhet të presim nivele shumë më të larta të kultivimit të lulëkuqes në vitin 2027”, tha Mansfield.

Kultivimi po përhapet në Iran

Një model i ngjashëm është shfaqur edhe në Iran, ku fermerët afganë kanë kaluar kufirin për të kultivuar lulëkuqe si qiramarrës të tokave dhe bashkëpunues në bujqësi, duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe kontaktet lokale.

Vitet e fundit, kultivimi i opiumit është raportuar me një rritje gjithnjë e më të madhe në provincat iraniane, përfshirë në Razavi Korasan në lindje, Kermanshah dhe Lorestan në perëndim, si dhe Fars në jug.

Sistan-Baloçistani, një nga provincat më të mëdha dhe më të varfra të Iranit, mbetet rajoni kryesor i prodhimit të opiumit në vend. Imazhet satelitore të vitit 2026 duket se tregojnë kultivim të gjerë të lulëkuqes në pjesë të provincës, ku sipërfaqe të mëdha toke i janë kushtuar ekskluzivisht kësaj kulture.

Kultivimi i lulëkuqes në Sistan-Baluçistan më 2026, sipas imazheve satelitore.
Kultivimi i lulëkuqes në Sistan-Baluçistan më 2026, sipas imazheve satelitore.

Disa ferma duket se përdorin po ashtu ujitjen me sistemin pikë-pikë për kultivimin e lulëkuqes. Duke pasur parasysh koston e konsiderueshme fillestare të instalimit të këtyre sistemeve, përdorimi i tyre sugjeron se fermerët që mbollën lulëkuqe në fund të vitit 2025 prisnin që rreziku i shkatërrimit të të mbjellave të ishte i ulët.

“Ndryshe nga Afganistani, ku kultivonin një shumëllojshmëri kulturash, këta fermerë po u kushtojnë gjithnjë e më shumë sipërfaqe të mëdha toke në Pakistan dhe Iran vetëm lulëkuqes”, tha Mansfield. “Ndryshimi nuk ka të bëjë vetëm me zhvendosjen përtej kufijve, por edhe me kalimin nga bujqësia e përzier në monokulturë në shkallë të gjerë të lulëkuqes”.

Autoritetet iraniane, të përqendruara te lufta kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit që nga fundi i shkurtit, nuk kanë qenë në gjendje ose nuk kanë pasur vullnetin për të shkatërruar të mbjellat me lulëkuqe të vitit 2026, duke ua shtuar vetëbesimin kultivuesve.

Sistan-Baloçistani ka qenë po ashtu skenë e një kryengritjeje gjithnjë e më intensive nga separatistët dhe militantët, të cilët kanë shfrytëzuar pakënaqësitë e kahershme të pakicës baluçe, e cila është përballur me diskriminim dhe dhunë joproporcionale nga autoritetet.

Teksa lufta në Iran vazhdon, ekonomia është buzë kolapsit dhe vëmendja e shtetit mbetet e përqendruar diku tjetër, ekspertët presin që kultivimi i lulëkuqes në Iran të rritet edhe më shumë në vitin 2027.

Ekspertët thonë se rritja e prodhimit të drogës në rajonin kufitar mes Iranit, Pakistanit dhe Afganistanit vë në pah dhunën dhe njëkohësisht e nxit atë.

“Grupet e armatosura konkurrojnë për të ardhura nga taksat e vendosura mbi tregtinë e drogës dhe aktivitete të tjera ndërkufitare, përfshirë kontrabandën e njerëzve dhe tregtinë e karburanteve, mineraleve e mallrave të tjera”, tha Mansfield.

Prodhimi po rimëkëmbet në Afganistan

Kultivimi i opiumit duket se po rimëkëmbet edhe në Afganistan, pavarësisht ndalimit të vendosur nga talibanët, duke vënë në pah rëndësinë që vendi vazhdon të ketë në tregtinë globale të opiumit.

Prodhimi është përqendruar në provincën verilindore të Badakshanit, për të cilën vlerësohet se përbën rreth gjysmën e prodhimit të opiumit në vend, si dhe në disa provinca jugperëndimore.

Të nxitur nga thatësira, borxhet e shumta dhe vështirësitë ekonomike, fermerët në Badakshan dhe Helmand kanë protestuar dhe kanë sfiduar ndalimin e vendosur, edhe përballë zbatimit të tij me forcë nga talibanët.

“Në vitin 2026, kultivimi i lulëkuqes mbeti i përhapur në tokat e Badakshanit, si ato që ujiten nga reshjet, ashtu edhe ato të ujitura artificialisht”, tha Mansfield. “Në jugperëndim, kultivimi pothuajse u dyfishua mes viteve 2025 dhe 2026, ndonëse mbeti i kufizuar, i përqendruar në zona të largëta dhe i fshehur mes fushave me grurë dhe pas mureve të oborreve të shtëpive”.

Imazhet satelitore që tregojnë kultivimin e lulëkuqes në Badakshan të Afganistanit.
Imazhet satelitore që tregojnë kultivimin e lulëkuqes në Badakshan të Afganistanit.

Reagimet e ashpra ndaj shkatërrimit të të mbjellave sugjerojnë se talibanët druhen se mund të shkaktojnë trazira të tjera, teksa kriza ekonomike e Afganistanit thellohet.

Një udhëzim i talibanëve që ua ndalon autoriteteve kontrollimin e shtëpive për lulëkuqe ose opium pa urdhër gjykate duket se përbën një lëshim të rëndësishëm.

“Por, ekziston një rrezik i qartë: gjithnjë e më shumë fermerë në jugperëndim mund ta interpretojnë këtë lëshim si sinjal se autoritetet do ta tolerojnë kultivimin edhe jashtë oborreve të rrethuara me mure”, tha Mansfield. “Nëse ndodh kështu, Afganistani mund të shënojë një rritje dramatike të prodhimit të opiumit në vitin 2027”.

XS
SM
MD
LG