Ndërlidhjet

Largohet nga transmetimi televizioni pakistanez që ishte kritik i qeverisë


Gazetari pakistanez gjatë një proteste kundër Autoritetit Rregullator të Medias Elektronike të Pakistanit (PEMRA) në Islamabad. 21 tetor 2014.
Gazetari pakistanez gjatë një proteste kundër Autoritetit Rregullator të Medias Elektronike të Pakistanit (PEMRA) në Islamabad. 21 tetor 2014.

Një stacion televiziv pakistanez i afërt me ish-kryeministrin, Imran Khanm, është hequr nga transmetimi në pjesën më të madhe të vendit, pasi u konsiderua kërcënim për sigurinë kombëtare.

Përfaqësuesi i ARY News, Ahmad Yousaf, nënkryetar i rrjetit, tha se vendimi ishte "i paligjshëm dhe qesharak" dhe se do ta kundërshtojnë në gjykatë.

ARY, një nga kanalet më të mëdha televizive private të Pakistanit, ka qenë prej kohësh mbështetës i ish kryeministrit pakistanez, i cili është kritik ndaj ushtrisë së vendit, që kur u rrëzua me një votë mosbesimi në muajin prill.

Një njoftimin e Autoritetit Rregullator të Mediave Elektronike të Pakistanit (PEMRA) drejtuar televizionit thuhet se "gjuha e urrejtjes, rebele dhe keqdashëse në kanalin tuaj ngre shqetësime serioze për qëllimin tuaj keqbërës".

Kanali televiziv më 8 gusht kishte transmetuar një pretendim të një këshilltari të Khanit se partia në pushtet qëndronte pas një fushate të shpifjes kundër ushtrisë.

Në raport thuhej se oficerët e ushtrisë nuk duhet të ndjekin urdhra që vijnë nga lart ngase ato janë "urdhra të paligjshëme dhe antikushtetuese".

Unioni Federal i Gazetarëve të Pakistanit paralajmëroi protesta mbarëkombëtare nëse transmetimi i plotë nuk rikthehet.

Gazetarët në Pakistan kanë qenë tash e sa kohë subjekte të sulmeve të dhunshme.

Më 2020, Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve e ka renditur Pakistanin në vendin e nëntë në Indeksin Global të Mosndëshkueshmërisë.

Në këtë raport analizohen shtete ku gazetarët vriten rregullisht dhe sulmuesit mbesin të lirë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG