Gratë kërkojnë më shumë panaire për shitjen e produkteve
Punime dore, veshje kombëtare dhe produkte të tjera artizanale u ekspozuan në panairin “Gratë në Biznes”, i cili nisi të hënën, më 3 gusht, në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 5 gusht. Gratë pjesëmarrëse në panair kërkuan që aktivitete të tilla të organizohen më shpesh, pasi sipas tyre, panairet u krijojnë mundësi për t’i ekspozuar dhe shitur produktet e tyre. Panairi u organizua nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit e Kosovës (MINTI).
5
Qeveria në detyrë e Kosovës thotë se gjatë mandatit të kaluar ka punuar për fuqizimin ekonomik të grave. Numri i të punësuarve është rritur nga rreth 303 mijë në vitin 2019 në 410 mijë, ndërsa në tregun e punës janë përfshirë edhe rreth 53 mijë gra dhe vajza të reja.
6
Leonida Jakaj (djathtas), studente në Fakultetin e Dizajnit Grafik në Ferizaj, për herë të parë mori pjesë në panair, ku ekspozoi produktet e saj. Ajo tha se pjesëmarrja në panair i krijon mundësi të gjejë klientë të rinj dhe të promovojë produktet e saj.
7
Nga mbi 265 mijë biznese të regjistruara në Kosovë, rreth 48.500 udhëhiqen nga gratë, që përbën mbi 18 të bizneseve.
8
Mirsime Muqiqi (djathtas) kishte ekspozuar në panair produktet e saj të punuara me dorë. Ajo nuk ka një lokal apo hapësirë të përhershme ku mund t’i shesë produktet, ndaj panairet janë një nga mundësitë kryesore për t’i ekspozuar dhe shitur ato.