Veshjet kombëtare, qilimat, çantat, stolitë, si dhe produkte të tjera punëdore e me motive kryesisht kombëtare, e karakterizojnë panairin “Gratë në biznes”, që është hapur të enjten në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Përveç promovimit të bizneseve, shoqatave të udhëhequra nga gratë nga komunitete të ndryshme, dhe produkteve që këto biznese ofrojnë, panairi ka për qëllim edhe inkurajimin e grave ndërmarrëse, me qëllim të fuqizimit sa më të madh të tyre në shoqëri dhe në biznes.
Panairi "Gratë në biznes"
1
Varëse të ndryshme punëdore të ekspozuara në panairin "Gratë në biznes" në Sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë.
2
Një valixhe dore me simbole shtetërore.
3
Unaza dhe stoli të tjera të ekspozuara në panair.
4
Plisi me shqiponjë. Produkte të rralla të punuara nga leshi, si plisa, jelekë, çorape janë ndër produktet e ekspozuara në këtë panair.
Facebook Forum