Ndërlidhjet

Papa Françesku lutet për përfundimin e menjëhershëm të luftës në Ukrainë

Papa Françesku gjatë fjalimit të tij në Vatikan. 25 dhjetor 2022.

Në fjalimin e tij të Krishtlindjes më 25 dhjetor, Papa Françesku bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës në Ukrainë, një konflikti dhjetë-mujor që ai e cilësoi si "të pakuptimtë".

Gjatë fjalimit tradicional të njohur si “Urbi et Orbi” [nga latinishtja: për qytetin dhe botën], nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit, Papa u lut edhe për të gjithë njerëzit që janë prekur nga i ftohti ekstrem gjatë Krishtlinjes.

Dhjetëra mijëra turistë, pelegrinë dhe banorë të Romës u grumbulluan në sheshin e Shën Pjetrit për të dëgjuar Papën dhe për të marrë bekimin e tij.

Papa Françesku përmendi gjithashtu konfliktet e gjata në Lindjen e Mesme, dhe u lut për armëpushim të qëndrueshëm në Jemen, dhe për pajtim në Iran dhe Mianmar.

Ai tha se "rruga e paqes" bllokohet nga forcat që përfshijnë "lidhjen me pushtetin dhe paranë, krenarinë, hipokrizinë, gënjeshtrën".

“Nëse duam që të jetë Krishtlindja, lindja e Jezusit dhe e paqes, le të shkojmë në Betlehem dhe të sodisim fytyrën e fëmijës që ka lindur për ne”, tha ai. “Dhe në atë fytyrë të vogël dhe të pafajshme, le të shohim fytyrat e të gjithë atyre fëmijëve që kudo nëpër botë dëshirojnë paqen”.

Në Kishën e Lindjes së Krishtit në Betlehem të Bregun perëndimor, besimtarët besojnë se ka lindur Jezu Krishti.

Mesha e Krishtlindjes nëpër botë

Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha e shenjtë e Krishtlindjes, e cila u udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. 24 dhjetor 2022.
1/12 Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha e shenjtë e Krishtlindjes, e cila u udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. 24 dhjetor 2022.
Nëpër shumë katedrale nëpër botë është mbajtur mesha e Krishtlindjes. Në Kosovë, Vatikan, Francë, Indi e vende të tjera, njerëzit u mblodhën për t'u lutur e për të festuar. Kjo është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.
Një vajzë e vogël merr pjesë në meshën e shenjtë të Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. 24 dhjetor 2022.
2/12 Një vajzë e vogël merr pjesë në meshën e shenjtë të Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. 24 dhjetor 2022.
Nëpër shumë katedrale nëpër botë është mbajtur mesha e Krishtlindjes. Në Kosovë, Vatikan, Francë, Indi e vende të tjera, njerëzit u mblodhën për t'u lutur e për të festuar. Kjo është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.
Peshkopi francez i Chartres, Imzot Philippe Christory, (djathtas) dhe rektori francez i katedrales, Emmanuel Blondeau, (majtas) kremtojnë meshën e mesnatës së Krishtlindjes në Katedralen e Zojës Chartres në Chartres, në jugperëndim të Parisit. 25 dhjetor 2022.
3/12 Peshkopi francez i Chartres, Imzot Philippe Christory, (djathtas) dhe rektori francez i katedrales, Emmanuel Blondeau, (majtas) kremtojnë meshën e mesnatës së Krishtlindjes në Katedralen e Zojës Chartres në Chartres, në jugperëndim të Parisit. 25 dhjetor 2022.
Nëpër shumë katedrale nëpër botë është mbajtur mesha e Krishtlindjes. Në Kosovë, Vatikan, Francë, Indi e vende të tjera, njerëzit u mblodhën për t'u lutur e për të festuar. Kjo është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.
Besimtaret këndojnë gjatë meshës së mëngjesit të Krishtlindjes në Kishën Ortodokse Siriane të Virgjëreshës Mari në qytetin me shumicë kurde, Qamishli, në provincën verilindore Hasakeh të Sirisë. 25 dhjetor 2022
4/12 Besimtaret këndojnë gjatë meshës së mëngjesit të Krishtlindjes në Kishën Ortodokse Siriane të Virgjëreshës Mari në qytetin me shumicë kurde, Qamishli, në provincën verilindore Hasakeh të Sirisë. 25 dhjetor 2022
Nëpër shumë katedrale nëpër botë është mbajtur mesha e Krishtlindjes. Në Kosovë, Vatikan, Francë, Indi e vende të tjera, njerëzit u mblodhën për t'u lutur e për të festuar. Kjo është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.
Besimtarët e krishterë ortodoksë ndezin qirinj gjatë meshës së Krishtlindjes në Katedralen Alexander Nevski në Sofje të Bullgarisë. 25 dhjetor 2022.
5/12 Besimtarët e krishterë ortodoksë ndezin qirinj gjatë meshës së Krishtlindjes në Katedralen Alexander Nevski në Sofje të Bullgarisë. 25 dhjetor 2022.
Nëpër shumë katedrale nëpër botë është mbajtur mesha e Krishtlindjes. Në Kosovë, Vatikan, Francë, Indi e vende të tjera, njerëzit u mblodhën për t'u lutur e për të festuar. Kjo është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.
Lutja në famullinë e Shën Helena Mathare në Nairobi, Kenia. 25 dhjetor 2022.
6/12 Lutja në famullinë e Shën Helena Mathare në Nairobi, Kenia. 25 dhjetor 2022.
Nëpër shumë katedrale nëpër botë është mbajtur mesha e Krishtlindjes. Në Kosovë, Vatikan, Francë, Indi e vende të tjera, njerëzit u mblodhën për t'u lutur e për të festuar. Kjo është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.
Krishtlindja në Kishën Ungjillore-Baptiste të Gjeorgjisë. 24 dhjetor 2022.
7/12 Krishtlindja në Kishën Ungjillore-Baptiste të Gjeorgjisë. 24 dhjetor 2022.
Nëpër shumë katedrale nëpër botë është mbajtur mesha e Krishtlindjes. Në Kosovë, Vatikan, Francë, Indi e vende të tjera, njerëzit u mblodhën për t'u lutur e për të festuar. Kjo është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.
Mesha e Krishlindjes në Kishën Katolike siriane në qytetin jugor të Irakut, Basra. 24 dhjetor 2022.
8/12 Mesha e Krishlindjes në Kishën Katolike siriane në qytetin jugor të Irakut, Basra. 24 dhjetor 2022.
Nëpër shumë katedrale nëpër botë është mbajtur mesha e Krishtlindjes. Në Kosovë, Vatikan, Francë, Indi e vende të tjera, njerëzit u mblodhën për t'u lutur e për të festuar. Kjo është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.
Besimtarët luten gjatë festimeve të Ditës së Krishtlindjes në një kishë në Amritsar në Indi. 25 dhjetor 2022.
9/12 Besimtarët luten gjatë festimeve të Ditës së Krishtlindjes në një kishë në Amritsar në Indi. 25 dhjetor 2022.
Nëpër shumë katedrale nëpër botë është mbajtur mesha e Krishtlindjes. Në Kosovë, Vatikan, Francë, Indi e vende të tjera, njerëzit u mblodhën për t'u lutur e për të festuar. Kjo është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.
Mesha në Kishën Ortodokse Siriane të Virgjëreshës Mari në qytetin me shumicë kurde Qamishli në provincën verilindore të Sirisë, Hasakah. 25 dhjetor 2022.
10/12 Mesha në Kishën Ortodokse Siriane të Virgjëreshës Mari në qytetin me shumicë kurde Qamishli në provincën verilindore të Sirisë, Hasakah. 25 dhjetor 2022.
Nëpër shumë katedrale nëpër botë është mbajtur mesha e Krishtlindjes. Në Kosovë, Vatikan, Francë, Indi e vende të tjera, njerëzit u mblodhën për t'u lutur e për të festuar. Kjo është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.
Patriarku në detyrë i Jeruzalemit, Pierbattista Pizzaballa, drejton meshën e mesnatës së Krishtlindjes në Kishën e Shën Katerinës, në Kishën e lindjes së Krishtit në Betlehem, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. 25 dhjetor 2022.
11/12 Patriarku në detyrë i Jeruzalemit, Pierbattista Pizzaballa, drejton meshën e mesnatës së Krishtlindjes në Kishën e Shën Katerinës, në Kishën e lindjes së Krishtit në Betlehem, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. 25 dhjetor 2022.
Nëpër shumë katedrale nëpër botë është mbajtur mesha e Krishtlindjes. Në Kosovë, Vatikan, Francë, Indi e vende të tjera, njerëzit u mblodhën për t'u lutur e për të festuar. Kjo është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.
Rojet zvicerane marshojnë në radhë përpara se Papa Françesku të japë bekimin e tij të Krishtlindjeve "Urbi et Orbi" në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. 25 dhjetor 2022.
12/12 Rojet zvicerane marshojnë në radhë përpara se Papa Françesku të japë bekimin e tij të Krishtlindjeve "Urbi et Orbi" në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. 25 dhjetor 2022.
Nëpër shumë katedrale nëpër botë është mbajtur mesha e Krishtlindjes. Në Kosovë, Vatikan, Francë, Indi e vende të tjera, njerëzit u mblodhën për t'u lutur e për të festuar. Kjo është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.
Previous slide
Next slide

Françesku u bëri thirrje besimtarëve të kujtojnë miliona ukrainas që janë pa energji elektrike ose ngrohje, për shkak të sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike, si dhe miliona të tjerë që jetojnë si refugjatë jashtë vendit ose të zhvendosur brenda vendit të tyre që nga pushtimi që nisi më 24 shkurt.

“Le të shohim gjithashtu fytyrat e vëllezërve dhe motrave tona ukrainase, të cilët po përjetojnë këtë Krishtlindje në errësirë dhe të ftohtë, larg shtëpive të tyre për shkak të shkatërrimit nga dhjetë muaj luftë”, tha Papa.

Papa u lut që Zoti "të ndriçojë mendjet e atyre që kanë fuqinë të shuajnë bubullimën e armëve dhe t'i japin fund të menjëhershëm kësaj lufte të pakuptimtë!".

“Në këtë ditë, ndërsa jemi ulur rreth një tavoline të shtrirë mirë, le të mos e largojmë vështrimin tonë nga Betlehemi, një qytet emri i të cilit do të thotë 'shtëpia e bukës', por të mendojmë për të gjithë ata, veçanërisht fëmijët, të cilët janë të uritur", tha ai.

Krishtlindja është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera dhe festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit.

XS
SM
MD
LG