Ndërlidhjet

Në Shkup mbahet Parada e parë e Krenarisë


Parada e Krenarisë në Shkup
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:46 0:00

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut u mbajt Parada e parë e Krenarisë. Pjesëtarët e komunitetit LGBTI dhe mbështetësit e tyre marshuan në rrugët e kryeqytetit maqedonas.

Organizatorët e kësaj Parade, thanë se kjo ngjarje duhet të shërbejë që të drejtat e këtij komuniteti të avancohen dhe të pjesëtarët e këtij komuniteti të pranohen nga shoqëria.

Përfaqësuesit e komuniteti LGBTI ((homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor dhe interseksual), kanë kërkuar që të zbatohet në praktikë Ligji kundër diskriminimit, me qëllim që pjesëtarëve të këtij komuniteti t’u garantohen të drejtat.

“Kam dalë të marshoj si pjesë e Paradës së Krenarisë, për të dëshmuar se ne ekzistojmë, se jemi krenarë për atë që bëjmë dhe do të luftojmë për të drejtat tona”, ka deklaruar Lila Miliq, përfaqësuese e komunitetit LGBTI.

Parada e Krenarisë në Shkup u organizua nga Rrjeti Kombëtar për Luftimin e Homofobisë dhe Transfobisë.

Parada e sotme në Shkup është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që është ndjekur nga më shumë ekipe të mediave të huaja.

Në mbështetje të Paradës së Krenarisë sot kishin dalë dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe ajo Mbrojtjes Radmilla Shekerinsaka, por edhe shumë diplomatë të huaj.

Njëkohësisht në Shkup është organizuar dhe një marsh protestues kundër Paradës së komunitetit LGBTI.

Video: Protestë kundër Paradës së Krenarisë

Protestë në Shkup kundër Paradës së Krenarisë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:00:38 0:00

“Marshi kundër Paradës së Krenarisë ka për qëllim promovimin e vlerave tradicionale për ruajtjen e bërthamës së familjes”, kanë theksuar organizatorët e këtij marshi.

“Jo rastësisht këtë ngjarje e quajtëm ‘dëshmia për vlerat e familjes’, sepse ne jemi këtu si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe si besimtarë për të dëshmuar atë që për ne është më e rëndësishme, më thelbësorja dhe ajo ka të bëjë me kuptimin tradicional për atë se çka do të thotë bashkëshortësi, familje, gjini”.

“Ne jemi këtu edhe për të përçuar një porosi ndaj njerëzve që vendosin në politikë, se ne si qytetarë dhe si besimtarë jemi kundër atij procesi që po ndodh në botë, dhe ajo është ridefinimi i asaj se çka paraqet martesa, familja dhe gjinia, dhe si ato kontribuojnë në jetë”, tha prifti Ivica Todorov.

XS
SM
MD
LG