Ndërlidhjet

Përleshje midis policisë dhe protestuesve në Hamburg


Protestuesit janë përleshur me policinë në Hamburg të Gjermanisë, ku të premten do të nisë samiti i G20-ës (grupit të vendeve më të industrializuara). Organizatorët kanë anuluar marshimin pas dhunës, tha policia, por shumë protestues kanë vazhduar të mbeten në rrugë. Së paku një person është plagosur rëndë. Udhëheqës botërorë, përfshirë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndodhen në Hamburg për të diskutuar për një varg çështjesh. Protesta kundër G20-ës, me moton “Mirë se vini në ferr”, priten edhe të premten. (Video: Marek Hajduk, RFE/RL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG