Mijëra persona besohet se kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme, Daniel, që shkaktoi përmbytje shkatërruese në Libi. Të paktën 700 trupa të pajetë janë zbuluar deri më tani, tha Ministria e Shëndetësisë për Libinë lindore. Autoritetet shëndetësore në Derna thanë se numri i viktimave ka arritur në 2.300, ndërsa mijëra njerëz tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Përmbytje shkatërruese në Libi
1
Pamje e një zone të përmbytur pasi stuhia e fuqishme, Daniel, dhe reshjet e dendura të shiut goditën Libinë, 11 shtator 2023.
2
Një pemë e rrëzuar mes një rruge që çon drejt qytetit Shahhat, Libi, 11 shtator 2023.
3
Njerëzit qëndrojnë në një rrugë të dëmtuar nga shiu dhe stuhia që përmbytën qytetin Shahhat, Libi.
4
Pamje e qytetit Al-Mukhaili i përmbytur nga uji.