Ndërlidhjet

Përvjetori i 'ftohtë'


Pjesëtarët e FSK-së kanë ngritur flamurin në përvjetorin e 11-të të pavarësisë së Kosovës.
Pjesëtarët e FSK-së kanë ngritur flamurin në përvjetorin e 11-të të pavarësisë së Kosovës.

Kosova po shënon 11-vjetorin e pavarësisë pa e përmbyllur ende finalen e madhe të dialogut me Serbinë, për t’i dhënë fund armiqësisë dhe arritjes së një marrëveshjeje paqësore, historike.

Dita e pavarësisë, për herë të parë po shënohet edhe me Ushtrinë në konsolidim e sipër, por Kosova mbetet ende vendi më i izoluar në Evropë, pa liberalizim të vizave.

Në përvjetorin e kaluar, i cili shënoi jubileun e parë, Kosova kishte 116 njohje nga shtetet e ndryshme, kurse sivjet, nuk dihet se cili është ky numër i njohjeve, ngaqë disa shtete kanë vendosur të tërheqin vendimin e tyre, duke pritur rezultatin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shteti më i ri evropian, edhe këtë përvjetor e shënon pa e siguruar ulësen që i takon në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Po ashtu, Kosova nuk e ka ende as mbështetjen unike të Bashkimit Evropian, ngase pesë shtete anëtare të BE-së, nuk e njohin atë si shtet.

Duke qenë me një subjektivitet të papërfunduar ndërkombëtar, Kosova përfaqësohet nëpër organizata e mekanizma ndërkombëtarë, diku si shtet sovran, diku si vëzhgues, e diku me fusnotë në emrin e saj.

Më 17 shkurt, 2008, Kosova në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore shpalli aktin e pavarësisë, por tani, 11 vjet pas, për herë të parë po rivlerësohet ky partneritet.

Dështimi i Kosovës që të jetë pjesë e Organizatës Botërore të Policisë-INTERPOL, që erdhi si pasojë e fushatës së Serbisë kundër këtij anëtarësimi, solli si kundër-reagim përgjigjen e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifës doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Sot, ky vendim po e sfidon Kosovën në planin ndërkombëtar, ngaqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur pakënaqësinë e hapur me tarifën e vendosur nga Prishtina zyrtare, sepse po e shohin atë si pengesë serioze për vazhdimin e dialogut dhe mundësinë për arritjen e një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pengesat në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë cilësuar si dëmtim të interesave amerikane, duke e vënë kështu për herë të parë në pikëpyetje partneritetin me Kosovën, shtetin që në hulumtimet e ndryshme, zakonisht ka qenë më pro-amerikan në Evropë.

*Hashtag: A janë dëmtuar marrëdhëniet Kosovë-SHBA?

A janë dëmtuar marrëdhëniet Kosovë-SHBA?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:20 0:00

Ftohja e raporteve me vendet që Kosova i ka cilësuar si mike, bashkë me sfidat e përhershme si zhvillimi i ngadalshëm ekonomik, papunësia dhe izolimi në mungese të liberalizimit të vizave, për shumë kë në Kosovë ka ndikuar që 11-vjetori i pavarësisë të shihet si një përvjetor i ftohtë.

Ndërkaq, nga aspekti i sundimit të ligjit, përveç luftës së brendshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kosova pritet të ballafaqohet edhe me proceset e para gjyqësore që mund të iniciohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen me emrin unik, Gjykata Speciale për krime lufte.

*Video: Çka është Gjykata Speciale?

Çka është Gjykata Speciale e Kosovës?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

Sidoqoftë, për këto 11 vjet, Kosova është bërë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe organizatat më të rëndësishme financiare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim si dhe atyre sportive, duke veçuar anëtarësimet në FIFA, UEFA dhe Komitetin Olimpik.

Flamuri i Kosovës është ngritur lartë nën tingujt e himnit shtetëror para syve të botës me kampionen olimpike e botërore, Majlinda Kelmendi.

Kurse emri i Kosovës, lakohet për të mirë në opinionin dhe mediat botërore përmes yjeveme origjinë nga Kosova, por që kanë krijuar famë botërore, ku veçohen këngëtaret Rita Ora, Dua Lipa e Era Istrefi.

XS
SM
MD
LG