Ndërlidhjet

A do të jetë pasardhësi i Papa Françeskut një hungarez?

Peter Erdo, kryepeshkopi i Esztergom-Budapestit.

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill, kanë nisur spekulimet për pasuesin e tij në krye të Selisë së Shenjtë. Një nga kandidatët kryesorë është Peter Erdo, kryepeshkopi i Esztergom-Budapestit.

Kardinali hungarez 72-vjeçar ka mbajtur poste të rëndësishme në Kishën Katolike gjatë dekadave të fundit dhe u përmend si kandidat potencial edhe në vitin 2013, kur përfundimisht u zgjodh Papa Françesku.

A ka shanse Erdo të pasojë argjentinasin? Dhe, ndoshta më intriguese, cila është marrëdhënia e tij me kryeministrin gjithnjë e më autoritar të Hungarisë, Viktor Orban?

Kush është Peter Erdo?

Erdo konsiderohet gjerësisht si “papabile” – një term që përdoret për kandidatët me gjasa reale për t’u bërë papë.

Teorikisht, çdo mashkull i pagëzuar katolik është i pranueshëm për papatin, por që nga shekulli i 14-të, vetëm kardinalët janë zgjedhur. Aktualisht ka 252 kardinalë, por vetëm 135 prej tyre kanë të drejtë vote, pasi vetëm ata nën moshën 80-vjeçare mund të marrin pjesë në konklavë.

Erdo mund të arrijë të sigurojë dy të tretat e votave në Konklavën Papnore që pritet të nisë në fillim të majit (jo më herët se 16 ditë pas ndarjes nga jeta të papës, sipas rregullave aktuale).

Kredencialet e tij janë të fuqishme: nga viti 2006 deri më 2016 ai ka drejtuar Këshillin e Konferencave Ipeshkvnore Evropiane – një organizatë e rëndësishme që përfaqëson ipeshkvijtë katolikë në Evropë.

Kjo është me peshë, pasi kardinalët evropianë vazhdojnë të përbëjnë bllokun më të madh të votuesve. Por Erdo nuk ka ndërtuar lidhje vetëm në Evropë. Nëpërmjet punës së tij në këshill, ai ka krijuar kontakte të rregullta me përfaqësues të Kishës nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine – rajone që po fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim në Kishën Katolike.

Ai flet rrjedhshëm italisht dhe latinisht – gjuhë kyçe në hierarkinë e Vatikanit – dhe është një ekspert i njohur i së drejtës kanonike, që rregullon funksionimin e brendshëm të Kishës.

Një nga arritjet e tij më të mëdha është sjellja e Kongresit Ndërkombëtar Eukaristik në Budapest, në vitin 2021 – një ngjarje madhore e cila mblodhi klerikë dhe besimtarë nga mbarë bota, përfshirë edhe papën.

Ky aktivitet i dha Erdos një platformë të fuqishme për të rritur dukshmërinë dhe për të ndërtuar rrjete të rëndësishme si në Vatikan, ashtu edhe në famullitë katolike në mbarë globin.

Por, ndoshta arma e tij më e fortë është pragmatizmi.

Edhe pse konsiderohet konservator – për shembull, ai është kundër dhënies së Kungimit të Shenjtë për katolikët e divorcuar – Erdo ka bashkëpunuar me Papa Françeskun dhe ka shmangur kritikat publike ndaj tij, ndryshe nga shumë figura të krahut tradicionalist.

Papa Françesku madje e kishte përfshirë Erdon në organizimin e takimeve të posaçme të Vatikanit për çështjet familjare, dhe vizitoi Hungarinë dy herë gjatë mandatit të tij.

Bota e nderon Papa Françeskun

<p>Në shkallët e Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë ndizen qirinj në nderim të Papa Françeskut.
1/15

Në shkallët e Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë ndizen qirinj në nderim të Papa Françeskut.

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.
<p>Besimtarët dhe pelegrinët ecin në rrugën "Della Conciliazione" derisa arrijnë për t'u mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit pas vdekjes së Papa Françeskut në Vatikan.
2/15

Besimtarët dhe pelegrinët ecin në rrugën "Della Conciliazione" derisa arrijnë për t'u mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit pas vdekjes së Papa Françeskut në Vatikan.

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.
<p>Të krishterët ndezin qirinj, pas njoftimit nga Vatikani për vdekjen e Papa Françeskut, në Kishën e Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.
3/15

Të krishterët ndezin qirinj, pas njoftimit nga Vatikani për vdekjen e Papa Françeskut, në Kishën e Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.
<p>Një grua fshin lotët në Katedralen e Manilës pas një meshe, pas vdekjes së Papa Françeskut, në Manila, Filipine
4/15

Një grua fshin lotët në Katedralen e Manilës pas një meshe, pas vdekjes së Papa Françeskut, në Manila, Filipine

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.
<p>Njerëzit shprehin nderimet e tyre përpara një portreti të Papa Françeskut të vendosur brenda Katedrales Myeongdong në Seul.
5/15

Njerëzit shprehin nderimet e tyre përpara një portreti të Papa Françeskut të vendosur brenda Katedrales Myeongdong në Seul.

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.
<p>Një prift katolik drejton meshën në një shërbesë kishtare pas vdekjes së Papa Françeskut në Marondera, në lindje të kryeqytetit Harare, Zimbabve.
6/15

Një prift katolik drejton meshën në një shërbesë kishtare pas vdekjes së Papa Françeskut në Marondera, në lindje të kryeqytetit Harare, Zimbabve.

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.
<p>Murgeshat marrin pjesë në meshën përkujtimore për Papa Françeskun në Katedralen e Bariut të Mirë në Singapor.
7/15

Murgeshat marrin pjesë në meshën përkujtimore për Papa Françeskun në Katedralen e Bariut të Mirë në Singapor.

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.
<p>Njerëzit ndezin qirinj në nderim të Papa Françeskut të ndjerë, para Katedrales "Shën Nënë Tereza", në Prishtinë.
8/15

Njerëzit ndezin qirinj në nderim të Papa Françeskut të ndjerë, para Katedrales "Shën Nënë Tereza", në Prishtinë.

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.
<p>Një grua mban një kryq në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, pas vdekjes së Papa Françeskut, në Romë, Itali.
9/15

Një grua mban një kryq në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, pas vdekjes së Papa Françeskut, në Romë, Itali.

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.
<p>Leo, 9 vjeç, përpiqet t'i fryjë qirinjtë e vendosur pranë një fotografie të Papa Françeskut, ndërsa njerëzit marrin pjesë në luftjet pas vdekjes së papës, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.
10/15

Leo, 9 vjeç, përpiqet t'i fryjë qirinjtë e vendosur pranë një fotografie të Papa Françeskut, ndërsa njerëzit marrin pjesë në luftjet pas vdekjes së papës, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.
<p>Një person shpreh nderimet e tij për Papa Françeskun e ndjerë në një kishë të Arkidioqezës Katolike të Tajpeit, Tajvan.
11/15

Një person shpreh nderimet e tij për Papa Françeskun e ndjerë në një kishë të Arkidioqezës Katolike të Tajpeit, Tajvan.

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.
<p>Një portret i Papa Françeskut është vendosur në Katedralen e Shën Stefanit pas vdekjes së tij, në Vjenë.<br>
12/15

Një portret i Papa Françeskut është vendosur në Katedralen e Shën Stefanit pas vdekjes së tij, në Vjenë.

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.
<p>Murgeshat mbërrijnë për t'u lutur në kujtim të Papa Françeskut të ndjerë në Katedralen e Shën Marisë në Yangon, më 22 prill 2025.
13/15

Murgeshat mbërrijnë për t'u lutur në kujtim të Papa Françeskut të ndjerë në Katedralen e Shën Marisë në Yangon, më 22 prill 2025.

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.
<p>Një rruzare mbi trupin e Papa Françeskut në një arkivol të hapur gjatë ritit të shpalljes së vdekjes në rezidencën Santa Marta në Vatikan.
14/15

Një rruzare mbi trupin e Papa Françeskut në një arkivol të hapur gjatë ritit të shpalljes së vdekjes në rezidencën Santa Marta në Vatikan.

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.
<p>Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, majtas, lutet para trupit të Papa Françeskut, i vendosur në arkivol, në Vatikan.
15/15

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, majtas, lutet para trupit të Papa Françeskut, i vendosur në arkivol, në Vatikan.

Vende nga e gjithë bota e kanë nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, pas një beteje me pneumoni të dyfishtë. Si papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.
Previous slide
Next slide

A ka lidhje Erdo me Viktor Orbanin?

Por, çfarë mund të thuhet për lidhjet e Erdos me Qeverinë e Viktor Orbanit dhe partinë në pushtet, Fidesz – që vetëidentifikohet si mbrojtëse e vlerave judeo-kristiane dhe shpeshherë përballet me institucionet e Bashkimit Evropian?

Shteti hungarez financon Kishën Katolike dhe komunitete të tjera fetare të njohura përmes mbështetjes për edukimin fetar, kompensimit për pronat e konfiskuara nga regjimi komunist dhe organizimin e ngjarjeve si Kongresi Eukaristik.

Gjatë krizës së emigrantëve në vitin 2015, Erdo e krahasoi pranimin e emigrantëve me ndihmën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore – një qëndrim që përputhej më shumë me retorikën e Orbanit sesa me qëndrimin më tolerant të Papës Françesku.

Megjithatë, ai më pas paralajmëroi kundër përplasjes së feve dhe vuri në pikëpyetje nëse një kontinent mund të quhet vërtet i "krishterë", duke iu kundërvënë në mënyrë të tërthortë retorikës kundër "islamizimit të Evropës" nga ana e Orbanit.

Erdo duket se ndjek të njëjtën qasje pragmatike ndaj Qeverisë hungareze si ndaj fraksioneve brenda Kishës Katolike. Ai nuk e ka mbështetur publikisht partinë në pushtet, megjithatë shumë priftërinj në Hungari u kanë bërë thirrje besimtarëve që të votojnë për Fidesz.

Ai ka zgjedhur me kujdes betejat e tij me Budapestin. Ka qëndruar i heshtur ndaj disa ligjeve të debatueshme, por është shprehur hapur për të tjera. Për shembull, ai nuk e kritikoi ndalimin e njerëzve të pastrehë në vitin 2018 – një masë në kundërshtim me mësimet e Papës Françesku. Por, kur Qeveria ndërmori hapin për të shtetëzuar klinikat e fertilizimit (IVF) një vit më vonë, Erdo nuk kurseu kritikat.

Edhe pse shumë vëzhgues të Vatikanit mendojnë se mund të zgjidhet papa i parë afrikan apo aziatik, një kandidat kompromisi për të stabilizuar Kishën pas viteve progresive e sfiduese të Françeskut mund të jetë pikërisht primati i Hungarisë.

XS
SM
MD
LG