Ndërlidhjet

Vazhdojnë hetimet për vrasjen e trefishtë në Deçan

Autobusi i sulmuar në Gllogjan.
Autobusi i sulmuar në Gllogjan.

Autoritetet në Kosovë thonë se kanë dy apo tri pista që po hetohen lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan të Deçanit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, gjatë një prononcimi për media nga Deçani, tha më 27 nëntor se ende nuk kanë një motiv lidhur me sulmin me armë zjarri ndaj një autobusi, me ç’rast u vranë shoferi dhe dy nxënës. Ndërkaq, edhe një nxënës mbeti i plagosur.

“Aktualisht mund të flasim për një sistem të dy, përkatësisht tri pistave të mundshme të hetimit dhe të gjitha informacionet që jemi duke i mbledhur, por edhe provat materiale nga vendi i ngjarjes çojnë në këtë drejtim. Po flasim për një person, por me mundësi të ndërlidhjes edhe me persona të tjerë, që nënkupton se mund të ketë më shumë se një të dyshuar. Në kuptimin e qarkullimit të personit, janë duke u ekzaminuar prova teknike të ndryshme, të cilat do të na tregojnë saktë se prej nga ka ardhur, ku ka qëndruar dhe nga ka shkuar”, tha Mehmeti.

Deçanasit ndezin qirinj për viktimat në Gllogjan
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:42 0:00

Ai tha se momentalisht hetuesit janë duke e kontrolluar terrenin, ndërkaq janë angazhuar edhe njësi shtesë dhe ekspertë për të përpunuar të gjitha informacionet lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkaq, sa i përket mundësisë që ky rast të ketë lidhje me akt terrorist, Mehmeti tha se “deri në këto momente që ne po flasim, ne nuk e kemi asnjë të dhënë, asnjë provë, asnjë informacion që shkon nga akti terrorist apo nga akti që ndërlidhet me çështje religjioze”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i bëri ultimatum dorasit që të dorëzohet dhe ftoi qytetarët, që kanë informacione, t’iu drejtohen organeve të rendit.

“Unë i bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sepse për çdo ditë ai rëndon të tjerët. E dimë shumë mirë që kushdo që ndihmon vrasësit implikohet në vepër të rëndë penale”, tha Sveçla.

Ai shtoi se institucionet janë të vendosura që ky rast të zbardhet sa më shpejt dhe tha se për këtë do të përdoren të gjitha kapacitetet shtetërore.

Deçani nderon viktimat e sulmit në Gllogjan

Qytetarët në Komunën e Deçanit u mblodhën më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po bartte nxënës nga Gjakova në Deçan. 
1/9 Qytetarët në Komunën e Deçanit u mblodhën më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po bartte nxënës nga Gjakova në Deçan. 
Qindra qytetarë ndezën qirinj më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës. Më 26 nëntor, shoferi i autobusit dhe dy nxënës u vranë, teksa po udhëtonin për në fshatin Gllogjan të Deçanit. Autoritetet kanë thënë se janë duke hetuar dy-tri pista dhe se nuk përjashtohet mundësia që në këtë ngjarje të jenë të përfshirë më shumë se një person.
Në sulmin me armë zjarri, që ndodhi në orët e mbrëmjes së 26 nëntorit, u vra një shofer dhe dy nxënës. 
2/9 Në sulmin me armë zjarri, që ndodhi në orët e mbrëmjes së 26 nëntorit, u vra një shofer dhe dy nxënës. 
Qindra qytetarë ndezën qirinj më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës. Më 26 nëntor, shoferi i autobusit dhe dy nxënës u vranë, teksa po udhëtonin për në fshatin Gllogjan të Deçanit. Autoritetet kanë thënë se janë duke hetuar dy-tri pista dhe se nuk përjashtohet mundësia që në këtë ngjarje të jenë të përfshirë më shumë se një person.
Autoritetet e rendit në Kosovë ende nuk kanë arrestuar ndonjë të dyshuar për sulmin në Gllogjan të Deçanit. 
3/9 Autoritetet e rendit në Kosovë ende nuk kanë arrestuar ndonjë të dyshuar për sulmin në Gllogjan të Deçanit. 
Qindra qytetarë ndezën qirinj më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës. Më 26 nëntor, shoferi i autobusit dhe dy nxënës u vranë, teksa po udhëtonin për në fshatin Gllogjan të Deçanit. Autoritetet kanë thënë se janë duke hetuar dy-tri pista dhe se nuk përjashtohet mundësia që në këtë ngjarje të jenë të përfshirë më shumë se një person.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar dy-tri pista lidhur me ngjarjen në Gllogjan. 
4/9 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar dy-tri pista lidhur me ngjarjen në Gllogjan. 
Qindra qytetarë ndezën qirinj më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës. Më 26 nëntor, shoferi i autobusit dhe dy nxënës u vranë, teksa po udhëtonin për në fshatin Gllogjan të Deçanit. Autoritetet kanë thënë se janë duke hetuar dy-tri pista dhe se nuk përjashtohet mundësia që në këtë ngjarje të jenë të përfshirë më shumë se një person.
Autoritetet e Kosovës nuk e kanë përjashtuar mundësinë që në sulmin ndaj autobusit të jenë përfshirë më shumë se një person. 
5/9 Autoritetet e Kosovës nuk e kanë përjashtuar mundësinë që në sulmin ndaj autobusit të jenë përfshirë më shumë se një person. 
Qindra qytetarë ndezën qirinj më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës. Më 26 nëntor, shoferi i autobusit dhe dy nxënës u vranë, teksa po udhëtonin për në fshatin Gllogjan të Deçanit. Autoritetet kanë thënë se janë duke hetuar dy-tri pista dhe se nuk përjashtohet mundësia që në këtë ngjarje të jenë të përfshirë më shumë se një person.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se janë duke e pastruar terrenin ku ndodhi ngjarja, për të parë nëse mund të sigurohen prova të reja. 
6/9 Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se janë duke e pastruar terrenin ku ndodhi ngjarja, për të parë nëse mund të sigurohen prova të reja. 
Qindra qytetarë ndezën qirinj më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës. Më 26 nëntor, shoferi i autobusit dhe dy nxënës u vranë, teksa po udhëtonin për në fshatin Gllogjan të Deçanit. Autoritetet kanë thënë se janë duke hetuar dy-tri pista dhe se nuk përjashtohet mundësia që në këtë ngjarje të jenë të përfshirë më shumë se një person.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar që personat përgjegjës për vrasjen e trefishtë të dorëzohen, duke thënë se kushdo që u ndihmon atyre bën shkelje të rëndë penale. 
7/9 Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar që personat përgjegjës për vrasjen e trefishtë të dorëzohen, duke thënë se kushdo që u ndihmon atyre bën shkelje të rëndë penale. 
Qindra qytetarë ndezën qirinj më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës. Më 26 nëntor, shoferi i autobusit dhe dy nxënës u vranë, teksa po udhëtonin për në fshatin Gllogjan të Deçanit. Autoritetet kanë thënë se janë duke hetuar dy-tri pista dhe se nuk përjashtohet mundësia që në këtë ngjarje të jenë të përfshirë më shumë se një person.
Autoritetet në Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve, që nëse kanë informacione lidhur me ngjarjen në Gllogjan, t'u drejtohen organeve të rendit. 
8/9 Autoritetet në Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve, që nëse kanë informacione lidhur me ngjarjen në Gllogjan, t'u drejtohen organeve të rendit. 
Qindra qytetarë ndezën qirinj më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës. Më 26 nëntor, shoferi i autobusit dhe dy nxënës u vranë, teksa po udhëtonin për në fshatin Gllogjan të Deçanit. Autoritetet kanë thënë se janë duke hetuar dy-tri pista dhe se nuk përjashtohet mundësia që në këtë ngjarje të jenë të përfshirë më shumë se një person.
Vrimat e plumbave shihen në dritaren e përparme të autobusit. Policia e Kosovës ka hedhur poshtë mundësinë që vrasja e trefishtë lidhet me akt terrorist. 
9/9 Vrimat e plumbave shihen në dritaren e përparme të autobusit. Policia e Kosovës ka hedhur poshtë mundësinë që vrasja e trefishtë lidhet me akt terrorist. 
Qindra qytetarë ndezën qirinj më 27 nëntor për të kujtuar tri viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës. Më 26 nëntor, shoferi i autobusit dhe dy nxënës u vranë, teksa po udhëtonin për në fshatin Gllogjan të Deçanit. Autoritetet kanë thënë se janë duke hetuar dy-tri pista dhe se nuk përjashtohet mundësia që në këtë ngjarje të jenë të përfshirë më shumë se një person.
Previous slide
Next slide

Nxënësi i plagosur, në gjendje stabile

Nga të shtënat me armë zjarri drejt një autobusi që po udhëtonte nga Gjakova në Deçan, një nxënës u plagos, por gjendja e tij është stabile.

Naim Sahiti, zëdhënës i Spitalit të Pejës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se i plagosuri është operuar dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.

“I është hequr plumbi gjatë orëve të mbrëmjes (më 26 nëntor). Tash është gjatë procesit të trajtimit pas-operativ, por gjendja e tij është shumë e mirë”, tha Sahiti.

Sipas Sahitit, i plagosuri kishte një plumb në kofshën e majtë si dhe një plumb që ka depërtuar tejpërtej.

Ndërkaq, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ende nuk ka arrestime lidhur me vrasjen e trefishtë në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit.

Sipas Policisë, vrasjet dyshohen se u kryen me armë zjarri të llojit AK-47.

Më 26 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e kanë cilësuar ngjarjen si "tronditëse" dhe i kanë ftuar organet e rendit që t'i zbulojnë autorët e krimit dhe t'i sjellin para drejtësisë.

Ngjarjen e kanë dënuar edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe partive politike në Kosovë.

XS
SM
MD
LG