Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
A mund t’ju hakojnë frigoriferin, kamerat e sigurisë apo edhe makinën? Incidentet e fundit që prekën frigoriferët dhe ngrirësit e supermarketeve në Belgjikë, Luksemburg dhe Francë kanë ngritur pyetje për sigurinë e pajisjeve të lidhura me internetin.
Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për mbrojtje. Raportet qeveritare konfirmuan dështimet institucionale, ndërsa vrasja e saj nxiti protesta dhe kërkesa për dorëheqje të zyrtarëve përgjegjës.
Nga raportimet për dhunë e kanosje te betejat për kujdestarinë e djalit dhe pasurinë e përbashkët, Arlinda Zekaj kërkoi vazhdimisht ndihmë nga institucionet, të paktën që nga mesi i vitit 2026.
Rrugët e Prishtinës janë mbushur me mbeturina. Kontejnerë të stërmbushur, grumbuj mbeturinash përreth tyre dhe mbetje të shpërndara nëpër trotuare janë pamje që hasen në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
Thirrjet në hapësirën online për djegien e ndërtesës së Kuvendit, rrahjen e protestuesve dhe etiketimet ndaj policëve i kanë shoqëruar protestat që u përshkallëzuan në dhunë më 5 tetor në Prishtinë.
Humbja e qasjes në llogaritë e WhatsApp-it u ka shkaktuar shqetësim disa pronarëve të bizneseve në Kosovë, duke ngritur alarm për mundësinë e keqpërdorimit të përmbajtjeve të ndjeshme brenda tyre.
Emra, adresa, të dhëna bankare dhe kredenciale llogarish shiteshin në një treg ilegal online të drejtuar nga dy vëllezër nga Kosova. Rydox funksionoi për vite me radhë, duke u ofruar blerësve të dhëna të vjedhura dhe mjete që mund të përdoreshin për mashtrime e krime të tjera në internet.
Behajdin Allaqi, profesor nga Prizreni dhe veprimtar politik, u zhduk në qershor të vitit 1998. Rrethanat e zhdukjes së tij mbetën të pasqaruara për vite me radhë.
Dënimi në shkallë të parë për krime lufte i katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës erdhi në kohën kur epoka e proceseve të mëdha ndërkombëtare për luftërat në ish-Jugosllavi po i afrohet fundit, thonë njohës të drejtësisë tranzicionale
Hashim Thaçi dhe tre ish-udhëheqës të tjerë të UÇK-së u dënuan për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator, por aktgjykimi nuk është përfundimtar. Çfarë mund të kundërshtojë mbrojtja në apel?
Procesi i apelit mund të sjellë ndryshime në dënimet që Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i shqiptuan më 16 shtator kundër katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët i shpallën fajtorë për krime lufte, thotë Nevenka Tromp.
Shpresa se pritjes mund t’i vijë fundi, sipas familjarëve të të zhdukurve, shoqërohet edhe me frikën se analizat e ADN-së mund të tregojnë se më të dashurit e tyre nuk janë në mesin e mbetjeve të gjetura.
Gjetja e mbetjeve mortore është vetëm fillimi i një procesi kompleks identifikimi, thotë Samira Krehiq, udhëheqëse e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) për Ballkanin Perëndimor.
As zgjedhjet e reja dhe as një vendim tjetër i Gjykatës Kushtetuese nuk do t’i jepnin zgjidhje të qëndrueshme krizës institucionale në Kosovë, nëse partitë nuk tregojnë vullnet për kompromis dhe bashkëjetesë politike, thotë analistja politike, Donika Emini.
Mijëra pula të ngordhura, prodhim i përgjysmuar dhe një biznes familjar në rrezik - këto ishin vetëm disa nga pasojat nga një zjarr që kaploi një deponi të mbeturinave në perëndim të Kosovës, në korrik.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk do të vazhdojë derisa partitë politike të arrijnë një marrëveshje politike, ka thënë më 11 gusht Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e kryeson seancën në cilësinë e deputetit më të vjetër të Kuvendit.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka njoftuar se ka nisur "tranzicionin gradual të pranisë" së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë vetëm edhe disa orë kohë për t’u mbledhur, të premten, në ditën e fundit të afatit 30 ditor të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, për përfundimin e seancës konstituive të organit ligjvënës.
Një hetim rreth dyvjeçar i autoriteteve të Kosovës çoi fillimisht në arrestimin e dy personave të dyshuar për krime lufte, dhe më pas në gërmime në një lokacion në Zubin Potok, ku dyshohej se ndodhej një varrezë masive.
Shfaq më shumë