Doruntina Baliu është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Banorët e mbetur në fshatin Shipitullë të Obiliqit, zonë me interes të veçantë për mihjen e qymyrit në Kosovë, po kërkojnë që shtëpitë e tokat t’u shpronësohen dhe ata të zhvendosen nga jetesa afër ekskavatorëve.
Tenderët për pishinën olimpike në Leposaviq po gjykohen si krim i organizuar. Të përfshirë janë zyrtarë e biznesmenë serbë e shqiptarë.
Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar u prit nga liderët shtetërorë në Kosovë, për nder të 25- vjetorit të përfundimit të luftës në vend. Blair konsiderohet një ndër figurat me rol kyç në çuarjen përpara të intervenimit ndërkombëtar që largoi forcat serbe nga Kosova.
Një politikan slloven dhe dy të tjerë nga shtete skandinave janë përmendur si persona potencialë për të marrë postin e ndërmjetësuesit të ri të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, pasi Mirosllav Lajçak, që e mban aktualisht këtë post, do të nisë punën e re si ambasador i BE-së në Zvicër.
Një marrëveshje që i jep Danimarkës në shfrytëzim një burg në Kosovë për rreth 10 vjet, në shkëmbim të mbi 200 milionë eurove, ka ngritur shqetësime se mund të çojë në shkelje të të drejtave të njeriut për të burgosurit nga Danimarka, por edhe për ata brenda Shërbimit Korrektues në Kosovë.
Burgu i rajonit të Gjilanit, i hapur rreth tetë vjet më parë, do të rinovohet për t’u bërë vend të burgosurve nga Danimarka. Nga aty do të largohen të burgosurit e tanishëm për t’iu lënë vend atyre që vijnë nga jashtë.
Me njohjen e shtetit të Palestinës nga qeveria spanjolle, por edhe me arsyetimin e saj, shtrohet pyetja pse Spanja po heziton ta njohë Kosovën, shtet me shumicë shqiptare që e ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pas luftës dhe bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999.
Policia e Kosovës ka konfiskuar sërish armë në veriun e banuar me shumicë serbe, më 14 maj. Por, çfarë dihet për këto armë?
Të paktën një për qind e territorit të Kosovës llogaritet të jetë e degraduar nga industria e nxjerrjes së gurëve. Kjo industri shumë fitimprurëse, sipas raporteve zyrtare, i ka kushtuar mjedisit, sidomos pasi shumica e guroreve nuk janë rehabilituar pas përfundimit të aktiviteteve.
Disa grupe hakerësh prorusë kanë marrë përgjegjësinë mbi sulmet kibernetike që përkohësisht bllokuan disa faqe qeveritare në Kosovë gjatë javës së kaluar.
Të paktën një për qind e territorit të Kosovës llogaritet të jetë e degraduar nga industria e nxjerrjes së gurëve. Kjo industri shumë fitimprurëse, sipas raporteve zyrtare i ka kushtuar mjedisit, sidomos pasi shumica e guroreve nuk janë rehabilituar pas përfundimit të aktiviteteve.
Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori. Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.
Probleme me pronën e uzurpuar kanë qytetarë serbë e shqiptarë. Çështjet pronësore të ndërlidhura me tensione etnike në Kosovë janë përmendur edhe në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut të vitit 2023.
Në mëngjesin e 17 prillit, derisa po kthehej nga Cyrihu i Zvicrës për në Kosovë me autobus dhe pasi arriti në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, Kastrati ishte në mesin e shumë kosovarëve që u ndaluan për orë të tëra nga autoritetet serbe.
Lokalet, tavolinat, e kuponët fiskalë të bizneseve të lojërave të fatit, që dikur funksionin në Kosovë si të ligjshme, tani janë shndërruar në një skemë të fshehtë, që përfshin telefona të mençur, pika kontakti dhe qasje në internet.
Sipas SHBA-së, hakerët e mbështetur nga Qeveria kineze, më 2021 shënjestruan “çdo anëtar të BE-së” që ishte pjesë e Aleancës Ndërparlamentare për Kinën (IPAC).
Një ishull i fortifikuar i epokës komuniste në brigjet e Shqipërisë mund të bëhet tani një vendpushim luksoz, sipas planeve të Jared Kushnerit, dhëndrit të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ekipi i Radios Evropa e Lirë eksploroi ishullin e braktisur të Sazanit.
Radio Evropa e Lirë gjeti disa faqe online, të krijuara për të vënë baste, por edhe për të luajtur lojëra të tjera fati në Kosovë.
Shfaq më shumë