Ndërlidhjet

Arkitektura e barazisë: Pse vëllezërit në Kosovë ndërtojnë shtëpi të njëjta?

Në fshatra, por edhe në zona urbane të Kosovës, vërehen shpesh vargje shtëpish thuajse identike - nga plani i ndërtimit, e deri te fasada dhe oborret.

Sipas sociologut Genc Xërxa, “shtëpitë e njëjta janë pjesë e kontekstit kulturor që tregon një lloj barazie”.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se familjet përpiqen të shmangin xhelozinë dhe përçarjet, duke ruajtur uniformitetin mes vëllezërve.

Në vitin 2025, ky fenomen u hulumtua edhe nga antropologu çek, Radan Haluzík, i cili e sheh këtë praktikë si një përgjigje ndaj ndryshimeve të mëdha kulturore dhe ekonomike, ku familjet përpiqen të balancojnë pabarazitë ekonomike mes vëllezërish, mungesën fizike të anëtarëve që jetojnë jashtë vendit, dhe dëshirën për privatësi, duke përdorur arkitekturën si “një formë adaptimi ndaj presioneve të globalizimit”.

Megjithatë, sipas tij, mbetet e paqartë nëse arkitektura mund të zgjidhë plotësisht tensionet dhe kontradiktat që sjellin këto ndryshime shoqërore.


Shfaq më shumë

16x9 Image

Ibrahim Berisha

Kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

16x9 Image

Doruntina Baliu

Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG