Ndërlidhjet

Polonia mban konferencë të donatorëve për refugjatët ukrainas


Refugjatë ukrainas.

Polonia do të jetë nikoqire e një konferencë donatorësh të shtunën për të ndihmuar më shumë se 11 milionë njerëz që janë dëbuar nga Ukraina nga pushtimi i Rusisë ose që janë zhvendosur brenda vendit.

Ngjarja, e cila fillon në orën 15:00 sipas kohës locale në Varshavë, u organizua nga organizata joqeveritare Global Citizen, Komisioni Evropian dhe qeveria kanadeze.

Paratë do të shkojnë kryesisht për programet e Kombeve të Bashkuara dhe iniciativat lokale të ndihmës.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, është planifikuar të paraqitet personalisht në këtë ngjarje.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau do të bashkohet përmes video-lidhjes.

Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe presidenti polak, Andrzej Duda.

Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, më shumë se 2.5 milionë ukrainas kanë kaluar kufirin për në Poloni.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR), një total prej rreth 4.4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së tha këtë javë se 7.1 milionë njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, por mbeten brenda kufijve të vendit të shkatërruar nga lufta.

XS
SM
MD
LG