Ndërlidhjet

Zelensky bën thirrje për bojkotimin e produkteve ruse


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për bojkotim global të të gjitha produkteve ruse, përfshirë naftën.

“Nëse pushtimi vazhdon dhe Rusia nuk heq dorë nga planet e saj kundër Ukrainës, atëherë ne kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh”, tha Zelensky në një video-adresim të hënën.

Sipas tij, bota duhet t’i refuzojë eksportet e Rusisë, sidomos naftën dhe produktet e saj.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë edhe më me vendosmëri”, tha ai.

Zelensky tha se as Rusia nuk duhet të marrë mallra dhe shërbime nga jashtë “nëse nuk dëshiron t’i respektojë rregullat e civilizuara”.

“Mund të quhet embargo, ose mund të jetë thjesht moral”, tha Zelensky.

“Lëreni luftën t’i ushqejë ata”, shtoi ai.

  • Për lajme në kohë reale nga lufta në Ukrainë, na përcillni në këtë blog.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për pushtim, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet drejt lindjes.

Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe diplomatik.

XS
SM
MD
LG