Prishtina në mbrëmjen vendimtare të Kosovës për Botërorin 2026
Rrugët dhe sheshet e kryeqytetit Prishtinë janë mbushur me tifozë që valëvitin flamuj shtetërorë dhe kombëtarë në natën kur Kosova do të përballet me Turqinë në një ndeshje finale për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Në qytet shihet edhe një prani e tifozëve turq. Dardanët e presin Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” sonte në orën 20:45 dhe fituesi do të shkojë në Botërorin e kësaj vere në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
13
Një burrë dhe dy gra me shalle mbi supe të cilat mbajnë si emrin e Kosovës, ashtu edhe atë të Turqisë, pak para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026, të martën në Stadiumin "Fadil Vokrri".
14
Turqia nuk është paraqitur në Botëror për më shumë se dy dekada, që nga viti 2002, kur kishte arritur deri në gjysmëfinale.