Prishtinasit kthejnë sytë nga transporti ekologjik
Biçikleta, trotinetë e makina elektrike gjithnjë e më shumë po shihen në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ky lloj transporti ndihmon në ruajtjen e mjedisit, teksa Komuna e Prishtinës dhe kompani private ofrojnë për përdorim edhe biçikleta e trotinetë me çmime të ndryshme. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena ka shkrepur disa fotografi në rrugët e kryeqytetit kosovar që shfaqin përdorimin e këtij transporti alternativ.
9
Një qytetar duke kaluar zebrat me biçikletën e tij. Transporti me biçikleta, trotinetë elektrikë dhe vetura elektrike ndihmon në ruajtjen e mjedisit. Ndërkaq, ngasja e biçikletave po ashtu ofron përfitime shëndetësore.
10
Një person duke kaluar rrugën me një trotinet. Biçikletat dhe trotinetët elektrikë, ndërkaq, sipas autoriteteve lokale, ndalohen të përdoren nëpër sheshet e Prishtinës.
11
Një person shihet duke kaluar nëpër një rrugë afër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Në këtë pjesë, siç mund të vërehet edhe në fotografi, nuk ka shtigje të dedikuar për biçikleta dhe ata që përdorin këtë mjet transporti detyrohen të kalojnë nëpër rrugët e mbushura me vetura. Nga Komuna e Prishtinës nuk janë përgjigjur se sa saktësisht ka shtigje biçikletash kryeqyteti.
12
Viteve të fundit ka pasur rritje të importit të veturave elektrike në Kosovë. Këto mjete nuk prodhojnë emetime direkte gjatë përdorimit, çka mund të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit, që në disa zona të Kosovës tejkalon kufijtë e lejuar, veçmas gjatë dimrit.