Ndërlidhjet

Protesta në veri përmes fotografive

Në Mitrovicën e Veriut, të dielën e 6 nëntorit, është mbajtur një protestë - e thirrur nga Lista Serbe - për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS - Republika e Kosovës.

Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovës - për largim nga të gjitha institucionet e vendit.

Nga 1 nëntori, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin, në tri faza, për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.

Komuniteti ndërkombëtar ka thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin për targat, mirëpo ka kërkuar shtyrje të vendimit për periudhë 12-mujore.


Shfaq më shumë

16x9 Image

Ibrahim Berisha

Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG