Ndërlidhjet

Protesta me nga një person në mbështetje të Navalnyt

Protesta me një person – që lejohet sipas ligjeve në Rusi – janë mbajtur pas arrestimit të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Navalny është dërguar në qendrën famëkeqe të ndalimit të Moskës, Matrosskaya Tishina, pasi një gjykatës ia shqiptoi 30 ditë paraburgim. Ai u arrestua më 17 janar në një aeroport të Moskës, pasi u kthye nga Gjermania, ku për disa muaj ishte trajtuar për helmim. Navalny thotë se helmimi ndaj tij, në gusht të vitit 2020, është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.


Trego më shumë

XS
SM
MD
LG