Ndërlidhjet

Mijëra të ndaluar në protestat për Navalnyn në Rusi


Rusët protestojnë në minus 43 gradë Celsius
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:55 0:00

Rusët protestojnë në minus 43 gradë Celsius

Policia në Rusi ka përdorur forcë dhe ka ndaluar mbi 5,000 persona në mbarë vendin, pasi protestuesit, për të dytën javë me radhë, kërkuan lirimin nga burgu të politikanit opozitar, Aleksei Navalny.

Grupi monitorues OVD-Info tha se 5,135 persona janë ndaluar në protestat në mbarë Rusinë.

Në rrugët e qyteteve ruse, më 31 janar kishte prani të shtuar të policisë, të cilët tentuan të shpërndajnë protestuesit. Protestat, që u mbajtën pa lejen e autoriteteve, u thirrën nga Navalny dhe ekipi i tij.

Policët janë parë duke tërhequr zvarrë protestuesit e duke i futur në makina të blinduara, si dhe duke ushtruar dhunë ndaj tyre. Po ashtu, forcat e rendit kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Dhuna dhe raportimet për ndalimin e protestuesve, vijnë vetëm një javë pasi policia arrestoi mijëra protestues, gjë që nxiti realigimin e Uashingtonit zyrtar, i cili bëri thirrje që të respektohen të drejtat e njeriut dhe liria e shtypit.

Gruaja e Navalnyt është në mesin e qindra personave që u ndaluan në Moskë, ku Navalny gjendet në paraburgim për 30 ditë, nën akuzat, të cilat ai i cilëson të fabrikuara.

Protestat në Moskë nuk nisën në kohën e paraparë, pasi autoritetet kishin mbyllur të gjitha linjat e transportit publik, me qëllim që të pamundësonin tubimin e qytetarëve.

Policia ndalon protestuesit në Moskë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:53 0:00

Në Shën Petersburg, një zyrtar policor ka kërcënuar një gazetar të Radios Evropa e Lirë, pasi ai e pyeti se pse ai po ndalohej nga autoritetet. Në këtë qytet, mbi 480 persona raportohet se janë arrestuar. Një video e postuar në mediat sociale shfaqi një zyrtar policor duke rahur një polic.

Në përgjithësi, 35 gazetarë në mbarë Rusinë u ndaluan nga policia, tetë prej tyre vetëm në Shën Petersburg, raporti Qendra për monitorimin e shkeljeve të të drejtave të gazetarëve rusë.

Protestuesit në Lindjen e Largët dhe Siberi protestuan, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Videot e xhiruara në Vladivostok, ku qindra protestues u arrestuan, shfaqin pjesëmarrësit në protesta të cilët kanë lidhur duart dhe kanë brohoritur “Putini është hajdut”. Në këtë vend, protestat u mbyllën pas dy orësh.

Policia ruse ndalon Navalnyn
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:14 0:00

Ndërkaq, në pamjet e shfaqura në mediat sociale nga Kazani, protestuesit u panë duke u përleshur me policinë.

Në qytetin Perm u panë forca të shtuara të sigurisë. Në këtë qytet protestat kanë përfunduar. Në Irkutsk u raportua se 24 persona u ndaluan nga autoritetet e rendit.

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë, që punon për Shërbimin Rus, Andrei Afanasyev është në mesin e të ndaluarve në qytetin Blagoveshchensk në Lindjen e Largët. Ai ishte duke raportuar për protestat në këtë qytet.

Policia ruse në Shën Petersburg. 31 janar, 2021.
Policia ruse në Shën Petersburg. 31 janar, 2021.

SHBA-ja dënon dhunën e policisë ruse

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA-ja dënon "taktikat e ashpra të përdorura kundër protestuesve paqësorë dhe gazetarëve nga autoritetet ruse për të dytën javë me radhë. Ne sërish i bëjmë thirrje Rusisë që të lirojë personat që janë arrestuar duke ushtruar të drejtat e tyre njerëzore, përfshirë edhe Aleksei Navalnyn".

Këtij postimi në Twitter të sekretarit Blinken i është kundërpërgjigjur Ministria e Jashtme ruse, e cila i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për "ndërhyrje" në punët e brendshme të Rusisë dhe ka thënë se Uashingtoni po promovon thirrje, që në Moskë konsiderohen tubime joligjore, përmes "platformave online që kontrollohen nga Uashingtoni", por duke mos dhënë detaje se për cilat platforma bëhet fjalë.

Edhe Bashkimi Evropian ka dënuar dhunën e ushtruar nga forcat policore ruse ndaj protestuesve.

Organizata Amnesty International tha se Rusia ka arrestuar aq shumë persona në Moskë, sa që qendrat e ndalimit "nuk kanë më vend" dhe njerëzit janë duke u mbajtur në qendra të deportimit.

"Të burgosësh çdo kritik në shtet është një lojë e humbur - në vend të kësaj, autoritetet ruse duhet ta kuptojnë se sa ka vlerë e drejta e tubimit paqësor dhe e shprehjes së mendimit e shumë rusëve dhe të lejojnë njerëzit të shprehin mendimet e tyre lirshëm, pa pasur frikë nga hakmarrja", tha Amnesty në një deklaratë, pas protestave në Rusi.

Policia ruse paraprakisht kishte paralajmëruar protestuesit se është e “jashtëligjshme” pjesëmarrja në këto protesta dhe pjesëmarrësit do të përballen me akuza për shkelje të kufizimeve që lidhen me pandeminë e koronavirusit.

Fundjavën e kaluar, pothuajse 4,000 persona u arrestuan në protestat që u mbajtën në më shumë se 100 qytete ruse.

Që prej atyre protestave, autoritetet kanë arrestuar aleatët e Navalnyt dhe mbështetësit e tij.

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny u arrestua më 17 janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit në gushtin e kaluar. Navalny thotë se pas këtij helmimi qëndron presidenti rus, Vladimir Putin. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.

Një gjykatë në Rusi i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Prokurorët thonë se Navalny shkeli kushtet e pezullimit të një dënimi më 2014 që kishte të bënte me keqpërdorim fondesh.

Nëse Navalny gjendet fajtor se ka shkelur rregullat e lirimit nga burgu, ai mund të dënohet deri me tre vjet burgim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG