Ndërlidhjet

Dy gjëra që mund të ndryshojnë politikën në Rusi

Pamje nga protestat e 23 janarit në Moskë.
Pamje nga protestat e 23 janarit në Moskë.

“Putini është hajn!”

Turma ka thirrur kështu në qytetet në gjithë Rusinë më 23 janar, nisur nga Vladivostoku në Lindje të Largët, deri në Kaliningrad në Detin Baltik, duke u përballur me forca policore, ndërkohë që përballja e Aleksei Navalnyt me Kremlinin, ka hyrë në fazë të re.

Herën e fundit kur Rusia ka shënuar marshe të tilla, ka qenë marsi i vitit 2017, pasi Navalny ka publikuar një video, përmes së cilës ka akuzuar për korrupsion ish-kryeministrin, Dmitry Medvedev.

Mijëra persona kërkojnë lirimin e Navalnyt
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:23 0:00

Protestat kombëtare janë iniciuar nga kritiku më i zëshëm i Kremlinit, i cili aktualisht është i burgosur. Mirëpo analistët besojnë se hetimi i ashtuquajtur “Pallati i Putinit” është përzier me burgosjen e Navalnyt, në një mënyrë që mund të ndryshojë bilancin politik në Rusi.

“Ekzistojnë dy motive për protestuesit, mirëpo ato janë duke u përzier”, ka thënë analisti politik Abbas Gallyamov për Radion Evropa e Lirë.

“Navalny është duke u bërë sinonim për luftën kundër korrupsionit”.

Brenda ‘pallatit të Putinit’

Një fotografi e pallatit e bërë me dron, që gjendet rreth 18 kilometra larg nga qyteti bregdetar rus, Gelendzhik.
1/20 Një fotografi e pallatit e bërë me dron, që gjendet rreth 18 kilometra larg nga qyteti bregdetar rus, Gelendzhik.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Sipas aktivistit kundër korrupsionit, Aleksei Navalny, kjo ndërtesë dhe toka përreth saj janë të regjistruara në pronësi të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë, që pretendon se e përdor këtë pronë për &ldquo;aktivitete kërkimore dhe edukuese&rdquo;.<br />
<br />
<br />
&nbsp;
2/20 Sipas aktivistit kundër korrupsionit, Aleksei Navalny, kjo ndërtesë dhe toka përreth saj janë të regjistruara në pronësi të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë, që pretendon se e përdor këtë pronë për “aktivitete kërkimore dhe edukuese”.


 
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Navalny pretendon se kjo pjesë e kësaj prone, pranë hapësirës ku mund të aterrojnë helikopterë ka të fshehur edhe një pjesë për hokej mbi akull.<br />
&nbsp;
3/20 Navalny pretendon se kjo pjesë e kësaj prone, pranë hapësirës ku mund të aterrojnë helikopterë ka të fshehur edhe një pjesë për hokej mbi akull.
 
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Navalny thotë se ka arritur të sigurojë planet e brendshme të kësaj prone. Sipas planit të ndërtesës, kjo fontanë është cilësuar si &ldquo;diskotekë e ujit&rdquo;.
4/20 Navalny thotë se ka arritur të sigurojë planet e brendshme të kësaj prone. Sipas planit të ndërtesës, kjo fontanë është cilësuar si “diskotekë e ujit”.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Në këtë pronë, një amfiteatër është duke u rinovuar. Prona ka qenë nën rinovim në 15 vjetët e fundit dhe shumica e renovimeve kryesore janë duke vazhduar ende.
5/20 Në këtë pronë, një amfiteatër është duke u rinovuar. Prona ka qenë nën rinovim në 15 vjetët e fundit dhe shumica e renovimeve kryesore janë duke vazhduar ende.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Një pamje nga larg tregon vendin për lojën hokej mbi akull (majtas) pranë dy hapësirave për uljen e helikopterëve. Ndërtesat përgjatë rrugës besohet se përdoren nga punëtorët që po punojnë në renovimin e kësaj prone, e të cilët shihen edhe në pamjet e fotografuara nga droni nga ekipi i Navalnyt.
6/20 Një pamje nga larg tregon vendin për lojën hokej mbi akull (majtas) pranë dy hapësirave për uljen e helikopterëve. Ndërtesat përgjatë rrugës besohet se përdoren nga punëtorët që po punojnë në renovimin e kësaj prone, e të cilët shihen edhe në pamjet e fotografuara nga droni nga ekipi i Navalnyt.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Një kishë me ngjyrë të gjelbër po ashtu gjendet në këtë pronë, e cila sipas Navalnyt &ldquo;është një nga ndërtesat më sekrete dhe me më së shumti siguri në Rusi&rdquo;.
7/20 Një kishë me ngjyrë të gjelbër po ashtu gjendet në këtë pronë, e cila sipas Navalnyt “është një nga ndërtesat më sekrete dhe me më së shumti siguri në Rusi”.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Një serë e ndërtuara në pronën e pallatit. Përveç se mbi këtë pronë është i ndaluar fluturimi edhe anijet që kalojnë në ujërat afër pallatit u kërkohet që të mbajnë distancë prej të paktën 1.8 kilometrash.
8/20 Një serë e ndërtuara në pronën e pallatit. Përveç se mbi këtë pronë është i ndaluar fluturimi edhe anijet që kalojnë në ujërat afër pallatit u kërkohet që të mbajnë distancë prej të paktën 1.8 kilometrash.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Dhjetë kilometra nga pallati gjendet kjo vresht, e cila ka një vilë, që pretendohet se është në pronësi të personave që kanë lidhje të ngushta me Putinin.<br />
&nbsp;
9/20 Dhjetë kilometra nga pallati gjendet kjo vresht, e cila ka një vilë, që pretendohet se është në pronësi të personave që kanë lidhje të ngushta me Putinin.
 
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Vreshta në afërsi të pallatit. Vera që prodhohet këtu u shërbehet shumë zyrtarëve të lartë të Kremlinit.
10/20 Vreshta në afërsi të pallatit. Vera që prodhohet këtu u shërbehet shumë zyrtarëve të lartë të Kremlinit.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Përveç fotografive nga droni, ekipi i Navalnyt ka krijuar edhe disa ilustrime të brendisë së rezidencës, sikurse edhe kjo fotografi që po shihni. Këto ilustrime të digjitalizuara bazohen në planet e ndërtesës që ekipi i Navalnyt ka arritur të sigurojë dhe të dhënave se kjo pronë ka orendi italiane të porositura enkas për këtë pronë.
11/20 Përveç fotografive nga droni, ekipi i Navalnyt ka krijuar edhe disa ilustrime të brendisë së rezidencës, sikurse edhe kjo fotografi që po shihni. Këto ilustrime të digjitalizuara bazohen në planet e ndërtesës që ekipi i Navalnyt ka arritur të sigurojë dhe të dhënave se kjo pronë ka orendi italiane të porositura enkas për këtë pronë.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Sipas planeve të brendshme, ekipi i Navalnyt thotë se kjo pronë brenda ka edhe një teatër. Navalny e ka pranuar se disa nga detajet e paraqitura në këto ilustrime, nuk të jenë të ndryshme nga pamja e vërtetë brenda pallatit.
12/20 Sipas planeve të brendshme, ekipi i Navalnyt thotë se kjo pronë brenda ka edhe një teatër. Navalny e ka pranuar se disa nga detajet e paraqitura në këto ilustrime, nuk të jenë të ndryshme nga pamja e vërtetë brenda pallatit.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
&nbsp;Një ilustrim se si mund të duken ulëset brenda teatrit.
13/20  Një ilustrim se si mund të duken ulëset brenda teatrit.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Ky ilustrim i brendësisë së pallatit është krijuar nga përshkrimi që i kanë bërë punëtorët e ndërtimit, të cilët kanë punuar në ndërtimin e kësaj prone.
14/20 Ky ilustrim i brendësisë së pallatit është krijuar nga përshkrimi që i kanë bërë punëtorët e ndërtimit, të cilët kanë punuar në ndërtimin e kësaj prone.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Kjo pamje po ashtu është e ilustruar dhe shfaq një bar brenda pallatit ku besohet se orenditë janë të gjitha italiane.
15/20 Kjo pamje po ashtu është e ilustruar dhe shfaq një bar brenda pallatit ku besohet se orenditë janë të gjitha italiane.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Kjo pamje pretendohet se shfaq një dhomë që gjendet brenda pallatit, që ka edhe një shtyllë për vallëzime erotike.
16/20 Kjo pamje pretendohet se shfaq një dhomë që gjendet brenda pallatit, që ka edhe një shtyllë për vallëzime erotike.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Ekipi i Navalnyt thotë se brenda pallatit gjendet edhe një kazino.
17/20 Ekipi i Navalnyt thotë se brenda pallatit gjendet edhe një kazino.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Ky është një rikrijim i dhomës që pretendohet se përdoret nga Putini. Pajisjet për ushtrime, që janë të pasqyruara në pjesën e majtë të fotografisë, me gjasë janë referencë për Alina Kabayeva, gjimnastes që ka fituar medaljen e artë dhe e cila besohet gjerësisht se është partnerja e Putinit.
18/20 Ky është një rikrijim i dhomës që pretendohet se përdoret nga Putini. Pajisjet për ushtrime, që janë të pasqyruara në pjesën e majtë të fotografisë, me gjasë janë referencë për Alina Kabayeva, gjimnastes që ka fituar medaljen e artë dhe e cila besohet gjerësisht se është partnerja e Putinit.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Nëntë kilometra në veri të ndërtesës kryesore, është ndërtuar edhe kjo ndërtesë për prodhimin e verës, që është fotografuar nga droni. Në dhjetor të vitit 2017, një ambientalit lokal u rrah nga disa persona të panjohur pasi po hetonte për prerjen e paligjshme të drunjve, gjatë ndërtimit të kësaj ndërtese ku prodhohet vera.
19/20 Nëntë kilometra në veri të ndërtesës kryesore, është ndërtuar edhe kjo ndërtesë për prodhimin e verës, që është fotografuar nga droni. Në dhjetor të vitit 2017, një ambientalit lokal u rrah nga disa persona të panjohur pasi po hetonte për prerjen e paligjshme të drunjve, gjatë ndërtimit të kësaj ndërtese ku prodhohet vera.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Në afërsi të pronës së dytë, që besohet se funksion si vresht, ndodhet edhe kjo kishë ortodokse dhe gurët për ndërtimin e saj besohet se janë sjellë nga Greqia.<br />
Pas pretendimeve nga ekipi i Navalnyt se këto prona në bregdetin e Detit të Zi janë ndërtuar për Putinin, zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov pretendoi se nuk kishte dëgjuar për hetimin e kryer nga Navalny. Megjithatë, ai tha për mediat ruse &ldquo;mund të them se kjo është një akuzë e vjetër. Vite më parë ne kemi sqaruar se Putini nuk ka asnjë pallat në Gelendzhik&rdquo;.
20/20 Në afërsi të pronës së dytë, që besohet se funksion si vresht, ndodhet edhe kjo kishë ortodokse dhe gurët për ndërtimin e saj besohet se janë sjellë nga Greqia.
Pas pretendimeve nga ekipi i Navalnyt se këto prona në bregdetin e Detit të Zi janë ndërtuar për Putinin, zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov pretendoi se nuk kishte dëgjuar për hetimin e kryer nga Navalny. Megjithatë, ai tha për mediat ruse “mund të them se kjo është një akuzë e vjetër. Vite më parë ne kemi sqaruar se Putini nuk ka asnjë pallat në Gelendzhik”.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Previous slide
Next slide

Navalny është kthyer në Rusi më 17 janar, pas pesë muajsh shërimi në Gjermani nga helmimi me agjent nervor Noviçok, sulm mbrapa të cilit beson se qëndron presidenti rus, Vladimir Putin.

Ai tani duket se ka siguruar mbështetje të mjaftueshme për t’i ikur ndonjë dënimi të gjatë me burgim, siç janë kërcënuar autoritetet – duke sfiduar më fuqishëm pushtetin e Putinit.

Një ditë më vonë, ai është burgosur për një muaj dhe tani pret vendimin e gjykatës për një shkelje që mund të rezultojë me dënim me burgim për 3 vjet e gjysmë.

Para se të dërgohej në burg, ai u ka bërë thirrje rusëve që të dalin në rrugë, si shenjë solidariteti.

Në një video-raport të publikuar një ditë më vonë – që deri më tani është parë më shumë se 70 milionë herë në YouTube – ai u ka thënë shikuesve se Putin dhe mbështetësit e tij “do të vazhdojnë të vjedhin edhe më shumë, derisa të bankrotojnë gjithë shtetin”.

Teksa ka bërë publik hulumtimin që tregon për një pallat 1.36 miliard dollarësh në Detin e Zi, kinse në pronësi të Putinit, Navalny ka thënë: Rusia shet sasi të madhe të naftës, gazit, metaleve dhe plehut – mirëpo të ardhurat e njerëzve vazhdojnë të bien, sepse Putin ka pallatin e vet”.

Rusët janë përgjigjur me protesta ndaj këtyre deklaratave, duke marshuar në të paktën 60 qytete, në disa prej të cilave temperaturat kanë arritur deri në -52 gradë Celsius.

Një grua duke protestuar në mot tejet të ftoftë.
Një grua duke protestuar në mot tejet të ftoftë.

Shumë prej protestuesve kanë mbajtur pankarta duke cituar hulumtimin “Pallati për Putinin” dhe duke dënuar korrupsionin zyrtar.

Policia ka reaguar me forcë ndaj protestave paqësore, duke tentuar të shpërndajë vazhdimisht turmat, dhe duke mbushur furgonat me aktivistë – përfshirë gruan e Naavalnyt, Yulian, e cila është kthyer me burrin e saj nga Gjermania në Moskë.

Deri në fund të ditës së shtunë, në gjithë Rusinë është thënë të jenë ndaluar rreth 3,400 persona, bazuar në të dhënat e grupit vëzhgues, OVD-Info.

Televizioni shtetëror rus ka injoruar protestat, mirëpo nëpër disa platforma pro-qeveritare janë bërë akuza të pabazuara se Navalny është duke shpëlarë trurin e të rinjve.

Këto pretendime kanë qenë në linjë me tentimet e qeverisë për të diskredituar lëvizjen opozitare.

“Ai nuk po vendos në rrugë fëmijët e vet”, ka thënë një mysafir në një bisedë online të drejtuar nga kanali shtetëror RT, teksa ka folur për Navalnyn dhe aleatët e tij.

“Fëmijët e Navalnyt as që janë në Rusi!”

Mirëpo të dhënat për prezencë të adoleshentëve të turma ka qenë e vogël. Në Moskë vlerësohet se rreth 40,000 persona kanë protestuar në Sheshin Pushkin.

Një 14-vjeçar, i cili i ka treguar një gazetari se ka ardhur “për të shikuar” çka po ndodh, më vonë është ndalur nga policia, pavarësisht kritikave se “Ai është vetëm fëmijë!”

Thirrja e Navalnyt për të protestuar në mesin e dimrit dhe pandemisë së koronavirusit, është parë si test për aftësinë e tij për të siguruar mbështetje të madhe për një tjetër sfidim të Putinit, i cili ka qenë në pushtet për dy dekada, dhe në vitin e fundit përmes një referendumi, i është garantuar e drejta që të rikandidojë në zgjedhje më 2024 dhe sërish më 2030.

Një protestues duke u ndaluar nga policia në Omsk.
Një protestues duke u ndaluar nga policia në Omsk.

Ende nuk është bërë e qartë nëse protestat do të rezultojnë me shmangie të ndonjë dënimi të gjatë për Navalnyn.

Më 2013, marshet masive në mbështetje të tij jashtë Kremlinit dhe në qendra tjera në Moskë, kanë rezultuar me pezullim të dënimit të tij pesëvjeçar me burgim.

“Nëse protestat e 23 janarit nuk sjellin rezultat të menjëhershëm – lirimin e Aleksei Navalnyt – atëherë organizime të tilla do të ndodhin sërish”, ka thënë ndihmësi i Navalnyt, Leonid Volkov për Current Time, rrjetin televiziv në gjuhën ruse, i drejtuar nga Radio Evropa e Lirë, në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.

E ardhmja e lëvizjes opozitare në Rusi mund të mbetet e paqartë, mirëpo madhësia e protestave – pavarësisht tentimeve për shtypje të tyre – sugjeron se një numër i konsiderueshëm i rusëve mund të jetë i vendosur për të vazhduar presionin.

Tatyana Stanovaya, analiste politike, ka thënë se autoritetet ruse “kanë bërë dy gabime kritike – helmimin e Navalnyt dhe arrestimin e tij”, duke sugjeruar se në vend të dobësimit, Kremlini vetëm e ka fuqizuar bazën e tij.

“Rezultatet e shumë shumë vjetëve të punës së përpiktë të Kremlinit për të përfshirë opozitën e vërtetë” në kuadër të margjinave politike “janë varrosur sot në mënyrë ceremoniale”, ka thënë Stanoyaya në platformën Telegram.

Navalny: E di kush donte të më vriste
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:44 0:00

Përgjigjja e ashpër e policisë dhe numri i madh i arrestimeve mund të shfaqë shenja se çfarë mund të ndodhë nëse vazhdojnë protestat në javët në vijim, sidomos për shkak të zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, popullariteti i Putinit ka rënë, për shkak të rritjes së zemërimit që lidhet me mbështetjen që ka ofruar shteti në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Në muajt e fundit, presidenti rus ka kaluar pjesën më të madhe të kohës jashtë Moskës, duke bërë pak paraqitje publike.

Ai as nuk ka komentuar publikisht raportin e Navalnyt për pallatin në Detin e Zi, për të cilin zëdhënësi i tij ka thënë se është “gënjeshtër”.

“Navalny ka marrë iniciativën”, ka thënë analisti Gallyamov.

“Tani shteti është duke mbrojtur veten”.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG