Nga Kanadaja në Australi, demonstruesit në vende të ndryshme të botës dolën në rrugë, për të protestuar kundër kufizimeve anti-COVID-19. Ngjarjet e fundjavës së 12-13 shkurtit, 2022, u frymëzuan nga protestat e shoferëve të kamionëve në Kanada. Këta të fundit kërkojnë që t'iu jepet fund detyrimeve për vaksinim kundër sëmundjes COVID-19 dhe masave të tjera për shëndetin publik. (Përgatiti: Valona Tela)
Masat anti-COVID nxisin protesta në botë

1
Policia kanadeze në përpjekje për të shpërndarë protestuesit, që bllokuan hyrjen në një urë në Ontario të Kanadasë. Protestat në këtë vend kanë hyrë në javën e tretë dhe kanë frymëzuar veprime të ngjashme në disa vende të botës. (AFP)

2
Policia duke ndaluar një protestues në Urën e Ambasadorit në Uindsor të Ontarios. (AFP)

3
Një protestues përballet me policinë kanadeze në Uindsor të Ontarios. (AFP)

4
Policia duke vrapuar pas protestuesve në rrugën Champs-Elysees në Paris. Protestuesit kërkuan t'iu jepet fund masave kufizuese, që kanë qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit. (Reuters)