Në Prishtinë, aktivistë për të drejtat e grave, qytetarë dhe familjarë në njërës nga gratë që u vra ditëve të fundit, marshuan duke kërkuar drejtësi për gratë e vrara. Kosova u trondit nga dy vrasje, të një shtatzëne 25-vjeçare dhe të një gruaje 80-vjeçare. Në të dy rastet, dorasët e dyshuar janë bashkëshortët e viktimave.
“S’ka paqe pa sigurinë e grave”: Në Prishtinë kërkohet drejtësi për gratë e vrara
1
“Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare” – ishte motoja e protestës që u mbajt në Prishtinë më 28 gusht, ku u kërkua drejtësi për gratë e vrara.
2
Në protestë, familjarët e shtatëzënës 25-vjeçare, që u vra në Malishevë, mbajtën në duar fotografinë e saj. Dorasi i dyshuar është bashkëshorti i saj, 26 vjeç, i cili më 27 gusht nuk iu mbijetoi plagëve nga arma e zjarrit.
3
"Vrasjet e grave janë të paralajmëruara", shkruan në një nga pankartat që u shfaqën gjatë protestës. Organizatat për të drejtat e njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.
4
Përveç vrasjes në Malishevë më 23 gusht, vetëm tre ditë më vonë, në Prizren një grua 80-vjeçare u vra. Dorasi i dyshuar është bashkëshorti i viktimës, 81-vjeçar.