Ndërlidhjet

Protestuesit sërish kërkojnë dorëheqjen e Lumezit


Sërish protestë kundër Lumezit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:22 0:00

Përfaqësues të shoqërisë civile, të mërkurën, për të dytën herë me radhë protestuan kundër ndërhyrjeve dhe presioneve politike, siç thonë ata, në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Këto protesta po organizohen, pas pretendimeve se Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka ndërhyrë në hetimet e zhvilluara nga ish -prokurori Elez Blakaj, në rastin tash të njohur 'listat e veteranëve të ish- UÇK-së'.

Protestuesit edhe këtë herë kërkuan shkarkimin e Kryeprokurorit të Shtetit ,Aleksandër Lumezi, por edhe largimin e disa liderëve nga pushteti.

Protestuesit nga sheshi "Zahir Pajaziti" kanë marshuar drejt zyrës së Kryeprokurorit Lumezi, për të vazhduar te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Qytetarët, që morën pjesë në protestë, kërkuan po ashtu edhe fillimin e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve i njohur si vetting.

Kryeprokurori Lumezi ka deklaruar javën e kaluar tha se nuk do të japë dorëheqje për shkak të presioneve politike dhe publike, por vetëm nëse kërkohet nga institucionet e mekanizmat kompetentë.

XS
SM
MD
LG