Ndërlidhjet

Pse nuk ka ende fitues të zgjedhjeve në SHBA?


Nju Jork, SHBA
Nju Jork, SHBA

Njëzet vjet më parë, rreth një orë pasi vendvotimet u mbyllën në Bregun Lindor të SHBA-së, përfshirë këtu shtetin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Floridës, televizionet raportuan: Fitoi demokrati Al Gore, duke e mundur republikanin George W. Bush.

Ky ishte nëntori i vitit 2000 dhe vota e ngushtë popullore e bënte të vështirë shpalljen përfundimtare të fituesit.

Megjithatë, disa orë më vonë, rrjetet televizive bënë diçka të paparë: derisa numëroheshin votat shtesë, përfshirë votat me postë, ato e tërhoqën deklaratën e tyre për fitoren e Gore dhe shpallën fitoren e Bushit.

Pastaj, diferenca u ngushtua deri në atë pikë saqë u urdhërua rinumërimi.

Për 36 ditët e ardhshme, avokatët vëzhgonin dhe luftonin për votimet në Florida.

Bush nuk u shpall fitues deri më 12 dhjetor, 2000, pasi Gjykata Supreme e SHBA-së ndërhyri dhe urdhëroi t’i jepej fund rinumërimit në Florida.

Nëntori i 2020-ës

Disa orë pas mbylljes së vendvotimeve më 4 nëntor të këtij viti ishte e paqartë se kush fitoi: Donald Trump, presidenti aktual, apo rivali i tij demokrat, Joe Biden.

Pse duhet kaq shumë kohë për të mësuar se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së?

Trump dhe Biden thonë se do të fitojnë, por rezultati zgjedhor është i paqartë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:09 0:00

Margjinat e gabimit

Për disa arsye, elektorati amerikan është bërë gjithnjë e më i polarizuar gjatë 20 vjetëve të fundit apo më shumë.

Kjo do të thotë se, të paktën kur bëhet fjalë për zgjedhjet kombëtare, margjinat e fitores së një kandidati janë shumë më të ngushta se në vitet e kaluara.

Kjo po ashtu do të thotë më pak fitore të mëdha dhe më shumë kohë përpara se rezultati të jetë i qartë.

Fitorja e fundit e madhe ndodhi në vitin 1984, kur presidenti i atëhershëm republikan, Ronald Reagan, fitoi kundërshtarin e tij demokrat, Walter Mondale, duke fituar çdo shtet të SHBA-së, përveç Minesotës, shtetit të lindjes së Mondale.

Që nga ajo kohë, garat janë bërë gjithnjë e më të ngushta, duke e bërë më të vështirë shpalljen e shpejtë të fitores.

Si funksionon Kolegji Zgjedhor në SHBA?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:37 0:00

Gjëja tjetër për t’u kujtuar është se kur shpallet një fitues - natën e zgjedhjeve ose në orët pas - një gjë e tillë nuk bëhet nga një agjenci qeveritare.

Shpallja është jozyrtare: bëhet nga mediat amerikane - rrjetet kryesore televizive dhe kanalet kabllore, Associated Press dhe nga organizata të tjera të mëdha të lajmeve - duke u mbështetur në një algoritëm të modeleve historike të votimit, në rezultatet e exit-polleve dhe në trendët e drejtpërdrejtë gjatë numërimit të votave.

Çfarë ndryshon këtë vit?

Ashtu si në shumicën e zgjedhjeve demokratike në të gjithë botën, shumica dërrmuese e votave hidhen personalisht.

Këtë vit, është pak më ndryshe, kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila ka bërë që shtetet t’i zgjerojnë mundësitë e votuesve për të votuar me postë.

Sipas Projektit të Zgjedhjeve në SHBA, i cili mbledh statistikat zgjedhore, amerikanët kanë votuar me postë më shumë se në të gjitha zgjedhjet e mëparshme. Rreth 64 milionë vota janë hedhur me postë - pothuajse dyfishi i numrit më 2016.

Numërimi i votave me postë, i cili bëhet në nivel të secilit shtet, është një proces për të cilin nevojitet më shumë kohë sesa për numërimin e fletëvotimeve direkte.

Ky proces përfshin krahasimin e regjistrimit të votuesve dhe gjithashtu kërkon që të sigurohet se nënshkrimi në zarfin shoqërues është i saktë.

Trump dhe Biden: Premtime krejt të ndryshme për çështjet e brendshme
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:07:24 0:00

Po ashtu duhet të sigurohet që vula postare në zarfin e votës me postë ka datën e duhur dhe plotëson afatin ligjor, që është gati gjithmonë para ditës së zgjedhjeve.

Gjithashtu, shtete të ndryshme kanë rregulla të ndryshme se kur ato mund të merren nga autoritetet lokale të zgjedhjeve. Dhe, shtete të ndryshme kanë rregulla të ndryshme për numërimin e fletëvotimeve me postë.

Në Karolinën e Veriut, për shembull, zyrtarët e zgjedhjeve kanë numëruar fletëvotimet me postë për javë të tëra; rezultatet do të publikohen së bashku me votat personale, me gjasë më 4 nëntor.

Në Pensilvani, megjithatë, zyrtarët e zgjedhjeve u bllokuan nga legjislatura e kontrolluar nga republikanët, për numërimin e fletëvotimeve të marra para ditës së zgjedhjeve.

Kjo do të thotë se zyrtarët nuk kanë mundur ta fillojnë kontrollimin dhe numërimin derisa janë mbyllur votimet më 3 nëntor.

Miçigeni dhe Uiskonsini janë dy shtete të tjera, ku zyrtarëve të zgjedhjeve u është ndaluar të fillojnë procesin e përpunimit të fletëvotimeve deri në ose pak para ditës së zgjedhjeve.

Në Pensilvani, republikanët kanë bërë padi për t’i parandaluar zyrtarët të numërojnë disa fletëvotime me postë, që kanë mbërritur tre ditë pas ditës së zgjedhjeve. Çështja arriti në Gjykatën Supreme, e cila e refuzoi padinë, dhe kjo do të thotë se ato fletëvotime mund të numërohen.

Pensilvania nuk është thjesht një shtet. Këtë vit, ky shtet konsiderohet si vendimtar në përcaktimin e fituesit të përgjithshëm.

Mos harroni fletëvotimet me kusht!

Fletëvotimet me kusht janë diçka tjetër për t'u marrë parasysh. Ato mundësojnë që personat, që nuk janë fizikisht të pranishëm në shtetin e tyre të lindjes - ku ata janë të regjistruar - të votojnë.

Kjo mundësi zakonisht përdoret nga pjesëtarët e ushtrisë që janë jashtë shtetit, ose diplomatët, ose thjesht njerëz të thjeshtë që e dinë se nuk do të jenë në rrethet e tyre në ditën e zgjedhjeve.

Dallimi kryesor është se, në të kaluarën, një person duhej të jepte arsye se përse do të mungojë.

Për shkak të koronavirusit, shumë shtete i rishikuan rregullat, në mënyrë që njerëzit të mos kishin nevojë të jepnin arsye dhe, thjesht, t’i përdornin fletëvotimet me postë.

Koronavirusi - një pikë e nxehtë e zgjedhjeve në SHBA
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:05:55 0:00

Votat me kusht ishin vendimtare në numërimin e Floridës në garën e vitit 2000.

Republikanët luftuan shumë për t’i detyruar zyrtarët lokalë të zgjedhjeve t’i pranojnë këto fletëvotime, të cilat mund të ishin refuzuar për shkak të gjërave si: mungesa e vulave postare, mungesa e nënshkrimeve të dëshmitarëve, apo edhe fletëvotimet nga votuesit që votuan dy herë.

Këto fletëvotime u bënë kryesore në Florida dhe diferenca përfundimtare e Bushit në rezultatin zyrtar ishte vetëm 537 vota.

XS
SM
MD
LG