Ndërlidhjet

Putin do të vizitojë Korenë e Veriut pas 24 vjetësh

Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin do ta vizitojë Korenë e Veriut këtë javë, për herë të parë që 24 vjet.

Një udhëtim i tillë i rrallë do të zhvillohet teksa Moska rrit partneritetin me këtë shtet që ka armë bërthamore.

Lideri verikorean, Kim Jong Un i pati bërë ftesë Putinit për vizitë, gjatë udhëtimit që ai e ka pasur në Lindje të Largët të Rusisë, në shtator të vitit të kaluar.

Putin e ka vizituar Phenianin për herë të fundit në korrik të vitit 2000.

Kremlini ka thënë se Putin do të jetë në Korenë e Veriut më 18-19 qershor.

Mediumi shtetëror verikorean e ka konfirmuar vizitën, por pa dhënë më shumë hollësi.

Kremlini ka thënë se pas Koresë së Veriut, Putin më pas do të vizitojë edhe Vietnamin.

Armët që Koreja e Veriut mund t'ia sigurojë Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke vizituar objektin raketahedhës në Siberi, Vostochny, në Lindjen e Largët të Rusisë më 13 shtator.

Takimi u zhvillua teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon, si dhe një muaj pasi Kimi u bëri thirrje prodhuesve të armëve të vendit të tij që të "rrisin në mënyrë dramatike" prodhimin.
1/11 Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke vizituar objektin raketahedhës në Siberi, Vostochny, në Lindjen e Largët të Rusisë më 13 shtator.

Takimi u zhvillua teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon, si dhe një muaj pasi Kimi u bëri thirrje prodhuesve të armëve të vendit të tij që të "rrisin në mënyrë dramatike" prodhimin.
Një vështrim arsenalit të Koresë së Veriut. Vladimir Putin me sa duket shpreson të gjejë burimin e furnizimit me armë teksa makineria ruse e luftës vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Të dy liderët, Kim dhe Putin, duke shtrënguar duart gjatë takimit të 13 shtatorit.

Putini konfirmoi vetëm se do të kërkonte një marrëveshje armësh me Korenë e Veriut, si përgjigje kur u pyet rreth bashkëpunimit ushtarak: "Ne do të flasim për të gjitha çështjet pa nxitim. Ka kohë".

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha më 12 shtator se “natyrshëm, duke qenë fqinjë, vendet tona bashkëpunojnë në disa sfera të ndjeshme, të cilat nuk duhet të zbulohen apo shpallen publikisht”.

2/11 Të dy liderët, Kim dhe Putin, duke shtrënguar duart gjatë takimit të 13 shtatorit.

Putini konfirmoi vetëm se do të kërkonte një marrëveshje armësh me Korenë e Veriut, si përgjigje kur u pyet rreth bashkëpunimit ushtarak: "Ne do të flasim për të gjitha çështjet pa nxitim. Ka kohë".
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha më 12 shtator se “natyrshëm, duke qenë fqinjë, vendet tona bashkëpunojnë në disa sfera të ndjeshme, të cilat nuk duhet të zbulohen apo shpallen publikisht”.

Një vështrim arsenalit të Koresë së Veriut. Vladimir Putin me sa duket shpreson të gjejë burimin e furnizimit me armë teksa makineria ruse e luftës vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un (i dyti djathtas) duke qëndruar përkrah sistemeve për lansimin e raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, në një foto të publikuar më 14 gusht.

Pushtimi n1% shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia ka rezultuar me shkatërrimin ose kapjen e mijëra tankeve dhe automjeteve të blinduara të Moskës. Kremlini ka humbur gjithashtu të paktën qindra artileri raketore dhe sisteme të tjera armësh, si dhe shumë avionë luftarakë dhe helikopterë. Kievi është përballur me humbje të ngjashme marramendëse të pajisjeve, në krahasim me madhësinë e ushtrisë së tij, por deri më tani është mbështetur me miliarda dollarë pajisje ushtarake perëndimore.

3/11 Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un (i dyti djathtas) duke qëndruar përkrah sistemeve për lansimin e raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, në një foto të publikuar më 14 gusht.

Pushtimi n1% shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia ka rezultuar me shkatërrimin ose kapjen e mijëra tankeve dhe automjeteve të blinduara të Moskës. Kremlini ka humbur gjithashtu të paktën qindra artileri raketore dhe sisteme të tjera armësh, si dhe shumë avionë luftarakë dhe helikopterë. Kievi është përballur me humbje të ngjashme marramendëse të pajisjeve, në krahasim me madhësinë e ushtrisë së tij, por deri më tani është mbështetur me miliarda dollarë pajisje ushtarake perëndimore.

Një vështrim arsenalit të Koresë së Veriut. Vladimir Putin me sa duket shpreson të gjejë burimin e furnizimit me armë teksa makineria ruse e luftës vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një fotografi e publikuar në mars të vitit 2016 tregon një stërvitje me artileri në një plazh në Korenë e Veriut.

Administratori i Caliber Obscura-s, një faqe e njohur interneti për gjurmimin e armëve, i tha Radios Evropa e Lirë se Kremlini po takohet me Kimin, portierin e një arsenali të rëndësishëm, sepse “mund të bëhet e qartë se prodhimi vendas rus [ i armëve] është i pamjaftueshëm për luftën dhe mund të jetë shumë e vështirë ose merr kohë për t'u rritur.”
4/11 Një fotografi e publikuar në mars të vitit 2016 tregon një stërvitje me artileri në një plazh në Korenë e Veriut.

Administratori i Caliber Obscura-s, një faqe e njohur interneti për gjurmimin e armëve, i tha Radios Evropa e Lirë se Kremlini po takohet me Kimin, portierin e një arsenali të rëndësishëm, sepse “mund të bëhet e qartë se prodhimi vendas rus [ i armëve] është i pamjaftueshëm për luftën dhe mund të jetë shumë e vështirë ose merr kohë për t'u rritur.”
Një vështrim arsenalit të Koresë së Veriut. Vladimir Putin me sa duket shpreson të gjejë burimin e furnizimit me armë teksa makineria ruse e luftës vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një testim rakete në Korenë e Veriut në mars.

Buxheti ushtarak i Rusisë për vitin 2023 thuhet se u rrit në më shumë se 100 miliardë dollarë, duke përbërë një të tretën e të gjitha shpenzimeve shtetërore, por aftësia e saj për të prodhuar automjete të blinduara dhe municione, aktualisht, është shumë më e ulët sesa numri i atyre që i humbasin në Ukrainë. Në vitin 2022, Rusia vlerësohet të ketë gjuajtur më shumë se 10 milionë predha artilerie në fushëbetejë. Vendi thuhet se është në gjendje të prodhojë një maksimum prej rreth 2 milionë fishekë artilerie në vit.

5/11 Një testim rakete në Korenë e Veriut në mars.

Buxheti ushtarak i Rusisë për vitin 2023 thuhet se u rrit në më shumë se 100 miliardë dollarë, duke përbërë një të tretën e të gjitha shpenzimeve shtetërore, por aftësia e saj për të prodhuar automjete të blinduara dhe municione, aktualisht, është shumë më e ulët sesa numri i atyre që i humbasin në Ukrainë. Në vitin 2022, Rusia vlerësohet të ketë gjuajtur më shumë se 10 milionë predha artilerie në fushëbetejë. Vendi thuhet se është në gjendje të prodhojë një maksimum prej rreth 2 milionë fishekë artilerie në vit.

Një vështrim arsenalit të Koresë së Veriut. Vladimir Putin me sa duket shpreson të gjejë burimin e furnizimit me armë teksa makineria ruse e luftës vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pon'gae 5, një raketë tokë-ajër e prodhuar nga Koreja e Veriut e ngjashme me S-300 të Rusisë, që u pa për herë të parë në vitin 2010.

Ka ende shumë të panjohura në lidhje me kapacitetin e fshehtë ushtarak të Koresë së Veriut, por një raport i vitit 2021 nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike vlerëson se diktatura socialiste strehon rreth 4.000 tanke, 2.500 automjete të blinduara, 550 avionë të aftë për luftime dhe 5.500 raketahedhës të lidhur me të. Pjesa më e madhe e arsenalit është ose e prodhuar ose projektuar nga sovjetikët, ose e ngjashme me armët e dizajnuara nga sovjetikët që përdorur nga Rusia.

6/11 Pon'gae 5, një raketë tokë-ajër e prodhuar nga Koreja e Veriut e ngjashme me S-300 të Rusisë, që u pa për herë të parë në vitin 2010.

Ka ende shumë të panjohura në lidhje me kapacitetin e fshehtë ushtarak të Koresë së Veriut, por një raport i vitit 2021 nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike vlerëson se diktatura socialiste strehon rreth 4.000 tanke, 2.500 automjete të blinduara, 550 avionë të aftë për luftime dhe 5.500 raketahedhës të lidhur me të. Pjesa më e madhe e arsenalit është ose e prodhuar ose projektuar nga sovjetikët, ose e ngjashme me armët e dizajnuara nga sovjetikët që përdorur nga Rusia.

Një vështrim arsenalit të Koresë së Veriut. Vladimir Putin me sa duket shpreson të gjejë burimin e furnizimit me armë teksa makineria ruse e luftës vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Trupat duke qëlluar me një obus 152 milimetërsh të prodhuar nga Koreja e Veriut në tetor të vitit 2022.

Analisti dhe gjurmuesi i Caliber Obscura-s, për gjurmimin e armëve, i tha Radios Evropa e Lirë se Rusia ka të ngjarë të kërkojë municion për raketa dhe artileri topash, si dhe potencialisht disa nga materialet për prodhimin e predhave. “Është e mundur që raketat balistike mund të eksportohen gjithashtu”, shtoi ai.

7/11 Trupat duke qëlluar me një obus 152 milimetërsh të prodhuar nga Koreja e Veriut në tetor të vitit 2022.

Analisti dhe gjurmuesi i Caliber Obscura-s, për gjurmimin e armëve, i tha Radios Evropa e Lirë se Rusia ka të ngjarë të kërkojë municion për raketa dhe artileri topash, si dhe potencialisht disa nga materialet për prodhimin e predhave. “Është e mundur që raketat balistike mund të eksportohen gjithashtu”, shtoi ai.

Një vështrim arsenalit të Koresë së Veriut. Vladimir Putin me sa duket shpreson të gjejë burimin e furnizimit me armë teksa makineria ruse e luftës vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Prototipi i tankeve të Koresë së Veriut u pa në një paradë ushtarake në korrik.

Armët e prodhuara në vendin e varfër aziatik janë konsideruar nga disa analistë si jo të besueshme pas një incidenti më 2010, në të cilin Koreja e Veriut lëshoi një breshëri prej rreth 170 raketash dhe predhash drejt objektivave të Koresë së Jugut në ishullin Yeonpyeong. Sipas raporteve të Koresë së Jugut, më pak se gjysma e predhave të lëshuara goditën ishullin. Rreth një e katërta nga to nuk shpërthyen.

8/11 Prototipi i tankeve të Koresë së Veriut u pa në një paradë ushtarake në korrik.

Armët e prodhuara në vendin e varfër aziatik janë konsideruar nga disa analistë si jo të besueshme pas një incidenti më 2010, në të cilin Koreja e Veriut lëshoi një breshëri prej rreth 170 raketash dhe predhash drejt objektivave të Koresë së Jugut në ishullin Yeonpyeong. Sipas raporteve të Koresë së Jugut, më pak se gjysma e predhave të lëshuara goditën ishullin. Rreth një e katërta nga to nuk shpërthyen.

Një vështrim arsenalit të Koresë së Veriut. Vladimir Putin me sa duket shpreson të gjejë burimin e furnizimit me armë teksa makineria ruse e luftës vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Automjetet e artilerisë vetëlëvizëse duke qëlluar në det nga Koreja e Veriut në fund të vitit 2016.

Gjurmuesi i armëve i Caliber Obscuras thotë: "Është e vështirë të jesh i sigurt për ndikimin [që mund të kenë armët e Koresë së Veriut], por rritja e disponueshmërisë së municioneve për artilerinë ruse, ose pjesëve dhe [materialeve] për të mbajtur atë artileri duke gjuajtur për më gjatë, sigurisht që do t'i bënte gjërat më të vështira për Ukrainën”.

9/11 Automjetet e artilerisë vetëlëvizëse duke qëlluar në det nga Koreja e Veriut në fund të vitit 2016.

Gjurmuesi i armëve i Caliber Obscuras thotë: "Është e vështirë të jesh i sigurt për ndikimin [që mund të kenë armët e Koresë së Veriut], por rritja e disponueshmërisë së municioneve për artilerinë ruse, ose pjesëve dhe [materialeve] për të mbajtur atë artileri duke gjuajtur për më gjatë, sigurisht që do t'i bënte gjërat më të vështira për Ukrainën”.

Një vështrim arsenalit të Koresë së Veriut. Vladimir Putin me sa duket shpreson të gjejë burimin e furnizimit me armë teksa makineria ruse e luftës vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Sistemet e raketave të maskuara si kamionë civilë duke parakaluar në Phenian më 8 shtator. Panelet e sipërme të automjeteve janë të mbuluara me thasë që ngjajnë me materiale ndërtimi.

Disa armë të zbuluara së fundmi në Korenë e Veriut përfshijnë sisteme artilerie raketore të fshehura brenda automjeteve të maskuara si kamionë civilë. Në Ukrainë, dronët kamikazë gjuetarë i kanë bërë automjetet ushtarake lehtësisht të dallueshme dhe të prekshme ndaj sulmeve edhe shumë prapa vijës së frontit.

10/11 Sistemet e raketave të maskuara si kamionë civilë duke parakaluar në Phenian më 8 shtator. Panelet e sipërme të automjeteve janë të mbuluara me thasë që ngjajnë me materiale ndërtimi.

Disa armë të zbuluara së fundmi në Korenë e Veriut përfshijnë sisteme artilerie raketore të fshehura brenda automjeteve të maskuara si kamionë civilë. Në Ukrainë, dronët kamikazë gjuetarë i kanë bërë automjetet ushtarake lehtësisht të dallueshme dhe të prekshme ndaj sulmeve edhe shumë prapa vijës së frontit.

Një vështrim arsenalit të Koresë së Veriut. Vladimir Putin me sa duket shpreson të gjejë burimin e furnizimit me armë teksa makineria ruse e luftës vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Parakalimi i artilerisë vetëlëvizëse 170 milimetërshe të prodhuar nga Koreja e Veriut në Phenian, në korrik 2013.

Takimi i 13 shtatorit duket se ka përmirësuar ndjeshëm lidhjet mes dy vendeve të izoluara ndërkombëtarisht, pasi Kimi i Koresë së Veriut u tha gazetarëve: "Ne gjithmonë kemi mbështetur çdo vendim që merr presidenti Putin ose Qeveria ruse".

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar vazhdimisht Korenë e Veriut që të mos bëjë ndonjë marrëveshje armësh me Rusinë, e cila do të shkelte disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
11/11 Parakalimi i artilerisë vetëlëvizëse 170 milimetërshe të prodhuar nga Koreja e Veriut në Phenian, në korrik 2013.

Takimi i 13 shtatorit duket se ka përmirësuar ndjeshëm lidhjet mes dy vendeve të izoluara ndërkombëtarisht, pasi Kimi i Koresë së Veriut u tha gazetarëve: "Ne gjithmonë kemi mbështetur çdo vendim që merr presidenti Putin ose Qeveria ruse".

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar vazhdimisht Korenë e Veriut që të mos bëjë ndonjë marrëveshje armësh me Rusinë, e cila do të shkelte disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Një vështrim arsenalit të Koresë së Veriut. Vladimir Putin me sa duket shpreson të gjejë burimin e furnizimit me armë teksa makineria ruse e luftës vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Rusia ka nisur të forcojë lidhjet me Korenë e Veriut, prej kur e ka nisur luftën në Ukrainë, çka ka alarmuar Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende në Evropë dhe Azi.

Uashingtoni ka thënë se Koreja e Veriut i ka dhënë Rusisë armë teksa lufton në Ukrainë, ndonëse Pheniani ka hedhur poshtë këto akuza.

Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara kanë gjetur që të paktën një raketë balistike e nisur prej Rusisë në Ukrainë, në janar të këtij viti, është krijuar prej Koresë së Veriut.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se verikoreanët ia kanë dhënë Rusisë 50 raketa të tilla.

Kombet e Bashkuara kanë vënë sanksione të ashpra ndaj Phenianit prej kryerjes së testimit të parë bërthamor, më 2006, mirëpo ekspertët besojnë se ky shtet ka vazhduar të zhvillojë armë bërthamore dhe të prodhojë material bërthamor.

XS
SM
MD
LG