Armët që Koreja e Veriut mund t'ia sigurojë Rusisë
Një vështrim arsenalit të Koresë së Veriut. Vladimir Putin me sa duket shpreson të gjejë burimin e furnizimit me armë teksa makineria ruse e luftës vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
1
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke vizituar objektin raketahedhës në Siberi, Vostochny, në Lindjen e Largët të Rusisë më 13 shtator.
Takimi u zhvillua teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon, si dhe një muaj pasi Kimi u bëri thirrje prodhuesve të armëve të vendit të tij që të "rrisin në mënyrë dramatike" prodhimin.

2
Të dy liderët, Kim dhe Putin, duke shtrënguar duart gjatë takimit të 13 shtatorit.
Putini konfirmoi vetëm se do të kërkonte një marrëveshje armësh me Korenë e Veriut, si përgjigje kur u pyet rreth bashkëpunimit ushtarak: "Ne do të flasim për të gjitha çështjet pa nxitim. Ka kohë".
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha më 12 shtator se “natyrshëm, duke qenë fqinjë, vendet tona bashkëpunojnë në disa sfera të ndjeshme, të cilat nuk duhet të zbulohen apo shpallen publikisht”.

3
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un (i dyti djathtas) duke qëndruar përkrah sistemeve për lansimin e raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, në një foto të publikuar më 14 gusht.
Pushtimi n1% shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia ka rezultuar me shkatërrimin ose kapjen e mijëra tankeve dhe automjeteve të blinduara të Moskës. Kremlini ka humbur gjithashtu të paktën qindra artileri raketore dhe sisteme të tjera armësh, si dhe shumë avionë luftarakë dhe helikopterë. Kievi është përballur me humbje të ngjashme marramendëse të pajisjeve, në krahasim me madhësinë e ushtrisë së tij, por deri më tani është mbështetur me miliarda dollarë pajisje ushtarake perëndimore.

4
Një fotografi e publikuar në mars të vitit 2016 tregon një stërvitje me artileri në një plazh në Korenë e Veriut.
Administratori i Caliber Obscura-s, një faqe e njohur interneti për gjurmimin e armëve, i tha Radios Evropa e Lirë se Kremlini po takohet me Kimin, portierin e një arsenali të rëndësishëm, sepse “mund të bëhet e qartë se prodhimi vendas rus [ i armëve] është i pamjaftueshëm për luftën dhe mund të jetë shumë e vështirë ose merr kohë për t'u rritur.”