Armët që Koreja e Veriut mund t'ia sigurojë Rusisë
Një vështrim arsenalit të Koresë së Veriut. Vladimir Putin me sa duket shpreson të gjejë burimin e furnizimit me armë teksa makineria ruse e luftës vazhdon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Një testim rakete në Korenë e Veriut në mars.
Buxheti ushtarak i Rusisë për vitin 2023 thuhet se u rrit në më shumë se 100 miliardë dollarë, duke përbërë një të tretën e të gjitha shpenzimeve shtetërore, por aftësia e saj për të prodhuar automjete të blinduara dhe municione, aktualisht, është shumë më e ulët sesa numri i atyre që i humbasin në Ukrainë. Në vitin 2022, Rusia vlerësohet të ketë gjuajtur më shumë se 10 milionë predha artilerie në fushëbetejë. Vendi thuhet se është në gjendje të prodhojë një maksimum prej rreth 2 milionë fishekë artilerie në vit.

6
Pon'gae 5, një raketë tokë-ajër e prodhuar nga Koreja e Veriut e ngjashme me S-300 të Rusisë, që u pa për herë të parë në vitin 2010.
Ka ende shumë të panjohura në lidhje me kapacitetin e fshehtë ushtarak të Koresë së Veriut, por një raport i vitit 2021 nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike vlerëson se diktatura socialiste strehon rreth 4.000 tanke, 2.500 automjete të blinduara, 550 avionë të aftë për luftime dhe 5.500 raketahedhës të lidhur me të. Pjesa më e madhe e arsenalit është ose e prodhuar ose projektuar nga sovjetikët, ose e ngjashme me armët e dizajnuara nga sovjetikët që përdorur nga Rusia.

7
Trupat duke qëlluar me një obus 152 milimetërsh të prodhuar nga Koreja e Veriut në tetor të vitit 2022.
Analisti dhe gjurmuesi i Caliber Obscura-s, për gjurmimin e armëve, i tha Radios Evropa e Lirë se Rusia ka të ngjarë të kërkojë municion për raketa dhe artileri topash, si dhe potencialisht disa nga materialet për prodhimin e predhave. “Është e mundur që raketat balistike mund të eksportohen gjithashtu”, shtoi ai.

8
Prototipi i tankeve të Koresë së Veriut u pa në një paradë ushtarake në korrik.
Armët e prodhuara në vendin e varfër aziatik janë konsideruar nga disa analistë si jo të besueshme pas një incidenti më 2010, në të cilin Koreja e Veriut lëshoi një breshëri prej rreth 170 raketash dhe predhash drejt objektivave të Koresë së Jugut në ishullin Yeonpyeong. Sipas raporteve të Koresë së Jugut, më pak se gjysma e predhave të lëshuara goditën ishullin. Rreth një e katërta nga to nuk shpërthyen.