Putin në vizitë të papritur në Mariupolin e shkatërruar nga lufta
Putin në vizitë të papritur në Mariupolin e shkatërruar nga lufta
Presidenti rus, Vladimir Putin. Fotografi nga arkivi.
Media shtetërore ruse ka raportuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka realizuar një vizitë të papritur në Mariupol, qytetin ukrainas që tani kontrollohet nga forcat ruse.
Si pasojë e luftimeve të ashpra për të fituar kontrollin e këtij qyteti, pjesa më e madhe e tij besohet se është shkatërruar.
Në disa pamje të publikuara nga transmetuesi shtetëror, shihet Putin duke e vozitur një makinë në orët e vona të natës, dhe më e pas e viziton një sallë koncerti.
Radio Evropa e Lirë nuk e ka verifikuar lokacionin.
Kjo mund të jetë vizita e parë e Putinit në territorin e pushtuar ukrainas.
Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka thënë se ai ka shkuar në Mariupol me helikopter dhe është takuar me disa banorë lokalë.
Në video, një zyrtar rus dëgjohet duke ia sqaruar Putinit se si është duke u rindërtuar qyteti.
Mariupoli është nën pushtimin rus për më shumë se 10 muaj.
Mariupoli - një vit pas rrethimit shkatërrues rus
1/12Kështu dukej një maternitet në Mariupol më 9 mars, 2022. Një sulm ajror rus e shkatërroi objektin, duke vrarë së paku katër persona. Në atë kohë, Mariupoli sapo ishte rrethuar plotësisht nga forcat ruse. Qyteti u bë skenë e disa prej shkatërrimeve më të rënda në Ukrainë, si pasojë e pushtimit rus.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
3/12Pamje nga Mariupoli më 25 shkurt, 2023. Mijëra civilë u vranë gjatë rrethimit rus. Rusia pretendon se 3.000 civilë u vranë, ndërsa Kievi pretendon se ishin mbi 25.000 viktima.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
4/12Një ekskavator shkatërron një bllok apartamentesh të rrënuara në Mariupol, më 15 shkurt, 2023. Kjo fotografi dhe gjashtë të tjera më poshtë të fotografit Alexander Ermochenko u bënë nga fillimi deri në mes të shkurtit 2023, por u publikuan nga Reuters më 22 shkurt.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
5/12Varrmihësit duke transportuar arkivole në një varrezë në periferi të Mariupolit. Trupa të civilëve raportohet se janë duke u zbuluar nën rrënojat e ndërtesave, shumë kohë pas përfundimit të rrethimit rus. Shumë civilë u strehuan në bodrumet e blloqeve të banimit gjatë luftimeve.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
9/12Një ndërtesë e re përballë një blloku apartamentesh të rrënuara nga lufta. Ekipi hetues i aktivistit opozitar rus, Aleksei Navalny, tha se zyrtarët e lartë rusë janë duke përfituar personalisht nga projektet e rindërtimit që po zhvillohen në Mariupol.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
10/12Punëtorët ndërtimi në Mariupol. Sipas OKB-së, deri në 90 për qind të ndërtesave të banimit të qytetit u dëmtuan ose u shkatërruan gjatë rrethimit rus.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
11/12Më 6 mars, 2023, Kremlini publikoi fotografi të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që thuhet se po vizitonte një qendër mjekësore, të ndërtuar nga ushtria ruse në Mariupol. Data e vizitës së Shoigut nuk u specifikua.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
12/12Një pano e udhëheqësit çeçen, Ramzan Kadyrov (majtas), presidentit rus, Vladimir Putin (në mes) dhe administratorit të pjesëve të kontrolluara nga Rusia të rajonit të Donjeckut, Denis Pushilin. Panoja gjendet përpara një memoriali në Mariupol, ndërsa fotografia u bë më 16 shkurt, 2023. Një raport i OKB-së vlerësoi se rreth 350.000 njerëz u detyruan të largohen nga Mariupoli. Qyteti kishte rreth 450.000 banorë para luftës.
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
Previous slide
Next slide
Raportimet për vizitën e Putinit vijnë një vit pasi Moska ka nisur sulme ajrore në teatrin e Mariupolit, ku kanë vdekur qindra civilë, të cilët e kanë shfrytëzuar atë ndërtesë si strehë.
Ukraina dhe grupet për të drejta të njeriut besojnë se ato sulme ruse përbëjnë krime lufte.
Të shtunën, Putin e ka bërë një vizitë të papritur edhe në Krime, për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të këtij gadishulli ukrainas.
Autoritetet në Kiev janë zotuar se do ta çlirojnë gjithë territorin ukrainas, përfshirë Krimenë, e aneksuar nga Rusia më 2014.