Ndërlidhjet

Qeveria e Sirisë fiton kontrollin e pjesës më të madhe në Gutan Lindore


Luftëtarë rebelë luten para se të largohen nga Guta Lindore.
Luftëtarë rebelë luten para se të largohen nga Guta Lindore.

Luftëtarët rebelë sirianë janë evakuuar nga një enklavë në Gutan Lindore dhe kanë arritur marrëveshje të ndërmjetësuar me Rusinë për t’u larguar nga një zonë tjetër, duke u mundësuar forcave të Qeverisë Siriane të fitojnë kontrollin mbi pjesën më të madhe të territorit në periferi të Damaskut, kanë thënë vëzhguesit e luftës.

Zhvillimet e 23 marsit, e kanë afruar presidentin sirian, Bashar al-Assad afër fitores së tij më të madhe prej sulmeve në Aleppo në dhjetor të vitit 2016, ndonëse opozita vazhdon të ketë disa bastione në veriperëndim dhe jugperëndim të Sirisë.

Sulmet e qeverisë siriane të mbështetura nga Rusia, që kanë nisur më 18 shkurt në Gutan Lindore kanë vrarë më shumë se 1,600 civilë, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

"Srebrenica e Sirisë"
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:09:16 0:00

Rikthimi i kontrollit në Guta, rajon të cilin e kanë kontrolluar rebelët nga viti 2012, ka qenë prioritet i këtij viti për Assadin, pasi ushtria siriane ka arritur të shtrijë kontrollin e saj në pjesët e tjera të vendit.

Në fillim të ofensivës, Kombet e Bashkuara patën vlerësuar se rreth 400,000 persona kanë qenë të rrethuar në Gutan Lindore pa qasje në ushqim dhe kujdes shëndetësor.

Fushata e ushtrisë siriane e mbështetur nga Rusia ka arritur të hyjë në territorin e ndarë të tri zona, secila e udhëhequr nga grupe të ndryshme rebele.

Damasku dhe aleati i saj Moska, kanë nisur zbatimin e strategjisë “largohu ose vdis”, e cila u ka mundësuar atyre të fitojnë betejën e përgjakshme në Aleppo.

Disa fëmijë duke u trajtuar pasi besohet t'i jenë ekspozuar ndonjë sulmi kimik
Disa fëmijë duke u trajtuar pasi besohet t'i jenë ekspozuar ndonjë sulmi kimik

Vrasjet e qindra civilëve nga bombardimet intensive kanë provokuar pakënaqësi ndërkombëtare dhe kundërshti globale në Kombet e Bashkuara, mirëpo përpjekjet Perëndimore për të zbatuar një armëpushim nuk janë realizuar asnjëherë.

Televizioni shtetëror sirian ka thënë më 23 mars se qyteti Harasta është “zbrazur” nga rebelët, pas një marrëveshje për evakuim, përmes së cilës, luftëtarët e grupit islamist, Ahrar al-Sham janë larguar së bashku me familjet e tyre drejt provincës Idlib.

Forcat e Assadit janë duke kërkuar të zgjerojnë kontrollin e tyre brenda këtyre ditëve, pasi grupi tjetër islamist, Faylaq al-Rahman, ka arritur marrëveshje me ushtrinë ruse për të filluar largimin nga dita e sotme.

Kjo marrëveshje largon rebelët nga qytetet, Zamalka, Arbin, dhe Ain Tarma, derisa sfidë mbetet bastioni i fundit i rebelëve, qyteti kryesor i Gutas Lindore, Duma.

Sipas strategjisë së Rusisë dhe Sirisë, secila nga zonat e rebelëve është përballur me bombardime, të cilat kanë detyruar njerëzit të largohen nga këto zona.

Këtë taktikë Assad dhe sponsorët rusë e kanë përdorur me sukes në Aleppo dhe vende të tjera prej kur Rusia ka ndërhyrë në luftën civile shtatëvjeçare në Siri.

Pamje derisa një familje largohet nga Guta Lindore
Pamje derisa një familje largohet nga Guta Lindore

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se rreth 50,000 persona janë larguar nga rajonet e Gutas Lindore në dy javët e fundit.

Rusia pretendon që më shumë se 100,000 civilë janë evakuuar nga zona me ndihmën e saj, prej kur ajo ka filluar të vë “pauza humanitare” në Guta, është cituar të ketë thënë zyrtari rus, Yuri Yevtushenko, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG