Avokati Mair, gjykatësve: Në UÇK nuk ishte strukturë komanduese
Pjesë nga deklarimi i tij:
“Shumë ushtarë të UÇK-së, përfshirë komandantët, nuk dinin as për ekzistencën e Shtabit të Përgjithshëm apo anëtarëve të tyre. Vetë zonat ishin në formim e sipër, të paformuara në pjesën e parë të vitit 1998. Nuk kishte strukturë me zinxhir komandues, kishte grumbullim njësitesh lokale, njësitesh guerile që vepronin në mënyrë të pavarur dhe horizontale, pa ndonjë kohezion dhe uniformitet. Brenda Shtabit të Përgjithshëm në këtë pikë kohore, nuk kishte strukturë komanduese të vërtetë dhe nuk kishte përcaktim të qartë të përgjegjësive”.
Mes tjerash, ai ka thënë se ka pasur edhe mungesë armësh dhe ato që kanë qenë, ishin "armë të lehta".
Akuzat ndaj Prokurorisë
Mbrojtja e Selimit ka vazhduar të kritikojë Prokurorinë për mungesë të madhe provash duke thënë se edhe ato që janë paraqitur janë me mungesë autorësie apo të ngjashme.
Prej tani e tutje do të jeni me kolegen Mimoza Sadiku.
Faleminderit që jeni me ne.
Mbrojtja e Selimit: Provat nuk tregojnë se Selimi ka kryer krime
Avokatja e Selimit, Furtuna Sheremeti, po vazhdon fjalën përmbyllëse duke u përqendruar te dëmi që u është shkaktuar viktimave. Ajo tha se nuk iu qaset provave të mbrojtjes të viktimave me shpërfillje sepse e kuptojnë dëmin dhe vuajtjen që kanë përjetuar njerëzit, duke insistuar se Selimi nuk ka kryer krime.
Megjithatë, ajo tha se vuajtja dhe represioni nuk e përjashton provën ligjore.
“Nuk e mjaftueshme që të thuhet se ka pasur dhunë, paraburgosje që në një shoqëri pas konfliktit trauma është e gjerë. Asnjë nga këto nuk tregon se Selimi ka kryer krime, apo ka urdhëruar ato, ka kontribuar në to apo ka pasur njohuri apo kontroll efketiv që të bëjë përgjegjësi komanduese”, tha Sheremeti.
Sipas saj, Prokuroria po synon që të paraqesë dëmin në natyrë të përgjithshme, duke e përdorur si model dhe pjesë “të një plani për kontroll të përqendruar”. Por, ajo argumentoi se provat e Prokurorisë përbëhen nga episode e jo dëme të natyrës së përgjithshme dhe pa autor specifik.
“Po të ketë pasur një rrjet komandimi që do të çonte drejt zotit Selimi do të kishte dalë nga provat. Por nuk ka ndodhur një gjë të tillë”, tha Sheremeti.
Sipas saj, asnjë provë nuk tregon se dëmi ndaj viktimave është shkaktuar nga Selimi.
Mbrojtja thotë se provat nuk mbështesin fajësinë e Selimit
Avokatja e Selimit, Furtuna Sheremeti, tha se nuk ka prova që Selimi është fajtor për pikat e aktakuzës, ndërkaq kërkesën e Prokurorisë për 45 vjet burgim për secilin të akuzuar e cilësoi si burgim të përjetshëm.
“Nuk ka prova që të mbështesin fajësinë në asnjë prej pikave të aktakuzës për zotin Selimi. Duhet të shpallet i pafajshëm dhe nuk mund të flitet për masë dënimi. Megjithatë, nëse trupi gjykues arrin në masën e dënimit, pala do të flasë me kërkesën e jashtëzakonshme të Prokurorisë. ZPS kërkon 45 vjet për secilin të akuzuar dhe kërkon një masë dënimi të përbashkët duke trajtuar totalitetin e pretenduar të sjelljes si një justifikim. Kërkesa e Prokurorisë është shproporcionale dhe e paprecedent në rrethana të kësaj çështje që nuk është provuar”, tha Sheremeti.
“Një dëmin 45-vjeçar, praktikisht është burgim i përjetshëm. Nuk është proporcionale”, shtoi ajo.