Ndërlidhjet

Rajonet rreth Danubit përballen me pasojat e përmbytjeve

Një pamje nga Sllovakia e Bazilikës së Esztergomit, kishës më të madhe në Hungari, më 20 shtator. Lumi Danub, i cili shërben si kufi mes dy vendeve, ka përmbytur zonat afër bregut të tij.
Një pamje nga Sllovakia e Bazilikës së Esztergomit, kishës më të madhe në Hungari, më 20 shtator. Lumi Danub, i cili shërben si kufi mes dy vendeve, ka përmbytur zonat afër bregut të tij.

Niveli i ujit në lumin Danub pritet të ngrihet ngadalë për 50 centimetra deri në mbrëmjen e 21 shtatorit, ndërsa Hungaria dhe vendet e tjera të Evropës Qendrore po përballen me pasojat e një stuhie të rëndë shiu që ka përfshirë rajonin.

Istvan Lang, drejtor i agjencisë për menaxhim të ujit në Hungari, njoftoi më 20 shtator se ngarkesa mbi ekipin që po monitoron përmbytjet do të jetë shumë e madhe.

“Kjo është një përmbytje shumë e madhe, do të shkaktojë shumë stres”, tha ai për televizionin kombëtar hungarez.

Shërbimet e trageteve në Danub në Hungari janë pezulluar, dhe uji ka gjasa të arrijë edhe linjat e tramvajit dhe metrosë.

Lang tha se përmbytjet nga shiu do të zgjasin më gjatë se sa pritej. Niveli i ujit në Dabun po ulet më ngadalë se sa ishte parashikuar për shkak të sasisë së madhe të shiut që ra në Gjermani pas shpërthimit të ciklonit Boris, shtoi ai.

Lang tha se zona në jug të Budapestit do të jetë kryesisht e sigurt nga përmbytjet falë përmirësimeve të mëdha të infrastrukturës që janë bërë në rajon pas një përmbytjeje katastrofike në vitin 1956, dhe digat e vendit janë në gjendje shumë të mirë.

Zoltan Gora, drejtor kombëtar i Hungarisë për parandalimin e fatkeqësive, konfirmoi se Budapesti është i mbrojtur deri në një nivel uji prej nëntë metrash. Parashikimet tregojnë se uji do të arrijë 8.5 metra ose më pak.

Autoritetet e ujit të kryeqytetit gjithashtu siguruan banorët se furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë i sigurt.

Budapesti përgatitet për përmbytjet më të ashpra të dekadës

Punëtorët vendosin thasë me rërë në lagjen Roman Shore të Budapestit më 16 shtator, ndërsa qyteti shpall alarmin e nivelit të tretë - niveli më i lartë i mbrojtjes nga përmbytjet.

Reshjet jashtëzakonisht të mëdha të shiut kanë goditur Evropën Qendrore, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse në rajon. Deri më tani janë raportuar 16 të vdekur.
1/9 Punëtorët vendosin thasë me rërë në lagjen Roman Shore të Budapestit më 16 shtator, ndërsa qyteti shpall alarmin e nivelit të tretë - niveli më i lartë i mbrojtjes nga përmbytjet.

Reshjet jashtëzakonisht të mëdha të shiut kanë goditur Evropën Qendrore, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse në rajon. Deri më tani janë raportuar 16 të vdekur.
Lumi Danub pritet të depërtojë në kryeqytetin hungarez më 17 shtator. Autoritetet në Budapest kanë ndërmarrë masa urgjente për mbrojtje nga përmbytjet në të gjithë kryeqytetin hungarez. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Përmbytjet nga stuhia Boris, një sistem i ngadalshëm me presion të ulët, ka marrë jetë njerëzish në të gjithë rajonin -- shtatë në Rumani, pesë në Poloni, tre në Republikën Çeke dhe një në Austri. Prurjet që do të rezultonin nga reshje shiu prej muajsh, u shkaktuan nga stuhia për vetëm disa ditë.
2/9 Përmbytjet nga stuhia Boris, një sistem i ngadalshëm me presion të ulët, ka marrë jetë njerëzish në të gjithë rajonin -- shtatë në Rumani, pesë në Poloni, tre në Republikën Çeke dhe një në Austri. Prurjet që do të rezultonin nga reshje shiu prej muajsh, u shkaktuan nga stuhia për vetëm disa ditë.
Lumi Danub pritet të depërtojë në kryeqytetin hungarez më 17 shtator. Autoritetet në Budapest kanë ndërmarrë masa urgjente për mbrojtje nga përmbytjet në të gjithë kryeqytetin hungarez. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Thasë me rërë të renditur në ishullin Margaret të Budapestit për t'i parandaluar përmbytjet.

Kryetari i bashkisë së Budapestit, Gergely Karacsony, shkroi në Facebook se qyteti do të përdorë 1 milion thasë me rërë për të forcuar mbrojtjen nga përmbytjet dhe u kërkoi banorëve të kenë kujdes të shtuar kur janë afër lumit.

3/9 Thasë me rërë të renditur në ishullin Margaret të Budapestit për t'i parandaluar përmbytjet.

Kryetari i bashkisë së Budapestit, Gergely Karacsony, shkroi në Facebook se qyteti do të përdorë 1 milion thasë me rërë për të forcuar mbrojtjen nga përmbytjet dhe u kërkoi banorëve të kenë kujdes të shtuar kur janë afër lumit.

Lumi Danub pritet të depërtojë në kryeqytetin hungarez më 17 shtator. Autoritetet në Budapest kanë ndërmarrë masa urgjente për mbrojtje nga përmbytjet në të gjithë kryeqytetin hungarez. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Paralajmërimet për banorët se qasja në lagjen Roman Shore është kufizuar për shkak të rritjes së nivelit të ujërave.

4/9 Paralajmërimet për banorët se qasja në lagjen Roman Shore është kufizuar për shkak të rritjes së nivelit të ujërave.

Lumi Danub pritet të depërtojë në kryeqytetin hungarez më 17 shtator. Autoritetet në Budapest kanë ndërmarrë masa urgjente për mbrojtje nga përmbytjet në të gjithë kryeqytetin hungarez. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ndërsa hungarezët përgatiten për përmbytje pas ngritjes së nivelit të ujit, disa banorë lundrojnë me kajak.
5/9 Ndërsa hungarezët përgatiten për përmbytje pas ngritjes së nivelit të ujit, disa banorë lundrojnë me kajak.
Lumi Danub pritet të depërtojë në kryeqytetin hungarez më 17 shtator. Autoritetet në Budapest kanë ndërmarrë masa urgjente për mbrojtje nga përmbytjet në të gjithë kryeqytetin hungarez. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Rreth 1.400 ushtarë po ndihmojnë për të ngritur mure mbrojtëse nga përmbytjet në të gjithë Hungarinë, tha ministri i Mbrojtjes më 17 shtator, duke shtuar se forcat e armatosura janë të përgatitura për të vendosur personel shtesë sipas nevojës.
6/9 Rreth 1.400 ushtarë po ndihmojnë për të ngritur mure mbrojtëse nga përmbytjet në të gjithë Hungarinë, tha ministri i Mbrojtjes më 17 shtator, duke shtuar se forcat e armatosura janë të përgatitura për të vendosur personel shtesë sipas nevojës.
Lumi Danub pritet të depërtojë në kryeqytetin hungarez më 17 shtator. Autoritetet në Budapest kanë ndërmarrë masa urgjente për mbrojtje nga përmbytjet në të gjithë kryeqytetin hungarez. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ekipet duke përforcuar barrierat në ishullin Margaret.

Afër, në Poloni, kryebashkiaku i Nysas ka bërë thirrje për evakuimin e të 44.000 banorëve pasi përmbytjet vazhdojnë të shkatërrojnë Evropën Qendrore.

7/9 Ekipet duke përforcuar barrierat në ishullin Margaret.

Afër, në Poloni, kryebashkiaku i Nysas ka bërë thirrje për evakuimin e të 44.000 banorëve pasi përmbytjet vazhdojnë të shkatërrojnë Evropën Qendrore.

Lumi Danub pritet të depërtojë në kryeqytetin hungarez më 17 shtator. Autoritetet në Budapest kanë ndërmarrë masa urgjente për mbrojtje nga përmbytjet në të gjithë kryeqytetin hungarez. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Thasë me rërë janë vendosur edhe para ndërtesës së Kuvendit në Budapest, më 17 shtator.
8/9 Thasë me rërë janë vendosur edhe para ndërtesës së Kuvendit në Budapest, më 17 shtator.
Lumi Danub pritet të depërtojë në kryeqytetin hungarez më 17 shtator. Autoritetet në Budapest kanë ndërmarrë masa urgjente për mbrojtje nga përmbytjet në të gjithë kryeqytetin hungarez. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Retë e zeza shihen mbi ndërtesën e Parlamentit ndërsa qyteti përgatitet për përmbytje.
9/9 Retë e zeza shihen mbi ndërtesën e Parlamentit ndërsa qyteti përgatitet për përmbytje.
Lumi Danub pritet të depërtojë në kryeqytetin hungarez më 17 shtator. Autoritetet në Budapest kanë ndërmarrë masa urgjente për mbrojtje nga përmbytjet në të gjithë kryeqytetin hungarez. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Mbrojtja nga përmbytjet është gjithashtu vendosur përgjatë disa pjesëve të Danubit në Serbi, njoftoi autoriteti i menaxhimit të ujit në rajonin e Vojvodinës në veri të vendit më 20 shtator.

Masat e rregullta të mbrojtjes nga përmbytjet janë zbatuar gjatë mbi 253 kilometra të lumit, duke përfshirë seksione të bregut të Danubit nga kufiri shtetëror me Hungarinë deri në zonën e Koviljit në lindje të Novi Sadit, si dhe në strukturat e një sistemi hidroelektrik dhe në zona rurale.

Autoriteti i menaxhimit të ujit në Vojvodinë tha se parashikimet nga Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë tregojnë se nivelet e ujit të Danubit do të rriten në ditët në vijim.

Në Rumani, ku ujërat e përmbytjeve tashmë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, autoritetet thanë se numri më i fundit tregon se gjashtë persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve. Në mbi 24 komuna në rajonin lindor të Rumunisë, më shumë se 20.000 banorë janë prekur nga ujërat e përmbytjeve.

XS
SM
MD
LG