Ndërlidhjet

U dënua nga Gjykata në Shkup për fyerjet ndaj Erdoganit


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Komentet fyese dhe deklaratat ironike ndaj kreut të shtetit turk, i kanë kushtuar personit me inicialet E.A. me shtetësi të dyfishtë, atë maqedonas dhe turke, gjobë prej 400 euro. Gjykata Themelore e Shkupit e kishte shpallur atë fajtor, ngase përmes medieve sociale (Facebook) ka përdorë shprehje fyese dhe deklarata ironike ndaj presidentit të shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai tani obligohet që të në afatin e paraparë të paguajë dënimin me para ose të vuaj atë me burg.

Menjëherë, kanë reaguar aktivistë për të drejtat e njeriut, të cilët kanë deklaruar se Maqedonia si shtet në asnjë mënyrë nuk duhet të vihet në mbrojtje të autoriteteve turke, duke dënuar çdo veprim të atyre të cilët janë kritikues ndaj politikave të zyrtarëve të Turqisë.

Mirjana Najçevska, ish-kryetare e Komitetit të Helsinkit në Maqedoni, ligjëruese në Fakultetin Juridik të Shkupit, tha për Radion Evropa e Lirë se në vendimi i Gjykatës është në kundërshtim me praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Vendimin e Gjykatës së Shkupit, apo ajo që më së paku mund ta cilësojmë, është vendim i çuditshëm, ndërkohë që është edhe në kundërshtim me praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, tha Najçevska.

Të dënohet një person i cili ka shprehur qëndrimin e tij duke kundërshtuar manifestimin e diktaturës, duke u thirrur në ligjin për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, vendimi i Gjykatës së Maqedonisë paraqet një precedent shumë të keq dhe shpresoj se të paktën Gjykata e Apelit do të përgjigjet pozitivisht ndaj ankesave dhe do ta anulojë vendimin e Gjykatës së shkallës së parë të Shkupit”, tha Mirjana Najçevska.

Nga ana tjetër, Mersel Bilalli njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe këshilltar në kabinetin e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi i Gjykatës për të dënuar personin i cili ka shprehur fjalë fyese ndaj presidentit turk, e cilëson si precedent që ndeshet me rregullat elementare të demokracisë.

Mendoj se në këtë rast kemi të bëjë me sistemin gjyqësor dhe ndikimin e strukturave të ndryshme diplomatike dhe praktikisht bëhet një precedent i cili ndeshet me rregullat elementare të demokracisë”, thekson Bilalli.

Ndryshe, zyrtarët e lartë të Maqedonisë dhe Turqisë në vazhdimësi kanë theksuar se këto dy vende prej vitesh kultivojnë raporte të mira bilaterale.

Megjithëse në fillim të këtij viti Turqia si shtet anuloi marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të diplomave të universiteteve nga këto dy vende, ky vendim edhi pasi Qeveria e Maqedonisë nuk iu përgjigj kërkesës së autoriteteve turke që të mbyll shkollat, të cilat siç është thanë, kanë lidhje me Fetullah Gulenin, të cilin autoritetet turke e akuzuan për organizimin e grusht shtetit në Turqi vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG