Ndërlidhjet

Pesë vjet pas zjarrit, rihapet katedralja Notre Dame

Udhëheqës botërorë, besimtarë dhe të ftuar të tjerë në ceremoninë e rihapjes së Notre Dame

Katedralja ikonike në Paris, Notre Dame, zyrtarisht rihapi dyert e saj më 7 dhjetor, pas zjarrit më 2019 që pothuajse shkatërroi tërësisht ndërtesën 861-vjeçare.

Rihapja u bë me tri trokitje simbolike në derën e madhe prej druri të katedrales nga kryepeshkopi Laurent Ulrich.

"Notre Dame, model i besimit, hapi dyert për të bashkuar në gëzim fëmijët e Zotit", tha ai, duke goditur portën me një shkop druri të punuar nga një tra i çatisë së katedrales që i mbijetoi zjarrit pesë vjet më parë.

Restaurimi, një arritje e jashtëzakonshme në pesë vjet për strukturën që iu deshën pothuajse dy shekuj që të ndërtohej, po shihet si triumf për presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili ka shtyrë përpara këtë projekt, pavarësisht krizave të brendshme politike.

Rihapet katedralja ikonike në Paris

<div>Fjala &quot;faleminderit&quot; e ndriçuar në fasadën e katedralen Notre Dame në nisjen e ceremonisë së rihapjes të ndërtesës.</div>

<div>&nbsp;</div>
1/10
Fjala "faleminderit" e ndriçuar në fasadën e katedralen Notre Dame në nisjen e ceremonisë së rihapjes të ndërtesës.
 
Në katedralen ikonike në Paris, Notre Dame, pas pesë vjetësh ranë sërish kambanat. Në ceremoninë e rihapjes së ndërtesës 861-vjeçare, morën pjesë krerë shtetesh nga shtete të ndryshme të botës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, falënderoi të gjithë shtetet që ndihmuan që katedralja të restaurohej, pasi një zjarr më 2019 pothuajse e shkatërroi tërësisht.
Zjarrfikësit qëndrojnë brenda katedrales Notre Dame, e cila u përball me zjarr shkatërrues më 2019.
2/10 Zjarrfikësit qëndrojnë brenda katedrales Notre Dame, e cila u përball me zjarr shkatërrues më 2019.
Në katedralen ikonike në Paris, Notre Dame, pas pesë vjetësh ranë sërish kambanat. Në ceremoninë e rihapjes së ndërtesës 861-vjeçare, morën pjesë krerë shtetesh nga shtete të ndryshme të botës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, falënderoi të gjithë shtetet që ndihmuan që katedralja të restaurohej, pasi një zjarr më 2019 pothuajse e shkatërroi tërësisht.
Udhëheqës botërorë, të ftuar dhe besimtarë katolikë morën pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales ikonike&nbsp;861-vjeçare.
3/10 Udhëheqës botërorë, të ftuar dhe besimtarë katolikë morën pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales ikonike 861-vjeçare.
Në katedralen ikonike në Paris, Notre Dame, pas pesë vjetësh ranë sërish kambanat. Në ceremoninë e rihapjes së ndërtesës 861-vjeçare, morën pjesë krerë shtetesh nga shtete të ndryshme të botës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, falënderoi të gjithë shtetet që ndihmuan që katedralja të restaurohej, pasi një zjarr më 2019 pothuajse e shkatërroi tërësisht.
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë ceremonisë në Paris.&nbsp;
4/10 Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë ceremonisë në Paris. 
Në katedralen ikonike në Paris, Notre Dame, pas pesë vjetësh ranë sërish kambanat. Në ceremoninë e rihapjes së ndërtesës 861-vjeçare, morën pjesë krerë shtetesh nga shtete të ndryshme të botës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, falënderoi të gjithë shtetet që ndihmuan që katedralja të restaurohej, pasi një zjarr më 2019 pothuajse e shkatërroi tërësisht.
Ceremonia, një kombinim midis traditave solemne fetare dhe atyre kulturore, u udhëhoq nga kryepeshkopi&nbsp;Laurent Ulrich.
<div>&nbsp;</div>
5/10 Ceremonia, një kombinim midis traditave solemne fetare dhe atyre kulturore, u udhëhoq nga kryepeshkopi Laurent Ulrich.
 
Në katedralen ikonike në Paris, Notre Dame, pas pesë vjetësh ranë sërish kambanat. Në ceremoninë e rihapjes së ndërtesës 861-vjeçare, morën pjesë krerë shtetesh nga shtete të ndryshme të botës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, falënderoi të gjithë shtetet që ndihmuan që katedralja të restaurohej, pasi një zjarr më 2019 pothuajse e shkatërroi tërësisht.
Pamje breda katedrales Notre Dame. U deshën pesë vjet që të restaurohej kjo ndërtesë.&nbsp;
<div>&nbsp;</div>
6/10 Pamje breda katedrales Notre Dame. U deshën pesë vjet që të restaurohej kjo ndërtesë. 
 
Në katedralen ikonike në Paris, Notre Dame, pas pesë vjetësh ranë sërish kambanat. Në ceremoninë e rihapjes së ndërtesës 861-vjeçare, morën pjesë krerë shtetesh nga shtete të ndryshme të botës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, falënderoi të gjithë shtetet që ndihmuan që katedralja të restaurohej, pasi një zjarr më 2019 pothuajse e shkatërroi tërësisht.
Pavarësisht shiut dhe erërave të fuqishme, qytetarët shikuan ceremoninë e rihapjes së katedrales nga rrugët e Parisit, teksa kambanat ranë sërish pas pesë vjetësh.&nbsp;
7/10 Pavarësisht shiut dhe erërave të fuqishme, qytetarët shikuan ceremoninë e rihapjes së katedrales nga rrugët e Parisit, teksa kambanat ranë sërish pas pesë vjetësh. 
Në katedralen ikonike në Paris, Notre Dame, pas pesë vjetësh ranë sërish kambanat. Në ceremoninë e rihapjes së ndërtesës 861-vjeçare, morën pjesë krerë shtetesh nga shtete të ndryshme të botës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, falënderoi të gjithë shtetet që ndihmuan që katedralja të restaurohej, pasi një zjarr më 2019 pothuajse e shkatërroi tërësisht.
Një skulpturë shihet brenda katedrales së rinovuar në Paris.&nbsp;
8/10 Një skulpturë shihet brenda katedrales së rinovuar në Paris. 
Në katedralen ikonike në Paris, Notre Dame, pas pesë vjetësh ranë sërish kambanat. Në ceremoninë e rihapjes së ndërtesës 861-vjeçare, morën pjesë krerë shtetesh nga shtete të ndryshme të botës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, falënderoi të gjithë shtetet që ndihmuan që katedralja të restaurohej, pasi një zjarr më 2019 pothuajse e shkatërroi tërësisht.
A view of the 'Statue de la Vierge de Pitie' (Pieta) at Notre-Dame de Paris cathedral, ahead of its official reopening ceremony after more than five years of reconstruction work following the April 2019 fire, in Paris on December 7, 2024. LUDOVIC MARIN/Pool via REUTERS
9/10 Statuja e virgjëreshës Pieta në Notre Dame. Për rihapjen e kësaj ndërtese shtetet nga e mbarë bota kanë dhuruar afër 1 miliard dollarë. 
Në katedralen ikonike në Paris, Notre Dame, pas pesë vjetësh ranë sërish kambanat. Në ceremoninë e rihapjes së ndërtesës 861-vjeçare, morën pjesë krerë shtetesh nga shtete të ndryshme të botës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, falënderoi të gjithë shtetet që ndihmuan që katedralja të restaurohej, pasi një zjarr më 2019 pothuajse e shkatërroi tërësisht.
Siguria gjatë ceremonisë së rihapjes së katedrales ishte e lartë dhe pranë ndërtesës janë vendosur edhe barriera.&nbsp;
10/10 Siguria gjatë ceremonisë së rihapjes së katedrales ishte e lartë dhe pranë ndërtesës janë vendosur edhe barriera. 
Në katedralen ikonike në Paris, Notre Dame, pas pesë vjetësh ranë sërish kambanat. Në ceremoninë e rihapjes së ndërtesës 861-vjeçare, morën pjesë krerë shtetesh nga shtete të ndryshme të botës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, falënderoi të gjithë shtetet që ndihmuan që katedralja të restaurohej, pasi një zjarr më 2019 pothuajse e shkatërroi tërësisht.
Previous slide
Next slide

Macron shprehu “mirënjohjen e popullit francez” për restaurimin e katedrales, duke thënë se ne “e kemi rizbuluar se çfarë mund të bëjnë kombet e mëdha: arrijnë të pamundurën”.

“Ne duhet ta vlerësojmë këtë mësim të brishtësisë, përulësisë dhe vullnetit dhe kurrë nuk duhet të harrojmë se sa vlen secili person dhe se madhështia e kësaj katedraleje është e pandashme me punën e të gjithë juve”, tha presidenti francez gjatë ceremonisë.

Kjo ceremoni mblodhi në Paris liderët botërorë, të ftuar dhe besimtarë, dhe ky tubim po shihet si momente i rrallë i unitetit, në kohën kur bota po përballet me ndarje dhe konflikte.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, Zonja e Parë amerikane, Jill Biden, Princi William i Britanisë dhe dhjetëra krerë shtetesh e qeverish – një listë prej 1.500 të ftuarish – përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani morën pjesë në ceremoninë e rihapjes të Notre Dame që mbahet nën harkun gotik të ndërtesës. Ceremonia udhëhiqet nga kryepeshkopi Laurent Ulrich.

Fillimisht, ceremonia ishte paraparë të mbahej në oborrin e Katedrales, por për shkak të erërave të fuqishme që janë paraparë për të shtunën, autoritetet kanë vendosur që e gjithë ceremonia të mbahet brenda Notre Dame.

Për udhëheqësin e katedrales, Olivier Ribadeau Dumas, ajo është “më shumë sesa një monument franceze” dhe është një trashëgimi e kulturës botërore.

“Katedralja është një simbol i jashtëzakonshëm i unitetit. Një shenjë e shpresës, sepse ajo që dukej e pamundur është bërë e mundur”, tha ai.

Ngjarjet e së shtunës janë një përzierje e traditave solemne fetare me ato kulturore.

Më vonë gjatë mbrëmjes të së shtunës, ndërkaq do të ketë një koncert brenda katedrales për të nderuar ata që punuan në rindërtimin e saj.

Pothuajse 170 peshkopë nga Franca dhe të huaj, së bashku me priftërinj nga 133 famullitë e dioqezës së Parisit do të marrin pjesë në ceremoninë e rihapjes.

Rihapja e Notre Dame ndodhi në kohën kur bota po përballet me trazira, me luftëra në Ukrainë e Lindje të Mesme.

Për të krishterët dhe për udhëheqësit e Notre Dame, ceremonia e rihapjes do të përçojë simbolin e unitetit dhe shpresës.

Siguria do të jetë e madhe gjatë gjithë fundjavës, ashtu siç ishte në Paris kur u mbajtën Lojërat Olimpike më herët gjatë këtij viti.

Île de la Cité – ishulli i vogël në lumin e Senës, që është shtëpi e Notre Dame – do të mbyllet për turistët dhe për personat jorezident dhe qase në të do të kenë vetëm të ftuarit dhe banorët e ishullit.

Pranë brigjeve të Senës, 40.000 spektatorë është thënë se janë akomduar, të cilët përcollën festimet përmes ekraneve të mëdha.

Për shumë, rihapja e Notre Dame nuk është vetëm një arritje e Francës, por e botës, teksa katedralja pritet të mirëpres 15 milionë vizitorë në vit, nga 12 milionë sa kishte pritur para zjarrit të madh.

Pas zjarrit të vitit 2019, shumë shpejt u mblodhën pothuajse 1 miliard dollarë donacione nga e mbarë bota, duke dëshmuar se Notre Dame është një monument që tërheq vëmendjen e gjithë botës.

XS
SM
MD
LG