Pikëpyetjet e një nëne 10 vjet nga rrëzimi i avionit të fluturimit MH17
Dhjetë vjet pasi një aeroplan malajzias e rrëzuan nga qielli mbi Ukrainë, duke mbytur që të 298 personat në bord, nëna e njërës prej viktimave thotë se ende ka shumë pikëpyetje. Një gjykatë holandeze ka gjykuar që agjencitë ruse të inteligjencës kanë bashkëpunuar me një udhëheqës të separatistëve ukrainas për të transportuar një sistem raketor rus, i cili ishte përdorur për të rrëzuar avionin e fluturimit MH17. Më shumë se dy të tretat e viktimave ishin holandezë, ndërsa tre persona janë dënuar në mungesë për vrasje nga një gjykatë holandeze – teksa hetuesit kanë ardhur në përfundim se ka pasur “indikacione të forta” për përfshirjen personale të presidentit rus, Vladimir Putin. Selene Fredriksz, e cila humbi djalin e saj dhe të dashurën e tij, thotë se beson që Putini është “shumë fajtor”, dhe se ende shpreson për dënime të tjera. (Përgatitën: Trim Haliti, Krenare Cubolli dhe Ekrem Fazliu)
Përmbajtja
-
3 nëntor 2026A mund të na e hakojnë frigoriferin?
-
1 nëntor 2026Fqinjët e Putinit: Dy botë paralele buzë liqenit Valldai
-
30 tetor 2026Si dështuan institucionet ta mbronin Arlinda Zekajn?
-
30 tetor 2026Pa tanke, pa raketa: Sulmet që mund ta godasin Kosovën
-
28 tetor 2026"Vritesh o vdes urie": Jeta nën okupimin rus në Oleshki