Shkatërrimet në Gazë
Izraeli ka thënë se lufta ndaj Hamasit në Rripin e Gazës ka hyrë në fazën e dytë, përderisa ushtria izraelite po sulmon nga toka, ajri dhe deti këtë territor të rrethuar ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Izraeli që nga mbrëmja e 27 tetorit ka thënë se ka zgjeruar operacionet tokësore në Gazë, me qëllim që të mposhtë Hamasin. Banorët e Gazës mbetën për pothuajse dy ditë pa internet dhe linja telefonike si pasojë e sulmeve izraelite.
1
Një grua e plagosur mban në duar një foshnje pas bombardimeve izraelite në Rafah të Gazës më 29 tetor.
2
Një palestinez mban në duar djalin e tij të vogël që u vra gjatë sulmeve ajrore në Han Jonis të Rripit të Gazës, para varrimit të tij më 29 tetor.
3
Një burrë palestinez shikon shkatërrimet në një ndërtesë pas sulmeve izraelite në Han Jonus në jug të Rripit të Gazës më 29 tetor. Ushtria izraelite u ka bërë thirrje banorëve në Gazë që të evakuohen nga veriu për në jug të territorit.
4
Shkatërrimet në Rafah në jug të Gazës më 29 tetor, pas sulmeve ajrore dhe tokësore të Izraelit.