Nën rrjetat antidronë që mbrojnë vijat e frontit në Ukrainë
- Reuters
Në qytetet dhe qytezat ukrainase që gjenden në vijën e frontit, autoritetet kanë vendosur nëpër rrugë rrjeta kundër dronëve FVP (me pamje ballore) që përdor Rusia gjatë sulmeve ndaj caqeve në Ukrainë. Rusia, që ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, mohon se sulmon caqe civile, por shumë ndërtesa banimi janë cak i dronëve dhe raketave të saj.
1
Rrjeta antidronë që mbulon një rrugë në qytetin ukrainas Kostintinivka, që gjendet në vijën e frontit. 29 shtator 2025.
2
Një punëtor komunal pastron rrjetën antidronë të vendosur në Herson, qytet ukrainas në vijën e frontit. 11 nëntor 2025.
3
Një makinë e djegur ka mbetur në mes të një rruge, që ishte mbuluar me një rrjetë antidronë afër qytezës Huliapol, në rajonin e Zaporizhjës. Rrjeta është dëmtuar nga sulmet ruse. 14 nëntor 2025.
4
Fibra optike e përdorur për të kontrolluar nga larg dronin rus të llojit FPV, shihet pranë pozicioneve të ushtarëve ukrainas, afër qytezës së Çasiv Jarit, në rajonin e Donjeckut. 25 tetor 2025.