Alexei Navalny, gjatë paraqitjes në një gjykatë në Moskë.
Rusia të premten i përfshiu zyrat rajonale të fushatës së politikanit të burgosur të opozitës, Aleksei Navalny, në listën e rregullatorit financiar rus të organizatave të përfshira në "terrorizëm dhe ekstremizëm".
Rregullatori publikoi një listë të përditësuar të shërbimit të monitorimit financiar të Rusisë, Rosfinmonitoring.
Një ditë më parë rrjeti i zyrave të Navalnyt ishte shpërbërë në pritje të vendimit. Në këtë listë janë edhe grupet ekstremiste islamike, Shteti Islamik dhe Al-Kaida.
Nuk është ende e qartë nëse masa ka të bëjë me një kërkesë nga prokurorët për të caktuar rrjetin rajonal të kritikut më të njohur të presidentit rus, Vladimir Putin dhe Fondacionin e tij Kundër Korrupsionit (FBK), si organizata ekstremiste.
Por, ish-koordinatori i zyrave të Navalny në Moskë, Oleg Stepanov, tha se vendimi është i lidhur me çështjen gjyqësore.
Në bazë të cilit ligj po synohet heshtja e Navalnyt?
Katër vjet më parë, një gjykatë në qytetin lindor të Blagoveshçensk, e shikoi një video satirike “Vrisni kozmonautët” në të cilën propozohet vrasje e aventurierëve të hapësirës për shkak të “ngjitjes në drejtim të parajsës”.
Gjykata vendosi që videoja e një grupi punk të quajtur “Ensemble Of Christ The Savior And Crude Mother Earth”, përbën "material ekstremist".
Gjykata e ndaloi videon në bazë të një ligjit të vitit 2002 dhe e përfshiu në listën e materialeve të ndaluara në nivel federal.
“Përmbajtje e tekstit në video vështirë se do të mund të merrej seriozisht edhe nga audiencë më radikale”, tha në një raport më 2018 Qendra Sova, një organizatë hulumtuese ruse.
Në raportin e saj, kjo organizatë, argumentonte sesi ligji po keqpërdorej.
Që nga 29 prilli, listë e zezë e materialeve që konsiderohet ekstremiste përfshin gati 5200 artikuj, përfshirë përkthime të Biblës, video të bëra nga një grup i ndarë i Kishës Ortodokse Ruse dhe libri “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit.
Nëse janë të sakta paralajmërimet e fundit, atëherë në ditët në vijim një gjykatë e Moskës do të përfshijë një organizatë tjetër në listën e grupeve "ekstremiste". Ai është Fondacioni Kundër Korrupsionit i kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe rrjeti i grupeve të aktivistëve, të cilët për presidentin rus, Vladimir Putin janë kthyer në një sfidë të madhe.
Një urdhër i tillë do ta urdhëronte organizatën në mënyrë të efektshme nga ekzistenca, thanë aleatët e Navalny dhe ekspertë të jashtëm.
Një përfshirje e tillë do ta bënte organizatën joekzistente, thanë aleatët e Navalnyt dhe ekspertët e jashtëm.
Pa përkufizim të qartë
Ekspertët dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kthyer prap vëmendjen te ligji pasi autoritetet ruse vendosën ta përdorin atë në betejën disavjeçare kundër Navalnyt. Ekspertët thonë se ligji është i dizajnuar në atë mënyrë që të përdoret ndaj secilit që konsiderohet rrezik për çfarë do arsye.
Vetë ligji, përcakton atë që cilësohet si ekstremizëm, por nuk përcakton në mënyrë të qartë se çfarë në radhë të parë përbën ekstremizëm.
Ligji thjesht bën renditjen e një sërë veprash penale që sanksionohen me ligj - për shembull, shpërndarja e materialeve ekstremiste, përgatitja e akteve ekstremiste dhe nxitja e urrejtjes kundër grupeve fetare ose etnike. Gjithashtu në ligj përmenden edhe kritikat ndaj zyrtarëve qeveritarë dhe politikanëve si dhe pyetjet publike që kanë të bëjnë me integritetin territorial të Rusisë.
“Në Rusi lufta kundër ekstremizmit ka dy kuptime: njëri është ligjor dhe tjetri politik”, tha drejtori i Qendrës Sova, Aleksandr Verkhovsky.
Ai i tha Radios Evropa e Lirë se që nga miratimi i tij 19 vjet më parë “ligji ka pësur amendamentime të shumta dhe është bërë më i ashpër”.
Navalny dhe Fondacioni i tij kundër Korrupsionit, për vite me radhë kanë hulumtuar për rastet e korrupsionit qeveritar, duke shënjestruar edhe aleatët e afërt të presidentit, Vladimir Putin.
Hulumtimi më i njohur është ai i një rezidence të pasur në Detin e Zi, për të cilën Fondacioni i Navalnyt pretendon se është ndërtuar për Putinin. Videoja në Youtube është ndër më të shikuarat në gjuhën ruse.
Navalny gjithashtu ka organizuar të ashtuquajturat fushata të Votimit të Zgjuar në të gjithë vendin, që kishin për qëllim edukimin e votuesve.
Brenda ‘pallatit të Putinit’
1/20Një fotografi e pallatit e bërë me dron, që gjendet rreth 18 kilometra larg nga qyteti bregdetar rus, Gelendzhik.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
2/20Sipas aktivistit kundër korrupsionit, Aleksei Navalny, kjo ndërtesë dhe toka përreth saj janë të regjistruara në pronësi të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë, që pretendon se e përdor këtë pronë për “aktivitete kërkimore dhe edukuese”.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
3/20Navalny pretendon se kjo pjesë e kësaj prone, pranë hapësirës ku mund të aterrojnë helikopterë ka të fshehur edhe një pjesë për hokej mbi akull.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
4/20Navalny thotë se ka arritur të sigurojë planet e brendshme të kësaj prone. Sipas planit të ndërtesës, kjo fontanë është cilësuar si “diskotekë e ujit”.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
5/20Në këtë pronë, një amfiteatër është duke u rinovuar. Prona ka qenë nën rinovim në 15 vjetët e fundit dhe shumica e renovimeve kryesore janë duke vazhduar ende.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
6/20Një pamje nga larg tregon vendin për lojën hokej mbi akull (majtas) pranë dy hapësirave për uljen e helikopterëve. Ndërtesat përgjatë rrugës besohet se përdoren nga punëtorët që po punojnë në renovimin e kësaj prone, e të cilët shihen edhe në pamjet e fotografuara nga droni nga ekipi i Navalnyt.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
7/20Një kishë me ngjyrë të gjelbër po ashtu gjendet në këtë pronë, e cila sipas Navalnyt “është një nga ndërtesat më sekrete dhe me më së shumti siguri në Rusi”.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
8/20Një serë e ndërtuara në pronën e pallatit. Përveç se mbi këtë pronë është i ndaluar fluturimi edhe anijet që kalojnë në ujërat afër pallatit u kërkohet që të mbajnë distancë prej të paktën 1.8 kilometrash.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
9/20Dhjetë kilometra nga pallati gjendet kjo vresht, e cila ka një vilë, që pretendohet se është në pronësi të personave që kanë lidhje të ngushta me Putinin.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
10/20Vreshta në afërsi të pallatit. Vera që prodhohet këtu u shërbehet shumë zyrtarëve të lartë të Kremlinit.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
11/20Përveç fotografive nga droni, ekipi i Navalnyt ka krijuar edhe disa ilustrime të brendisë së rezidencës, sikurse edhe kjo fotografi që po shihni. Këto ilustrime të digjitalizuara bazohen në planet e ndërtesës që ekipi i Navalnyt ka arritur të sigurojë dhe të dhënave se kjo pronë ka orendi italiane të porositura enkas për këtë pronë.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
12/20Sipas planeve të brendshme, ekipi i Navalnyt thotë se kjo pronë brenda ka edhe një teatër. Navalny e ka pranuar se disa nga detajet e paraqitura në këto ilustrime, nuk të jenë të ndryshme nga pamja e vërtetë brenda pallatit.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
13/20 Një ilustrim se si mund të duken ulëset brenda teatrit.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
14/20Ky ilustrim i brendësisë së pallatit është krijuar nga përshkrimi që i kanë bërë punëtorët e ndërtimit, të cilët kanë punuar në ndërtimin e kësaj prone.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
15/20Kjo pamje po ashtu është e ilustruar dhe shfaq një bar brenda pallatit ku besohet se orenditë janë të gjitha italiane.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
16/20Kjo pamje pretendohet se shfaq një dhomë që gjendet brenda pallatit, që ka edhe një shtyllë për vallëzime erotike.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
17/20Ekipi i Navalnyt thotë se brenda pallatit gjendet edhe një kazino.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
18/20Ky është një rikrijim i dhomës që pretendohet se përdoret nga Putini. Pajisjet për ushtrime, që janë të pasqyruara në pjesën e majtë të fotografisë, me gjasë janë referencë për Alina Kabayeva, gjimnastes që ka fituar medaljen e artë dhe e cila besohet gjerësisht se është partnerja e Putinit.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
19/20Nëntë kilometra në veri të ndërtesës kryesore, është ndërtuar edhe kjo ndërtesë për prodhimin e verës, që është fotografuar nga droni. Në dhjetor të vitit 2017, një ambientalit lokal u rrah nga disa persona të panjohur pasi po hetonte për prerjen e paligjshme të drunjve, gjatë ndërtimit të kësaj ndërtese ku prodhohet vera.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
20/20Në afërsi të pronës së dytë, që besohet se funksion si vresht, ndodhet edhe kjo kishë ortodokse dhe gurët për ndërtimin e saj besohet se janë sjellë nga Greqia.
Pas pretendimeve nga ekipi i Navalnyt se këto prona në bregdetin e Detit të Zi janë ndërtuar për Putinin, zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov pretendoi se nuk kishte dëgjuar për hetimin e kryer nga Navalny. Megjithatë, ai tha për mediat ruse “mund të them se kjo është një akuzë e vjetër. Vite më parë ne kemi sqaruar se Putini nuk ka asnjë pallat në Gelendzhik”.
Imazhet e bëra nga ekipi anti-korrupsion i Aleksei Navanyt tregojnë një pronë mjaft luksoze në bregdetin e Detit të Zi të Rusisë, që përdoret si “pallat” personal nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Previous slide
Next slide
Prokurorët kanë akuzuar organizatat e Navalnyt se, janë " angazhuar në krijimin e kushteve për destabilizimin e situatës sociale dhe socio-politike duke u fshehur nën parullat e tyre liberale".
Nëse Gjykata e miraton akuzën e prokurorëve, atëherë të gjithë ata që zbulohen se janë anëtarë të një organizate të tillë mund të përballen me 12 vjet burgim.
Në rastet kur dikush financon një organizatë të tillë mund të dënohet deri në dhjetë vjet, dhe kushdo që përdorë logot, parulla ose simbolet e organizatave mund të ndalohet të kandidojë për pozita shtetëore.
Navalny dhe mbështetësit e tij e cilësojnë lëndën kundër tyre si shpifje thonë se qëllimi është që Navalny të mbahet në burg.
Navalny u arrestua më 17 janar pas kthimit të tij në Rusi nga Gjermania, ku ai mori trajtim pas sulmin me agjent helmues në Siberi. Ai ka insistuar që helmimi i tij me një agjent nervor kimik - Noviçok - ishte urdhëruar direkt nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Në shkurt, një gjykatë në Moskë vendosi që ndërsa ishte në Gjermani, Navalny kishte shkelur kushtet e një lirimi me kusht nga një lëndë e vjetër gjyqësore.
Të premten (23 prill) Navalny njoftoi se do ta përfundojë grevën e tij të urisë.
Përmes një postimi në Instagram, Navalny tha se shëndeti i tij është i përkeqësuar dhe se po vazhdon të kërkojë që ai të kontrollohet nga mjekët e tij personal.
Më 22 prill, mjekët i thanë atij se duhet ta përfundojë grevën e urisë, dhe se nëse ajo vazhdon edhe pak "nuk do të kenë më një pacient për të trajtuar".
Ai kishte hyrë në grevë urie pasi kërkonte trajtim më të mirë në burg.