Rubio: Trump propozoi zhvendosje të përkohshme të palestinezëve për rindërtim të Gazës

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që palestinezët të largohen nga Gaza vetëm përkohësisht, përderisa ajo zonë të rindërtohet, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, të mërkurën.
Një ditë më parë, presidenti amerikan Trump nxiti regime të shumta kur propozoi, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, që Shtetet e Bashkuara ta merrnin kontrollin e Gazës së shkatërruar nga lufta.
Ideja e Trumpit “nuk ishte menduar si armiqësore. Ajo ishte menduar, mendoj, si një lëvizje shumë bujare, një ofertë për të rindërtuar dhe për të qenë në krye të rindërtimit”, tha Rubio për gazetarët gjatë një vizite në Guatemala.
Trump ofroi një “gatishmëri të SHBA-së për të ndërhyrë, për të pastruar rrënojat, për të pastruar zonën nga gjithë shkatërrimi në terren, për ta pastruar nga të gjitha municionet e pashpërthyera”, tha Rubio.
“Dhe, gjatë kësaj kohe, njerëzit që jetojnë atje nuk do të mund të jetojnë atje përderisa ekipet e punës hyjnë dhe heqin mbeturinat”, shtoi ai.
Rubio tha se Trumpi dëshiron ta mbështesë “rindërtimin e shtëpive, bizneseve dhe gjërave të kësaj natyre, në mënyrë që më pas njerëzit të mund të kthehen”.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në një konferencë me gazetarët në Uashington se Gaza është “një vend i shkatërruar”, duke iu referuar pamjeve të rrënojave.
“Presidenti e ka bërë të qartë se ata [palestinezët] duhet të zhvendosen përkohësisht jashtë Gazës”, tha ajo, duke e cilësuar atë aktualisht si “një vend të pabanueshëm për qeniet njerëzore” dhe duke thënë se do të ishte “e ligë të sugjerohej që njerëzit duhet të jetojnë në kushte kaq të tmerrshme”.
Megjithatë, ajo tha se përfshirja e SHBA-së "nuk do të thotë prani ushtarake në terren" apo që "takspaguesit amerikanë do ta financojnë këtë përpjekje".
Por, edhe ky propozim ka hasur në kritika nga palestinezët, që shqetësohen se mund të mos u lejohet kurrë kthimi nëse largohen, si dhe nga kombet arabe të cilave Trumpi u ka bërë thirrje t’i pranojnë palestinezët e zhvendosur.
Palestinezët, kombet arabe dhe të tjerë kanë refuzuar edhe zhvendosjen e përkohshme nga Gaza, e cila do të ishte në kundërshtim me politikën e kahmotshme të SHBA-së që bën thirrje për krijimin e një shteti palestinez pa zhvendosje të mëtejshme të palestinezëve nga Gaza apo Bregu Perëndimor.
Një ditë më parë, Trump prezantoi planin, sipas të cilit, palestinezët e zhvendosur do të largoheshin nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugën SHBA-së për të marrë në pronësi këtë territor bregdetar dhe për ta zhvilluar ekonomikisht në një vend “fenomenal”, ku kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe.
Trump tha se kjo do të ndodhte pas zhvendosjes së popullit palestinez në vende të tjera, për t’i larguar nga ajo që ai e quajti “gropë ferri” me ndërtesa të shkatërruara, pas më shumë se një viti luftë mes Izraelit dhe Hamasit, të cilin SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.
Propozimi i tij për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza kishte shkaktuar kundërshtime si nga kundërshtarët, ashtu edhe nga aleatët e SHBA-së.
Propozimi kishte nxitur shqetësime se mund të rrezikohet marrëveshja e brishtë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, që ka udhëhequr Gazën që nga viti 2007.
Liderë të OKB-, organizatave Human Rights ëatch dhe Amnesty International, si dhe liderët e Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Arabisë Saudite, Kinës e Rusisë, ndër shumë të tjerë, kishin kritikuar publikisht planin.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
Si duket Gaza pas 15 muajsh luftë?
1/17Një pamje nga lart tregon shtëpitë dhe ndërtesat e rrënuara në Xhabalia. Fotografia është bërë ditën kur hyri në fuqi armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, më 19 janar 2025.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/17Një palestinez me këmbë të amputuar duke kaluar në një rrugë në të dy anët e së cilës shtrihen rrënojat e ndërtesave në Rafah.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/17Ndërtesa të shkatërruara në Xhabalia, më 21 janar 2025.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/17Një grua palestineze me një fëmijë në karrocë në lagjen e saj të shkatërruar në Xhabalia, pas armëpushimit të arritur ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/17Një pamje nga lart tregon njerëz që lëvizin në rrugët e rrethuara me rrënoja shtëpish dhe ndërtesash, pas armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit - i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/17Palestinezët duke kaluar pranë shtëpive të shkatërruara në Xhabalia.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/17Palestinezët e zhvendosur duke u kthyer në shtëpitë e tyre ndërsa ecin mes rrënojave.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/17Palestinezët e zhvendosur duke ecur mes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet në Rafah.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/17Një tjetër pamje e shkatërrimit të ndërtesave nga bombardimet izraelite në Rafah... Rindërtimi në Rripin e Gazës – nëse armëpushimi arrin në fazën e tij finale – do të merrte kohë disa vite.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/17Palestinezët e zhvendosur duke ecur nëpër rrugët e Xhabalias së shkatërruar nga luftimet 15- mujore.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/17Armëpushimi, që u arrit pas një viti të ndërmjetësimit intensiv nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, është hapi i parë në një proces të gjatë e të brishtë që synon t’i japë fund luftës 15-mujore mes Izraelit dhe Hamasit.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/17Pakti parasheh që Izraeli të tërhiqet në një zonë brenda Gazës dhe shumë palestinezëve të zhvendosur t’iu mundësohet kthimi në shtëpinë e tyre.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/17Ky është armëpushimi i dytë që hyn në fuqi që kur nisi lufta në tetorin e vitit 2023, pasi mbi një vit më parë palët kishin ndërprerë luftimet për një javë dhe gjatë asaj periudhe u liruan disa pengje.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/17Negociatat për fazën e dytë, që konsiderohet më e vështirë, është paraparë të nisin dy javë më vonë. Megjithatë, ka shumë pikëpyetje për këtë çështje, përfshirë edhe atë nëse lufta do të rinisë pas fazës së parë gjashtëjavore dhe si do të lirohet pjesa tjetër e pengjeve.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
15/17Lufta në Gazë ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
16/17Mbi 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur. Kombet e Bashkuara kanë thënë se sistemi i shëndetësisë, rrjeti rrugor dhe infrastruktura vitale janë dëmtuar rëndë.
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
17/17Kombet e Bashkuara njoftuan se kamionë me ndihmë humanitare kanë hyrë në Gazë, pas nisjes së armëpushimit.