Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar për një armëpushim në qytetin e rrethuar të Mariupolit në Ukrainë, duke filluar nga mëngjesi i së enjtes, për të lejuar evakuimin e civilëve.
“Që ky operacion humanitar të ketë sukses, ne propozojmë që të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatë dhe të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, tha ministria në një deklaratë të cituar nga AFP-ja të mërkurën.
Korridori humanitar nga Mariupoli në Zaporizhia - përmes qytetit Berdiansk që kontrollohet nga Rusia - do të hapet mëngjesin e së enjtes.
Autoritetet e Ukrainës nuk e kanë komentuar ende këtë njoftim.
Përpjekjet e mëparshme për të vendosur një armëpushim në Mariupol kanë dështuar, mes akuzave për sulme nga të dyja palët.
Rusia është akuzuar, gjithashtu, se ka zhvendosur me forcë mijëra civilë në Rusi ose në zonat e kontrolluara nga Rusia.
Njoftimi u bë pasi fotot e reja satelitore treguan shkatërrimin e shkaktuar nga granatimet.
Imazhet e publikuara nga kompania e vëzhgimit të Tokës, Maxar, treguan se zonat e banuara janë kthyer në gërmadha. Këto imazhe kanë vënë në pah topat e artilerisë ruse në pozicionet e qitjes në periferi të qytetit.
Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimet në Mariupol
1/10Djegia e ndërtesave të banimit në Mariupol, qytetin port të rrethuar nga forcat ruse.
Imazhet satelitore të marra nga Maxar Technologies, më 22 mars, shfaqin ndërtesa duke u djegur ose të shkatërruara nga bombardimet ruse në qytetin port të Mariupolit, si dhe përmbytjet në veri të kryeqytetit, Kiev. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/10Një tjetër pamje nga ajri tregon ndërtesa banimi duke u djegur nga bombardimet në Mariupol.
Imazhet satelitore të marra nga Maxar Technologies, më 22 mars, shfaqin ndërtesa duke u djegur ose të shkatërruara nga bombardimet ruse në qytetin port të Mariupolit, si dhe përmbytjet në veri të kryeqytetit, Kiev. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/10Ndërtesa banimi të dëmtuara rëndë nga sulmet ruse në Mariupol.
Imazhet satelitore të marra nga Maxar Technologies, më 22 mars, shfaqin ndërtesa duke u djegur ose të shkatërruara nga bombardimet ruse në qytetin port të Mariupolit, si dhe përmbytjet në veri të kryeqytetit, Kiev. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/10Një pamje më e përgjithshme tregon disa vatra zjarri të shkaktuara nga bombardimet në një zonë banimi të rrethit Livoberezhnyi të Mariupolit.
Imazhet satelitore të marra nga Maxar Technologies, më 22 mars, shfaqin ndërtesa duke u djegur ose të shkatërruara nga bombardimet ruse në qytetin port të Mariupolit, si dhe përmbytjet në veri të kryeqytetit, Kiev. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/10Dëmtimet në Fabrikën e Metalit 'Azovstal' në Mariupol.
Imazhet satelitore të marra nga Maxar Technologies, më 22 mars, shfaqin ndërtesa duke u djegur ose të shkatërruara nga bombardimet ruse në qytetin port të Mariupolit, si dhe përmbytjet në veri të kryeqytetit, Kiev. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/10Një tjetër pamje më nga afër e dëmtimit të Fabrikës Metalurgjike 'Azovstal', më 22 mars.
Imazhet satelitore të marra nga Maxar Technologies, më 22 mars, shfaqin ndërtesa duke u djegur ose të shkatërruara nga bombardimet ruse në qytetin port të Mariupolit, si dhe përmbytjet në veri të kryeqytetit, Kiev. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/10Ky imazh satelitor tregon fusha në pellgun e lumit Irpin në veriperëndim të Kievit përpara përmbytjeve.
Imazhet satelitore të marra nga Maxar Technologies, më 22 mars, shfaqin ndërtesa duke u djegur ose të shkatërruara nga bombardimet ruse në qytetin port të Mariupolit, si dhe përmbytjet në veri të kryeqytetit, Kiev. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/10Fushat e përmbytura në pellgun e lumit Irpin. Është e paqartë nëse ushtria ukrainase e përmbyti zonën qëllimisht për të ngadalësuar përparimin e forcave ruse në Kiev, ose nëse përmbytjet u shkaktuan nga dëmtimi i një dige gjatë luftimeve.
Imazhet satelitore të marra nga Maxar Technologies, më 22 mars, shfaqin ndërtesa duke u djegur ose të shkatërruara nga bombardimet ruse në qytetin port të Mariupolit, si dhe përmbytjet në veri të kryeqytetit, Kiev. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/10Fushat e përmbytura rreth Kozarovyçit nga lumi Dnieper në veri të kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Imazhet satelitore të marra nga Maxar Technologies, më 22 mars, shfaqin ndërtesa duke u djegur ose të shkatërruara nga bombardimet ruse në qytetin port të Mariupolit, si dhe përmbytjet në veri të kryeqytetit, Kiev. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/10Një pamje satelitore e Kozarovyçit para përmbytjes.