Imazhet satelitore të marra nga Maxar Technologies, më 22 mars, shfaqin ndërtesa duke u djegur ose të shkatërruara nga bombardimet ruse në qytetin port të Mariupolit, si dhe përmbytjet në veri të kryeqytetit, Kiev.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimet në Mariupol
1
Djegia e ndërtesave të banimit në Mariupol, qytetin port të rrethuar nga forcat ruse.
2
Një tjetër pamje nga ajri tregon ndërtesa banimi duke u djegur nga bombardimet në Mariupol.
3
Ndërtesa banimi të dëmtuara rëndë nga sulmet ruse në Mariupol.
4
Një pamje më e përgjithshme tregon disa vatra zjarri të shkaktuara nga bombardimet në një zonë banimi të rrethit Livoberezhnyi të Mariupolit.