Rusia akuzohet për përdorim të bombave të fosforit në Bahmut

Pamje nga luftimet në qytetin ukrainas, Bahmut. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Ukraina e ka akuzuar Rusinë se ka kryer sulme me fosfor në qytetin e Bahmutit.
Në disa pamje të realizuara me dronë, të cilat i ka publikuar ushtria ukrainase, Bahmuti shihet në tym, i cili besohet se ka qenë fosfor i bardhë, duke rënë mbi qytet.
Armët me fosfor të bardhë nuk janë të ndaluara, mirëpo përdorimi i tyre në zonat e banuara me civilë, konsiderohet krim lufte.
Armë të tilla krijojnë zjarre të shpejta, të cilët vështirë lokalizohen.
Rusia është akuzuar edhe në të kaluarën se ka përdorur armë të tilla, sidomos në përleshjet në qytetin tjetër ukrainas, Mariupol.
Forcat ushtarake ruse kanë tentuar të kapin Bahmutin që disa muaj, pavarësisht pikëpyetjeve që ekzistojnë për rëndësinë e tij strategjike.
Zyrtarët perëndimorë kanë vlerësuar se mijëra trupa ushtarake të Moskës kanë vdekur, si pasojë e luftimeve.
Përmes një postimi në Twitter, Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka thënë se sulmi me fosfor ka shënjestruar “zonat e papushtuara të Bahmutit, me municion ndezës”.
Komanda e forcave speciale të Kievit, ka thënë se forcat e Moskës kanë vazhduar “të shkatërrojnë qytetin”.
Fosfori i bardhë, është substancë e cila ndizet, kur të ketë kontakt me oksigjenin, duke shkaktuar tym të bardhë.
Grupi ndërkombëtar për të drejta të njeriut, Human Rights Watch ka paralajmëruar se kjo lëndë kimike “njihet për plagët e rënda që shkakton”.
Fosfori i bardhë ndizet në 800 gradë Celsius, duke shkaktuar djegie të rëndë, nëse prek trupin e njeriut.
Bahmuti nga lart: Rusia e ka bërë pluhur qytetin ukrainas
1/9Tymi ngrihet lart nga djegia e ndërtesave të banimit në Bahmut më 26 prill. Pavarësisht se forcat ruse kanë rritur përdorimin e artilerisë së rëndë dhe sulmeve ajrore, forcat e Kievit vazhdojnë t'i pengojnë ato që ta marrin kontrollin e plotë të qytetit tashmë të rrënuar.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/9Peizazh me kratere i një fushe Bahmut.
Serhiy Cherevatiy, zëdhënës i forcave lindore të Ukrainës, tha më 26 prill se forcat ruse kishin sulmuar 324 herë duke përdorur artileri dhe raketa të shumta brenda 24 orëve të fundit.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/9"Rusët po shkatërrojnë ndërtesa në Bahmut për t'i parandaluar ushtarët tanë që t'i përdorin ato si fortifikatë", tha Cherevatiy.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/9Për nëntë muaj, forcat e Moskës janë përpjekur të kapin qytetin e Donbasit, i cili është bërë simbol i qëndresës së hekurt të Kievit dhe dështimeve ushtarake të Kremlinit.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/9Grupi mercenar rus, Wagner, ka udhëhequr pjesën më të madhe të përparimit në Bahmut, duke pretenduar më herët në prill se forcat e tij kontrollonin 80 për qind të qytetit. Por kjo u hodh poshtë nga Kievi.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/9Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua të vazhdojë të mbrojë qytetin.
“Është e pamundur që ne të heqim dorë nga Bahmuti, sepse kjo do të [ndihmojë] zgjerimin e frontit të betejës dhe do t'u japë forcave ruse dhe Wagner-it [grupi mercenar] shans për të kapur më shumë nga tokat tona”, deklaroi Zelensky më 23 prill.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/9Vlerësohet se mijëra ushtarë nga të dyja palët janë vrarë në të ashtuquajturin "mulli i mishit" në Bahmut. Marrja e kontrollit të qytetit do t'i lejonte Moskës të përqendronte forcat e saj në garnizonet e Ukrainës në perëndim rreth Çasiv Jarit dhe më thellë në rajonin e Donjeckut ku ndodhen qytetet industriale Kramatorsk dhe Slovjansk.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/9Kievi pranon se forcat e tij kanë paguar një çmim të madh për mbrojtjen e "Fortesës së Bahmutit", një qytet prej rreth 70.000 banorësh para pushtimit rus.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/9
Analistët besojnë se Bahmuti ka pak vlerë strategjike, por ka fituar rëndësi politike pasi të dyja palët vazhdojnë betejën më të përgjakshme të këmbësorisë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Fotografitë e bëra nga lart zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga forcat ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut. Pas disa muaj bombardimesh, pjesa më e madhe e Bahmutit është kthyer në gërmadha që digjen, ndërsa trupat ukrainase nuk e lëshojnë qytetin e rrethuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Rusia është nënshkruese e Konventës për disa lloje të armëve konvencionale, e cila ndalon përdorimin e atyre armëve, në zonat e banuara me civilë.
Në qytetin e Bahmutit kanë banuar rreth 80.000 banorë, para nisjes së luftës.
Tani besohet se aty gjenden pak ose aspak civilë, për shkak të luftimeve të ashpra.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.