Ndërlidhjet

Gjykata dëbon nga Kosova shtetasit e ndaluar rusë dhe serbë


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të dëbojë 11 personat e ndaluar të martën, 6 shtetas rusë dhe 5 shtetas serbë, për kalim të paligjshëm të kufirit nga Serbia në Kosovë.

Gjykata gjithashtu ka shqiptuar gjobën prej 250 eurosh për secilin prej tyre.

Të 11 personat ishin ndaluar nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror, me vendim të prokurorit u ishte caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Të martën, autoritetet e sigurisë në Kosovë, kanë ndaluar pesë qytetarë serbë dhe gjashtë rusë, për siç është thënë, kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror nga Serbia në Kosovë.

Remzi Potoku, avokat i njërit nga të ndaluarit me shtetësi serbe, ka thënë se sipas deklaratave të klientit të tij, qëllimi i hyrjes në territorin e Kosovës kishte qenë një vizitë familjare.

Dyshohet se ata kanë kryer veprën penale të kalim ilegal të kufirit të Republikës së Kosovës. Kurse, duke u bazuar në klientin tim, motiv i kësaj ka qenë një vizitë familjare dhe shoqërore që kanë pasur në Kosovë. Klienti im është me shtetësi serbe, kurse punon në Rusi”, ka thënë Potoku.

Lidhur me rastin, organet e sigurisë kanë kërkuar avokatë në Odën e Avokatëve të Kosovës. Florim Shefqeti prokuror disiplinor në këtë Odë, për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se për rastin në fjalë ishin angazhuar gjashtë avokatë.

Në total janë kërkuar gjashtë avokatë. Këta janë kërkuar nga Drejtoria e Policisë së Kosovës, stacioni në Lluzhan, Podujevë”, ka thënë Shefqeti.

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, përmes një komunikate, ka thënë se e dënon fuqishëm arrestimin e qytetarëve serbë dhe rusë.

Duke e cilësuar këtë veprim të autoriteteve të Kosovës, si përpjekje për politizim, Gjuriq ka thënë se nga zyra që ai udhëheq, të arrestuarve u është ofruar ndihma ligjore.

Edhe Ambasada ruse në Serbi ka konfirmuar ndalimin e gjashtë qytetarëve rusë në Republikën e Kosovës.

Një përfaqësues i zyrës së ambasadës ruse në Prishtinë është duke e trajtuar këtë çështje, që prej se qytetarët rusë janë ndaluar. Ai menjëherë është nisur në vendin e ngjarjes”, ka thënë për agjencinë TASS, zëdhënësi i kësaj ambasade, Yuri Pichugin.

XS
SM
MD
LG