Raketat e Koresë së Veriut që Rusia po i përdor kundër Ukrainës
Teksa Kievi po has në vështirësi që t’iu kundërvihet sulmeve vdekjeprurëse raketore të Rusisë, zyrtarët ukrainas thonë se Moska edhe një herë po përdorë armë të Koresë së Veriut për të sulmuar qytetet në Ukrainë. Në këtë fotogaleri janë disa raketa që Pheniani raportohet ta ketë furnizuar Rusinë.
1
Një zjarrfikës (majtas në qendër të fotografisë) punon nën flakët e një ndërtese që po digjet pas sulmeve në Zaporizhja më 11 gusht.
Sulmi me raketa dhe dronë ndaj qytetit përfshiu edhe goditjen e një uzine të përpunimit të metaleve, ku u vranë shtatë persona. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendoi se Rusia përdori raketa balistike të Koresë së Veriut në sulmet ndaj Zaporizhjës.

2
Nëse konfirmohet se në sulmin ndaj Zaporizhjës u përdorën raketa të Koresë së Veriut, kjo do të shënonte rifillimin e përdorimit të armatimit të Phenianit për sulme ndaj Ukrainës nga territori i Rusisë. Kjo fotografi e janarit të vitit 2024 tregon copëzat e asaj që Ukraina më vonë e identifikoi si një raketë e Koresë së Veriut, pasi ajo goditi një objekt në qytetin lindor të Harkivit.
3
Në një raport të prillit të vitit 2026, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës identifikoi dy modele të raketave balistike të Koresë së Veriut, për të cilat thotë se janë përdorur kundër Ukrainës. Sipas raportit, bëhet fjalë për raketat Hwasong-11A dhe Hwasong-11B, të njohura sipas emërtimeve amerikane si raketat KN-23, përkatësisht KN-24.
4
Një fotografi e korrikut 2019 e një rakete balistike KN-23 gjatë testimit në Korenë e Veriut.
KN-23 është një raketë që lëshohet nga një mjet transportues, dhe pamja e saj është e ngjashme me raketën Iskander të Rusisë, por analiza forenzike ushtarake e Ukrainës arriti në përfundimin se këto armë “nuk janë kopje të drejtpërdrejta të modeleve sovjetike/ruse”. Raporti ukrainas tha se ato janë rreth 50 për qind më të gjata se raketat Iskander, çka u mundëson të arrijnë një rreze të ngjashme veprimi, pavarësisht përdorimit të karburantit që është më pak efikas.