Ndërlidhjet

Bombarduesit rusë fluturojnë mbi Bjellorusi

Bombardues rus Tu-22M3, që ka aftësi bërthamore. Fotografi nga arikvi.
Bombardues rus Tu-22M3, që ka aftësi bërthamore. Fotografi nga arikvi.

Rusia të shtunën dërgoi bombardues me aftësi bërthamore për të patrulluar mbi Bjellorusi, teksa kriza me Ukrainën ende po vazhdon.

Bombarduesit që morën pjesë në patrullim në Bjellorusi, aleaten e Rusisë, kanë aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se dy bombardues të tipit Tu-22M3 kryen stërvitje me forcat ajrore bjelloruse dhe me asetet e mbrojtjes ajrore gjatë një misioni katërorësh.

Edhe në të kaluarën, Rusia ka kryer patrullime të tilla mbi Bjellorusi, shtet që në veri kufizohet me Ukrainën.

Ky mision patrullimi vjen në kohën kur Kremlini ka zhvendosur trupat nga Siberia në Lindje e Largët të Bjellorusisë për stërvitje të përbashkëta. Ky dislokim përkon me grumbullimit ushtarak rus pranë Ukrainës, që ka nxitur frikën në Perëndim se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën.

Rusia vazhdon grumbullimin e armatimit të rëndë afër Ukrainës

Një grumbull automjetesh që raportohet se përfshijnë sisteme të raketave Iskander, që lëshohen nga kamionët, duke qëndruar në kompleksin e stërvitjeve ushtarake Osipoviqi, në jug të Minskut, në Bjellorusi. Fotografia është realizuar më 1 shkurt.
1/6 Një grumbull automjetesh që raportohet se përfshijnë sisteme të raketave Iskander, që lëshohen nga kamionët, duke qëndruar në kompleksin e stërvitjeve ushtarake Osipoviqi, në jug të Minskut, në Bjellorusi. Fotografia është realizuar më 1 shkurt.
Disa pamje satelitore, nga 1 shkurti dhe më herët, shfaqin një grumbullim të madh të armatimit të rëndë rus, ku raportohet se përfshihen edhe sisteme të raketave balistike. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një pamje e gjerë e kompleksit ushtarak Osipoviqi, më 1 shkurt. Raketat ruse Iskander janë të afta të kryejnë sulme precize ndaj caqeve deri në 500 kilometra largësi.
2/6 Një pamje e gjerë e kompleksit ushtarak Osipoviqi, më 1 shkurt. Raketat ruse Iskander janë të afta të kryejnë sulme precize ndaj caqeve deri në 500 kilometra largësi.
Disa pamje satelitore, nga 1 shkurti dhe më herët, shfaqin një grumbullim të madh të armatimit të rëndë rus, ku raportohet se përfshihen edhe sisteme të raketave balistike. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një pamje e automjeteve dhe e barakave për trupat afër Baranoviqit, në Bjellorusi, më 29 janar. Rusia ka vendosur trupa dhe pajisje brenda Bjellorusisë në ditët e fundit, teksa dy vendet fqinje po përgatiten për të zhvilluar manovra të përbashkëta ushtarake.
3/6 Një pamje e automjeteve dhe e barakave për trupat afër Baranoviqit, në Bjellorusi, më 29 janar. Rusia ka vendosur trupa dhe pajisje brenda Bjellorusisë në ditët e fundit, teksa dy vendet fqinje po përgatiten për të zhvilluar manovra të përbashkëta ushtarake.
Disa pamje satelitore, nga 1 shkurti dhe më herët, shfaqin një grumbullim të madh të armatimit të rëndë rus, ku raportohet se përfshihen edhe sisteme të raketave balistike. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një bazë ushtarake në Bakçisaraj, në Gadishullin e Krimesë, të okupuar nga Rusia, më 1 shkurt.
4/6 Një bazë ushtarake në Bakçisaraj, në Gadishullin e Krimesë, të okupuar nga Rusia, më 1 shkurt.
Disa pamje satelitore, nga 1 shkurti dhe më herët, shfaqin një grumbullim të madh të armatimit të rëndë rus, ku raportohet se përfshihen edhe sisteme të raketave balistike. (Përgatiti: Trim Haliti)
Automjete të grumbulluara në një bazë ushtarake në Novozernoje, Krime, të para nga sateliti, më 1 shkurt.
5/6 Automjete të grumbulluara në një bazë ushtarake në Novozernoje, Krime, të para nga sateliti, më 1 shkurt.
Disa pamje satelitore, nga 1 shkurti dhe më herët, shfaqin një grumbullim të madh të armatimit të rëndë rus, ku raportohet se përfshihen edhe sisteme të raketave balistike. (Përgatiti: Trim Haliti)
Tenda dhe autoblinda ushtarake në Jevpatoria, Krime, më 1 shkurt.
6/6 Tenda dhe autoblinda ushtarake në Jevpatoria, Krime, më 1 shkurt.
Disa pamje satelitore, nga 1 shkurti dhe më herët, shfaqin një grumbullim të madh të armatimit të rëndë rus, ku raportohet se përfshihen edhe sisteme të raketave balistike. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Rusia mohon se ka plane që ta sulmojë Ukrainën, por i bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve që të mos e pranojnë Ukrainën në NATO. Po ashtu, Kremlini kërkon që aleanca ushtarake NATO të mos zgjerohet drejt lindjes.

Perëndimi i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë mbi 100,000 trupat që ka vendosur pranë Ukrainës, por Kremlini është përgjigjur se mund të vendosë trupat e saj ku të dojë brenda territorit rus.

Përveç grumbullimit të trupave pranë Ukrainës, Rusia po ashtu ka kryer një sërë stërvitjesh ushtarake nga Arktiku deri në Detin e Zi.

Dislokimi i trupave ruse në Bjellorusi rriti shqetësimin e Perëndimit, që tha se ka frikë se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta sulmojë Ukrainën nga veriu.

Kryeqyteti ukrainas, Kiev, gjendet vetëm 75 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë.

XS
SM
MD
LG