(KUJDES: Disa foto mund të jenë shqetësuese për disa lexues.)
Njëqind ditët e luftës në Ukrainë
Fotografi që dëshmojnë tmerrin dhe shkatërrimin e 100 ditëve të luftës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të fqinjit të saj më 24 shkurt. (Përgatiti: Besmir Nenaj)

1
Një sistem i shkatërruar radari në qytetin-port të Mariupolit më 24 shkurt, ditën kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

2
Helena është një mësuese 53-vjeçare nga qyteti lindor i Çuguivit, e cila u plagos nga një shpërthim pasi Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt. Ajo deklaroi më pas për një media britanike se kishte ndjekur lajmet, por si shumë njerëz, "asnjëherë nuk besonte se do të fillonte vërtet lufta".

3
Automjete të blinduara ruse, të shkatërruara dhe të braktisura në periferi të Kievit më 27 shkurt.

4
Një bllok apartamentesh të shkatërruara në Borodijanka, në verilindje të Kievit, më 3 mars.