Ndërlidhjet

Rusia sanksionon 43 shtetas kanadezë


Flamuri i Rusisë
Flamuri i Rusisë

Rusia ka sanksionuar 43 qytetarë kanadezë, duke përfshirë zyrtarë federalë dhe rajonalë, anëtarë të Partisë Liberale të kryeministrit Justin Trudeau, si dhe figura publike, në shenjë hakmarrjeje për hapat e ngjashëm që ka marrë Otava në muajin maj kundër kompanive ruse dhe anëtarëve të tyre.

Ministria e Jashtme ruse në Moskë, ka thënë më 27 qershor se ka sanksionuar qytetarë kanadezë, përfshirë Suzanne Cowan, udhëheqëse e Partisë Liberale të Kanadasë, duke ia pamundësuar hyrjen në Rusi.

Muajin e kaluar, Kanadaja ka vënë sanksione ndaj dhjetëra individëve rusë, duke përfshirë oligarkë dhe zyrtarë të afërt me Kremlinin dhe Ministrinë e Jashtme ruse, si dhe me disa kompani ruse, për shkak të sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

Pasi presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar trupat ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt, shumë shtete perëndimore, përfshirë Kanadanë, kanë vënë sanksione të ashpra ndaj Moskës.

Këto masa përfshijnë përjashtimin e shumë bankave ruse nga sistemi SWIFT, embargo në eksportet ruse, kufizime në investime, ngrirje të aseteve për zyrtarët qeveritarë dhe familjarët e tyre, si dhe ndalesa në udhëtim për shumë zyrtarë të lartë rusë.

XS
SM
MD
LG