Ndërlidhjet

Zelensky: Lufta duhet të përfundojë para dimrit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shihet në ekran, teksa liderët e G7-ës diskutojnë në Gjermani.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shihet në ekran, teksa liderët e G7-ës diskutojnë në Gjermani.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë në Samitin e shtatë vendeve më të industrializuara në bot (G7) se ai dëshiron që lufta e Rusisë në Ukrainë të përfundojë para se të nisë dimri.

Zelensky ka thënë se moti në atë periudhë do ta bënte më të vështirë luftën në fushëbetejë, si dhe u ka bërë thirrje liderëve të G7-ës që të bëjnë maksimumin për t’i dhënë fund luftës para fundit të vitit, ka thënë një burim për agjencinë e lajmeve AFP.

Zelensky u është drejtuar liderëve të G7-ës përmes video-linkut, të cilët janë takuar në Bavari të Gjermanisë.

Ky grup përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Zelensky ka kërkuar ndihmë për rindërtim të shtetit, sisteme për mbrojtje, ndihmë për të nxjerrë grurin jashtë shtetit, si dhe garanci për sigurinë.

Mes tjerash, Zelensky ka kërkuar që Perëndimi “të mos ulë presionin” dhe të vazhdojë të ndëshkojë ashpër Rusinë, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë se G7 do të “vazhdojë të rrisë presionin mbi Putinin”.

Adresimi i Zelenskyt vjen pas një morie sulmesh ruse me raketa në Kiev, dhe zona të tjera përgjatë fundjavës, nga të cilat ka mbetur i vdekur të paktën një person.

Në lindje të Ukrainës, Rusia ka fituar kontroll të plotë të Severodonjeckut dhe është duke shënjestruar Lisiçanskun.

Komanda ushtarake ukrainase ka thënë më 27 qershor se ka zmbrapsur sulmet ruse në qytetin e Lisiçanskut dhe ka parandaluar rrethimin e këtij qyteti të rëndësishëm të Donbasit.

Serhiy Hayday, udhëheqës i administratës ushtarake të Luhanskut, ku gjendet Lisiçansku, u ka bërë thirrje banorëve të qytetit që të largohen menjëherë, pasi po rritet niveli i sulmeve ruse.

Në këtë qytet kanë jetuar rreth 100,000 njerëz para nisjes së pushtimit rus.

Të dielën, Zelensky ka thënë se vonesat në dërgim të armëve janë “ftesë për Rusinë që të sulmojë sërish”.

Në adresimin e tij ditor, ai ka bërë thirrje për sisteme ajrore për mbrojtje dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

“Partnerët duhet të veprojnë më shpejt, nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues”, ka thënë ai.

Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së G7-ës.

Liderët e G7-ës zotohen se do t’i ndihmojnë Ukrainës sado që të ketë nevojë

Pas adresimit të Zelenskyt në samit, liderët e pranishëm kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke u zotuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje financiare, diplomatike, ushtarake dhe humanitare, si dhe do të qëndrojmë me Ukrainën, sado që të ketë nevojë”, kanë thënë liderët.

“Teksa veprojmë kështu, ne jemi të përkushtuar për të demonstruar përgjegjësi globale dhe solidaritet, duke punuar për adresim të ndikimit që ka lufta e Rusisë në botë, sidomos për të cenueshmit”.

Rusia duhet të lejojë lëvizjen e produkteve ushqimore

Liderët e G7-ës i kanë thënë Rusisë, se duhet të mundësojë lëvizjen e lirë të produkteve ushqimore nga Ukraina.

“Ne i bëjmë thirrje urgjente Rusisë që të ndalë sulmet në agrikulturë dhe të mundësojë bartjen e mallrave nga portet ukrainase përmes Detit të Zi”.

Liderët kanë shprehur “shqetësim serioz” për planet e Rusisë që t’i dërgojë Bjellorusisë raketa me kapacitet bërthamor në muajt vijues.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të veprojë me përgjegjësi dhe të tregojë përmbajtje”, kan thënë ata.

Liderët perëndimorë janë duke tentuar të shpërfaqin një front të bashkuar, pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se sulmet ruse me raketa tregojnë se “ka qenë vendim i drejtë që të bashkohemi dhe t'i mbështesim ukrainasit”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka menduar se NATO-ja dhe G7-ta do të ndaheshin, “mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë”.

Pas Samitit të G7-ës, që këtë herë mbahet në Bavari, liderët e NATO-s do të takohen më pas në Spanjë.

Edhe aty Zelensky pritet të mbajë një fjalim.

Sulmet në fundjavë

Raketat ruse kanë shënjestruar Kievin dhe qendrën e qytetit Çerkasi, ku të paktën një person ka vdekur.

Me raketa janë sulmuar edhe rajonet e Harkivit, Çernihivit, Zhitomirit dhe Lvivit.

Ushtria ukrainase ka thënë se disa raketa janë lëshuar nga bombardueset Tupolev përmes Detit Kaspik, në distancë prej 1,450 kilometrash.

Disa raketa tjera që janë lëshuar, kanë kaluar mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

Një banesë nëntëkatëshe në Kiev është shkatërruar në pjesën e sipërme.

Një vajzë shtatëvjeçare është plagosur dhe i është nënshtruar operimit.

Gjendja e saj më pas është thënë të jetë stabile.

Nëna e saj – shtetase ruse – është nxjerrë po ashtu nga rrënojat.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se armët me precizitet të lartë kanë goditur qendrat e trajnimit ushtarak në Ukrainë dhe ka mohuar se ka sulmuar civilët.

Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, ka thënë se sulmet kanë qenë përpjekje për të frikësuar Ukrainën para nisjes së Samitit të G7-ës.

Severodonjceku i shndërruar në gërmadha

Në lindje të Ukrainës, Rusia ka marrë kontrollin e Severodonjcekut, pas disa javësh luftime, që kanë kthyer këtë qytet në gërmadha.

Trupat ukrainase besohet se janë tërhequr në qytetin e afërt Lisiçansk.

Ky qytet është një prej zonave të fundit në rajonin e Luhanskut që kontrollohet ende nga Ukraina.

Qyteti 'ferr': Beteja për kontrollin e Severodonjeckut

Një ushtar ukrainas me një qen duke bërë roje një pozicion në Severodonjeck.<br />
<br />
Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, e përshkroi betejën për qytetin lindor si &quot;një nga më të vështirat&quot; e luftës, ndërsa theksoi rëndësinë e saj në rajonin kyç të Donbasit. Ai shtoi, &quot;Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset atje.&quot;
1/10 Një ushtar ukrainas me një qen duke bërë roje një pozicion në Severodonjeck.

Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, e përshkroi betejën për qytetin lindor si "një nga më të vështirat" e luftës, ndërsa theksoi rëndësinë e saj në rajonin kyç të Donbasit. Ai shtoi, "Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset atje."
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Një tank ukrainas lëviz nga pozicioni në një zonë industriale të Severodonjeckut.<br />
<br />
Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë Donbasin, duke u përpjekur të rrethojnë edhe pjesët e fundit të rezistencës ukrainase në qytetet e rrethuara të Lisiçanskut dhe Severodonjeckut.
2/10 Një tank ukrainas lëviz nga pozicioni në një zonë industriale të Severodonjeckut.

Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë Donbasin, duke u përpjekur të rrethojnë edhe pjesët e fundit të rezistencës ukrainase në qytetet e rrethuara të Lisiçanskut dhe Severodonjeckut.
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Ushtarët ukrainas shikojnë se si një tank (që nuk shihet në foto) qëllon drejt trupave ruse në një zonë industriale të Severodonjeckut.<br />
&nbsp;
3/10 Ushtarët ukrainas shikojnë se si një tank (që nuk shihet në foto) qëllon drejt trupave ruse në një zonë industriale të Severodonjeckut.
 
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Me forcat ruse që kanë vënë kontrollin e pjesës më të madhe të Severodonjeckut, qindra civilë që kërkuan strehim në fabrikën kimike të azotit nuk mund të largohen për shkak të luftimeve intensive. &ldquo;Evakuimi është i mundur nëse ka një marrëveshje në nivelin më të lartë, nëse do të ketë një armëpushim dhe një rrugë të përcaktuar qartë&rdquo;, tha guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Hayday.
4/10 Me forcat ruse që kanë vënë kontrollin e pjesës më të madhe të Severodonjeckut, qindra civilë që kërkuan strehim në fabrikën kimike të azotit nuk mund të largohen për shkak të luftimeve intensive. “Evakuimi është i mundur nëse ka një marrëveshje në nivelin më të lartë, nëse do të ketë një armëpushim dhe një rrugë të përcaktuar qartë”, tha guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Hayday.
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Një ushtar ukrainas duke përkëdhelur një qen mes sulmeve ruse mbi Severodonjeck.
5/10 Një ushtar ukrainas duke përkëdhelur një qen mes sulmeve ruse mbi Severodonjeck.
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Një ushtar ukrainas duke patrulluar pranë një makine të dëmtuar në Severodonjeck.
6/10 Një ushtar ukrainas duke patrulluar pranë një makine të dëmtuar në Severodonjeck.
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Një ushtar ukrainas duke vëzhguar terrenin, Severodonjeck.
7/10 Një ushtar ukrainas duke vëzhguar terrenin, Severodonjeck.
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Ushtarët ukrainas përdorin një varkë gome për të transportuar furnizime dhe njerëz përtej një lumi afër Severodonjeckut. Tri urat që lidhin Severodonjeckun dhe Lisiçanskun u shkatërruan kohët e fundit, duke detyruar trupat ukrainase të gjenin mënyra të zgjuara për të bartur furnizime.
8/10 Ushtarët ukrainas përdorin një varkë gome për të transportuar furnizime dhe njerëz përtej një lumi afër Severodonjeckut. Tri urat që lidhin Severodonjeckun dhe Lisiçanskun u shkatërruan kohët e fundit, duke detyruar trupat ukrainase të gjenin mënyra të zgjuara për të bartur furnizime.
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Ushtarët ukrainas duke bartur kuti me municion të sjellë me varka gome.
9/10 Ushtarët ukrainas duke bartur kuti me municion të sjellë me varka gome.
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Hayday, tha se forcat ukrainase &quot;do të vazhdojnë të qëndrojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme&quot;.
10/10 Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Hayday, tha se forcat ukrainase "do të vazhdojnë të qëndrojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme".
Ndërsa forcat ruse lëvizën për të rrethuar dy qytete kyçe në Donbas, ku Moska ka përqendruar fuqinë e saj ushtarake, Ukraina e përshkroi situatën në qytetin industrial lindor të Severodonjeckut si si "ferr".
Previous slide
Next slide

Luhansku, bashkë me Donjeckun fqinj, formojnë rajonin e Donbasit.

Putin ka thënë se kontrollimi i rajonit të Donbasit është qëllimi kryesor i luftës së Rusisë.

Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Përgatiti: Krenare Cubolli
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG