Ndërlidhjet

Moska: Afër 500 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë


Makina të ushtrisë ruse të shkatërruara në Harkiv më 28 shkurt.
Makina të ushtrisë ruse të shkatërruara në Harkiv më 28 shkurt.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë për herë të parë ka dhënë shifrat për ushtarët e vrarë gjatë pushtimit të saj të Ukrainës.

Ky institucion tha se 498 ushtarë rusë dhe 1,597 janë plagosur deri më tani, raportuan mediat ruse.

Shifra e prezantuar nga Rusia është shumë më e ulët sesa ajo që ka prezantuar Ukraina. Kievi pretendon se ka vrarë 5,840 forca ruse.

Kievi nuk ka dhënë shifra për ushtarët ukrainas të vrarë apo të plagosur.

Më herët shërbimet emergjente të Ukrainës thanë se mbi 2,000 civilë dhe dhjetë pjesëtarë të personelit të emergjencave janë vrarë deri më tani.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

XS
SM
MD
LG